Nga Blerti DELIJA

Në një vend normal perendimor, sot minimalisht do të duhej “të shkonte në shtëpi” Ministri i Shëndetësisë.
Sepse sot për mijëra shkodranë po vritet shpresa për zemrat e tyre, në kuptimin e plotë të fjalës.
Luan Dragusha mori vendimin e vështirë, por të imponuar: The End!
Ka preferuar të shkrepë disa foto, mbase nga operacioni i fundit në Laboratorin e Hemodinamikës në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Dr. Luani erdhi nga SHBA dhe zgjodhi të punojë në Spitalin Rajonal të Shkodrës duke i dhënë shpresë mijëra pacientëve që vuanin nga problemet me zemrën dhe enët e gjakut. Nuk e ftoi personalisht Edi Rama, por thirrjet e tij mbase bindën Luanin siç edhe shumë kolegë të tjerë të bëhen pjesë e sistemit të rrënuar shëndetësor publik të Shqipërisë.

Se çfarë arriti Dragusha në laboratorin e Hemodinamikës në Shkodër, do ta mësojmë tani me ikjen e tij drejt SHBA-së. Por vlen të përmendet vetëm një fakt i thjeshtë: Në asnjë nga ndërhyrjet e tij delikate dhe përherë të rrezikshme për jetën e pacientit, nuk ka dështuar!

E kështu Luani krijoi emër falë talentit të tij. Në kuptimin e plotë të fjalës, i hoqi punën dhe fitimet kolosale spitaleve private të Tiranës. 400 mijë lekë të vjetra me 4.000 euro për një koronare, janë një direferncë shumë e madhe. E normalisht, konkurrenca e pandershme e shenjëstroi. Nuk ishte e nevojshme të plagosej, të vritej, të eleminohej Luani. Mjaftonte përballja me një realitet të paimagjinueshëm për një mjek të ri, të shkolluar në jashtë; për një bashkëshort dhe prind të ri që ëndërron të ndërtojë jetën në vendlindje. E kështu, me ndihmën e disa institucioneve, Luan Dragusha provoi prangat në duar e izolimin në paraburgim për pak ditë. Do të mjaftonin vetëm pak orë, të cilave u duhet shtuar edhe linçimi publik në media e rrjete sociale, përmes publikimit të lajmeve për arrestimin, burgosjen…

Lotët në sallën e gjyqit, kur ky sistem i kalbur deri në rrënjë, u përpoq të lante mut me shurrë duke e liruar nga çdo akuzë, më forcuan bindjen se Luani kishte marrë një goditje të fortë. Ai nuk do të qëndronte gjatë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Lotët e një burri dalin me vështirësi dhe vetëm kur shpirti i tij është prekur rëndë. Përqafimi me bashkëshorten më bindi se ai shumë shpejt do të linte Shkodrën e tij. Edhe lajmet jo zyrtare se ministrja e shëndetësisë dhe vetë kryeministri, i kishin telefonuar për ti kërkuar ndjesë, se skena të tilla nuk do të pësëriteshin më, nuk kidhin asnjë shans ta bindnin doktorin. Sepse në këtë vend, ka vdekur bashkë me të tjerat edhe Besa!

Edhe rikthimi në punë i Luanit, nuk ishte shenjë se ai do të qëndronte gjatë në Shkodër. E kishte shprehur edhe tek miqtë e tij të afërt, me të cilët doktori fjalëpak shprehej. Mesa duket priti. Më shumë se fundvitin, priti mbylljen e plotë të telasheve që iu hapën me drejtësinë e vendit të tij. Mori një avion dhe tani ndohet mijëra kilometra larg, duke u lehtësuar problemet shendetësore të huajve dhe jo shqiptarëve.

Mbase bëj gabim dhe ndjesa në këtë rast është e detyruar për Dr. Luanin. Por sot kam përceptimin se ai ishte viktimë e rradhës e sistemit dhe e politikës. E bindën që të kthehej në Shkodër, i ndërtuan një laborator hemodinamike. E përdorën për propagandë qeveritare “suksesi” në shendetësinë publike, e akuzuan për disa gjëra me të cilat ai nuk kishte as lidhjen më të vogël dhe…i hodhën prangat. E plasën në qeli për disa ditë dhe në fund, i imponuan largimin prej nga erdhi.

Sot, brenda Spitalit Rajonal të Shkodrës, në ndonjë spital privat të Tiranës që mund ti kthehet projektit për të ardhur në Shkodës meqë Luani iku nga Spitali Rajonal, ka festë. Jo pak fërkojnë duart sepse punën e Dragushës vështirëta vijojë dikush nga ata që kanë mbetur. Të paktën jo me suksesin 100% të Luanit. Por në këto momente, janë më të shumtë ata që mbase po hidhërohen deri në lot trishtimi. Janë hallexhinjtë, ata që Dragusha “i shëronte” në fillim me komunikimin e tij, me një zë që dëgjohej me vështirësi por të jepte ngrohtësi. Janë ata që nga Shkodra do të duhet të marrin rrugën drejt Tiranës për një koronare. Përveç rradhës, arrogancës duhet të kenë edhe xhepat të fryrë… Sepse ky është sistemi ynë i kalbur që kemi ndërtuar dhe po e mbajmë në këmbë me çdo mënyrë!

© ShkodraWeb

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here