Nga Basir ÇOLLAKU

Tre herë i papërshtatshëm dhe i refuzuar ne Strasburg si dërgesë e Edi Ramës për të qenë perfaqesues shqiptar në Gjykaten e te Drejtave te Njeriut, me shkakun e mospermbushjes së kritereve, por Rama nuk heq dore. Se paku e emëron në ato vende të kontrolluara tërësisht prej tij. Gent Ibrahimi, soroisti i hershëm nga viti 94, është kretari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ndonëse ligji i ri, ia ndalon këtë zgjedhje në krye të këtij institucioni drejtues, pas përfshirjes në grupin e ekspertëve të reformës. Por me një baba kryetar komiteti të partisë ku ende militon, dhe lidhjet e trashura me pushtetitn, kështu pritej të ndodhte. Ligji e ndalon. Ligji po, por çthotë Maliq Rama se.. ?!Fillesat e Ibrahimit ne Fondacionin Shoqeria e Hapur, Soros, jane kur ka punuar Oficer Programi në vitet 1994 – 1995. Me Arta Markun si prokurore e përkoheshme në dhjetorin e shkuar, Rama kishte nisur kapjen masive të akuzës, tasmë më zgjedhjenn e re, ka mbyllur çdo pike iluzioniste për qëndrim ndryshe. Prokuroria si përfaqësuese e shtetit, është bërë pikë për pikë përfaqësuese e pushtetit. Kush ka kushëri qeverinë dhe pushtetin e Edi Ramës, lehtësohet dhe nuk merret kush me të, siç janë ai vetë, minsitrat e tij Arben Ahmetaj, Sajmir Tahiri, Damian Gjiknuri, Taulant Balla, Ilir Beqaj, kryebashkiakët Erion Veliaj, Qazim Sejdini, Vangjush Dako, trafikantet Klement Balili me drejtorët e policisë në kërkim, Jaeld Çela, Gjerjgj Kohila, Sokol Bode, e plot raste ulëritëse. Në të kundërt, të kërdisin edhe nëse ke marrë çadër thjesht se është moti i vrenjtur. Ekipi është plotësuar, ndonëse është një lojë shtrydhëse kontrolli deri në ekstrem. Këshilli vendimmarrës për Prokurorinë përbëhet nga anëtarët janë: Gentian Osmani, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Antoneta Sevdari, nga prokuroria e Tiranës, Besnik Cani prokuror i Elbasanit, Bujar Sheshi, prokuror i Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë Arben Dollapaj, prokuror i Apelit Shkodër, Kostaq Beluri nga Prokuroria e Përgjithshme, avokatët Nurihan Seiti (Metaj), Tartar Bazaj. Pedagogët Gent Ibrahimi, Sandër Beci si edhe nga shoqëria civile, Alfred Balla. Rama ka bërë llogari penale më këtë këshill. Katër oprej tyre janë ende të paërfunduar në procesinn e vettingut dhe janë totalisht në dorë të Edi Ramës, sipas humorit të tij ushqimor. Emërime, shkarkime, transferime, pa llogaritur dallgën e bërë bnga Arta Marku, do ta bëjë KLP, e ciloa është 25 orë në 24 e shantazhuar, kërcënuar me largim nga sistemi. Ata janë vartës të Edi Ramës, ashtu si Arta Marku nga emërimi e në vazhdim. Byroja Kombëtare e Hetimit dhe prokurori Special, janë dy shenjestrat e reja të Kryeminsitrit. Sërish Këshilli “Sorosë” do të jetë emëruesi. Ndaj mos prisni befasi nderi, por një zgjedhje nga i njëti livadh i rekomanduar nga plaku Xhorxh apo i biri Aleks, prehërmbajtësit e ushtarëve Edvin, Erion etj. Kjo është pastër si skemë e vënë në funksion të kapjes kriminalisht. Do të kemi një BKH, omgj, e cila ndonëse teorikisht do të jetë qeliza e hetimit të antikorrupsionit e krimit të organizaur, MAFIE-s së këtij vendi, praktikisht do të jetë një parcelë eunukësh, e cila edhe shurrën do ta bëjë me leje të shefit Rama. Prokurori Special do marrë këtë dosjen nga eunuklleku ligjor dhe do të çoj fresk ose tërmet në Gjykatë, sipas midesë së qeverisë, për të gjuajtur shtrigat nga lagjia e kundërshtarëve, qofshin brenda sojit apo jashtë tij. Eshtë koha kur Krimet e Rënda duhet të ndërrojnë logo, nga BKH dhe Prokurori Speciale, e këtu shorti qeveritar nëpërmjet Ibrahimit dhe të urtëve në vettim të hapur, të tjerëve të kapur, do të bëjë një hiç teatral. Ndërkombëtraët amerikanë dhe evropianë kanë vrapuar të përshëndesin formimin e KLP, ndonëse përbërja për nga hallet është komshi me qametin dhe jo me optimizmin. Tani do të dalin të përshëndesin se tre herë i refuzuari në Strasburg, sGent Ibrahimi, sepse nuk bënte atje për gjyqtar, ishte jashtë standardit të kërkuar prej tyre, por na bën për në Shqipëri. Dihet se diku janë pickuar edhe ata. Sorros ka paguar qindra mijë euro për ti shkuar në fund kësaj meseleje kontrolli, ndaj po ia del pa rezistencë. Ish-ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu dhe shumë zyrtarë evropainë janë akuzuar shpesh si sorroiste në verpim për kapjen e drejtësisë shqiptare nga Rama. Të njëtët njerëz janë në prokurori e gjykatë, pavarësisht largimit të disa emrave kryesisht politikisht dhe jo për gjetje ligjshkeljeje, apo kriminale, ndaj premtimi zhurmëmadh për rezultat tjetër të mirë, është komik. Njëlloj të shohësh dy apo më shumë herë një film, e të bësosh se mbaron ndryshe. “ibrahimët” në drejtësi janë shtuar. Ndaj skandalet e frikshmë të Ramës dhe qeverisë së tij, ministrave, kryebashkiakëve, pushtetarëve të emëruar nga ai, nuk i gjen asgjë. Deri më tani Marku e Prekla, tani Ibrahimi e të tjerë. Opozita duhet të jetë konketisht ashtu si në mjaft raste kallzuese dhe premtuesë se dërgimi i Ramës para drejtësisë, siç Lulzim Bassha ka premtuar, nuk bëhet me ushtarët e Sorrosit dhe të Ramës, ku vetë Rama është ushtar i parë. Sepse kjo Prokurori tani është shndërruar në drejtori të qeverisë, me drejtues Soros e vartes te tij…

Facebook Comments