Nga Mirton MATAJ

◾◾◾

“Kur miu i thotë elefantit:E shikon si tundet ura nën këmbët tona elefant vëllai…”

Nuk do t’ju marr shumë kohë sepse kam shkruar edhe njëherë tjetër për këtë subjekt.
Nuk është hera e parë që Endri Fuga apo laboratori i kuq i Ramës janë përpjekur të përbaltin figurën e udhëheqësit të Opozitës.
Tinëzisht ata duan të godasin pjesën ku vetë ndjehen komplet inferiorë, atë të shkollimit.
Që Lulzim Basha ka studjuar dhe është diplomuar në Universitetin e Utrecht-it dhe që ka bërë edhe masterin atje është e verifikuar dhe këtë nuk e manipulojnë dot as rilindasit as “akademikët” e papërcaktuar dhe që bëjnë 10 gabime drejtshkrimore në dhjetë rreshta që shkruajnë.
Të drejtohem ty miush i ministrisë rilindase të arsimit dhe të kërkoj që të paktën njëherë në jetë të mbash premtimin e dhënë të mbyllësh gojën dhe të largohesh me bisht ndër shalë nga ekranet e mediave këto janë komunikimet tona me zyrën Alumni të UU:

1.

2.

<

Postimi i Taulant Mukës

A mund të negociojë rinia shqiptare me politikanë që mashtrojnë për shkollimin e tyre?
O Zot, jetojmë në shtetin që drejtohet nga injoranca dhe korrupsioni!

Sfidoj publikisht:

Lulzim Bashën, pa diplomë!
Pretendon ka filluar studimet në Universitetin e Utrecht në 1993, por nuk ka data diplomimi.

Nxirrni diplomat dhe nëse gënjej më hidhni në gjyq për mashtrim!

Mjaft më me gënjeshtra, mjaft u tallët me këtë rini që po kërkon garanci për të ardhmen, mjaft me genocidin antishqiptar!
E gjithë shoqëria shqiptare duhet të mbështesë rininë plotë potenciale!

© ShqipNews.al

Facebook Comments