Nga Mirton MATAJ

◾◾◾

Duke ju bashkuar propagandës së tërbuar komuniste ndaj Partisë Demokratike dhe Kryetarit të Opozitës zotit Lulzim Basha me një zhargon normal për adoleshentët por të turpshëm për një zonjë aq më tepër për një ish politikane karriere dhe për një antare partie të cilën e drejton Lulzim Basha, Zhozi si një kone e vogël që i leh si diellit dhe hënës ka lehur e ka postuar një lehje sot në media dhe rrjete sociale.
Duke i përpjekur të intimidojë dhe të shantazhojë me të njëjtat forma si të fortët apo gazetarët lakej, Nano,Vangjeli, Minxhozi e të tjerë, Jozefina Topalli tenton të largojë vëmendjen nga qëllimi kryesor rrëzimi i eDvin Ramës dhe Narkoshtetit pikërisht sot kur u publikua miratimi i Komisionit të Venecias pro Vetting-ut në politikë.
Nga çfarë ka frikë zonja Topalli, pse fut hundët në çështjet e brendshme të Partisë të cilën ajo e braktisi, e sabotoi dhe e luftoi që prej largimit nga karrikja e kryeparlamentares.
Kush ja jep të drejtën dhe kush e mbështet që të tregojë mungesë të theksuar respekti ndaj numrit 1 të Partisë Demokratike.
A po leh edhe ajo për një punë në administratën evropiane, apo për një bursë nga fondi i Ekselencës kjo mbetet për t’u parë. Zhoz epoka jote dhe e injoranteve të tjera në poste drejtuese që nuk dinë të shkruajnë apo të lexojnë shqip ka perënduar ti ke zënë vend tani në të njëjtin kosh me Lenka Çukon, Mimi Kodheli apo Lindita Nikollën…
Larg duart nga Partia Demokratike, ti nuk je më e mirseardhur mes demokratëve!

Postimi i Zhozit

Maska bie një ditë Lul!
Rama nuk i ble dot studentët siç te bleu ty.
Duket sikur kesaj here i ka ra mbarë.
Askush s’e ka mendjen tek ai. Dhe Luli ka caktuar që me 15 Dhjetor te běje Kuvendin e Partise.
Ne kundërshtim me statusin e Partisë Demokratike, në thyerje të gjithë traditës demokratike 25 vjeçare, si një Lul i vërtetë ai (përsëri) nuk thirri as Kryesinë, as Keshillin Kombëtar për t’u konsultuar as për datën e Kuvendit, as per agjendën, as për çeshtjet politike te ditës, as per humbjet e tij elektorale.

Facebook Comments