Nga Qamil GJYREZI

Pak a shumë ky asht “grupi” me ndonjë mungesë, që i premtuan Edi Ramës mbështetje për reformat Rilindase, mbas humbjes së PD-së në 2013 ose shtitjes që i bënë kësaj force politike, grupi i ashtuquajtur “Lëshuesit” 2013 ose “Abandonuesit”e 2017.
Këto zotërinj i premtuan Edi Ramës, se me dorëheqjen e Berishës do të marrin lidershipin e PD-së dhe do ta mbështesin qeverinë e Rilindjes që e mbuloi Shqipërinë me drogë dhe skandale dhe do të ndikonin te miqtë e tyre nëpër Europë se në SHBA.nuk ja u var njeri për integrimin.

Por skema e tyre ju dështoi totalisht.
Në krye të PD-së erdhi Lul Basha, që po bën një opozitë të vërtetë për të demaskuar qeverinë ekrimit dhe korrupsionit.

Mbasi nuk iu doli “varianti 1”, ndërruan strategji dhe krijuan “variantin 2”.
Shpifje dhe gënjeshtra për PD-në dhe liderin Basha dhe duke bërë demek se po ju dhimset PD-ja dhe Shqipëria.
Më i urti është Bode.
Ridvani nuk del në media, mbasi është i “majmur”, në të gjitha planet materiale dhe morale.
Edi me shumë takt e propozoi në Bankë dhe e mbylli “lojën” me të.

Sa për kuriozitet, më kujtohet në vitin 1997 Shqipëria po digjej, dhe krijuesi dhe aplikuesi i firmave piramidale, ish-ministri i financave Bode po krihej, po pinte kafe në mes të ditës tek Taivani.
Edhe sot edhe në ato ditë më dukej një skenë absurde.

Me Majlindën, ish-talenten e integrimit, Edi e mbylli lojën shpejt duke e emëruar në një post të rëndësishëm në Europë dhe duke ja mbyllur gojën.
Majlinda vetëm në ditët e para të largimit të saj nga PD-ja filloi të “kakariste” nëpër media TV dhe Facebook, kundër Bashës dhe PD-së dhe me emërimin në postin e rëndësishëm ne Europe e harroi atë këngë.
Aktualisht po punon e qetë në misionin e saj në Europë dhe po bën përpjekjet maksimale për integrimin e Shqipërisë, që e ka pllakosë varfëria, papunësia, droga dhe grevat e studentëve.

Dy kontestuesat e mëdhenj të Bashës dhe PD-së aktualisht, janë Jozi edhe Tit Patozi. Edhe Jozit miqtë saj në OSBE me ndihmën e Edit, ja mbyllën gojën.
Po ku e mbyll gojën Jozi.
Jozi e ka “piacën të lartë”.
Don PD-në. I ka mbetë “nakël”, siç themi neve shkodranët.

Prandaj shkruan nëpër media sociale dhe ka angazhuar stafin e saj për të krijuar imazh të keq për Bashën dhe PD-në.

I fundit Tit Patozi, pavarësisht se Edi i dha bursë ekselence të bijës është i pakënaqur, mbasi Edi e ka lënë për më vonë me i dhënë dicka për t’ia plotësuar orekset politike, ndoshta para zgjedhjeve lokale.

Pak a shumë ky ishte një përshkrim i shkurtër për këtë grup, të “pangopur” me pushtet.

Shqetësimet e Jozit për kthimin në kuvend të opozitës.

Jozefina Topalli

Jozefina Topalli duket shumë e shqetësuar, që opozita po kthehet në kuvend neser dhe shkruan shumë pak për studentët për grevën e tyre.

“A din me shpjegu kush, po pse bojkotoi 6 muaj?”, Jozefina Topalli komenton kthimin e opozitës në Kuvend: Për mandatet…

Kam marrë disa shkrime nga një artikull i botuar sot tek portali : “Shkodra News dhe i interpretova si studime rasti…

Studim rasti 1 “Kthimi”

“Kthehet ne Kuvend per te siguruar mandatin e tij?!”

E ka fjalën për Bashën, për kthimin në kuvend. Në realitet nesër opozita do të mbështesi studentët.
Kthehet ne Kuvend per te siguruar mandatin e tij. Ai do ik prap nga Kuvendi. Do kthehet prap pas 6 muajsh…

“Vendimi i Lulzim Bashes per t’ u kthyer ne Parlament pas 6 muajsh bojkot, (pa arritur asgje), eshte veprimi me i padinjitet, qe nje drejtues i nje force politike mund te bente. Por, kur ky kthim behet per te shpetur mandatin e tij te deputetit, pastaj kjo eshte fyerje aq e madhe sa vetem nje i paafte per t ‘u turperuar si ai, mund t’ia lejoje vehtes”.

Studim rasti 2 “Formim i larte juridik”

“Kushtetuta në lojë!”

Duket shumë e shqetësuar për shkeljen e kushtetutës!? Dhe vazhdon më poshtë!

“Sipas Kushtetutes se vendit, perkatesisht nenit 71 te saj, pika 2 germa d:

“Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, kur mungon mbi 6 muaj rresht në Kuvend”.

Pra po te mos kthehej deri ne fund te dhjetorit, mandati i tij do digjej, sepse shpejt behen 6 muaj qe bojkoton. Ai po kthehet ne Parlament vetem per te siguruar mandatin e tij si deputet”.

Studim rasti 3 “Enderr me socialiste”

Enderron te hyje edhe nje here ne qeveri me socialistet?!

“Ai jo vetem nuk djeg mandate , gje qe do kishte çuar ne krize automatike maxhorancen aktuale, por ai enderron te hyje edhe nje here ne qeveri me socialistet e Edi Rames. Sapo te votoje prezencen , dmth mandatin e tij, ai do ik prap nga Kuvendi. Do kthehet prap pas 6 muajsh…”

Studim rasti 4 “Bojkoti”

E akuzon liderin Basha sikur mbyll bojkotin, kur fakultetet nisin bojkotin.
Në realitet PD nesër do të mbështesi studentët.

“Luli mbyll bojkotin kur studentet nisin bojkotin e fakulteteve.
Luli hap dialogun ne parlament( 5 ore neser) me Ramen, kur studentet e mbyllin ate . Absurdi i sjelljes se Lulit, eshte fotografia me elokuente e arsyes pse studentet e refuzojne ate dhe pse opozita jane studentet dhe jo Luli”.

Studim rasti 5 “Mërzia”

Është shumë e mëzitur për bojkotin 6 muaj!

Jozi pyet” “A din me shpjegu kush, po pse bojkotoi 6 muaj”?

Këto janë “opozitarët në thonjza ose “kontestatoret” që akuzojnë opozitën dhe Bashën se gjoja po e shkatërron PD-ne dhe nuk merren me thelbin e problemit!

Qeverisjen e majtë dhe Edi Ramën që po shkatërron të ardhmen e të gjithëve në Shqipëri.

Facebook Comments