Nga Roland BEJKO

Sapo dëgjova në protestë, një student nëpërmjet TV që deklaroi:

“Mos na krahasoni me Lëvizjen e Dhjetorit 1990 se fajin për gjendjen e sotme e ka Lëvizja Studentore e’90-tës(?!). Jemi këtu ku jemi,falë asaj lëvizje të gabuar”!!!

I them këtij karabushi se as e ka idenë se çfarë ishte Lëvizja e Dhjetorit 1990.

O karabush!

Studentët e asaj kohe vinin nga një izolim total informacioni, të uritur, të shtypur, nën një proces të lavazhit ideologjik të trurit që një makineri e tërë shtetërore çdo çast ushtronte me dhunë prej 50 vjetësh mbi popullin e vet.
Pa mjete komunikimi dhe informacioni.
Nuk kish as telefona mor idiot. Dhe çfarë bëhej në Shqipëri njëri qytet nga tjetri e merte vesh nga radiot e huaja.

Kurse ju jeni brezi i lirisë, Shqipërisë së hapur, të mjeteve moderne të informimit e të komunikimit.
Operoni në kohë reale me rrjetet sociale. Keni avantazhe të jashtzakonshme falë edhe asaj lëvizje antidiktatoriale të studentëve 1990 që ju e gjeni fajtore sot.

Lëvizja Studentore e Dhjetorit 1990 mor idiotë, nuk ishte lëvizje e një partie politike, por prej saj lindi pluralizmi politik, LIRIA mor idiot, liria që ti të flasësh sot, të protestosh, të thuash xhevahire nga goja, por të thuash edhe broçkulla si kjo e sotmja.

Ne në atë kohë mor buçko, edhe pse ishim në izolim total të paktën nuk protestuam kundër ministrit të arsimit Skënder Gjinushi, por kundër sistemit dhe udhëheqësit Ramiz Alia.
Ne përndiqeshim nga policia sekrete e asaj kohe dhe vepronim në kushte terrori.
Por ishim të qartë dhe të gatshëm të paguanim me jetët tona për lirinë,demokracinë dhe Shqipërnë evropiane.
Tjetër punë sa dhe si e bënë pushtet dhe qeveritë dje dhe sot.

Ndërsa ju jeni aq dritëshkurtër sa protestoni para ministrisë së Arsimit kundër Lindita Nikollës që është instrumenti dhe jo kundër Edi Ramës që është autori dhe vendimarrësi i vendimit të gabuar për një ligj të gabuar për të cilën me gjasë protestoni sot juve.

Pa as më të voglin diskutim që nuk mund të krahasoheni ju të sotmit me ne të atëhershmit.
Këtu biem të dy dakord.
Sepse ne kërkesat ekonomike i kishim thjesht sebep për të protestuar, dhe pas një dite kaluam në kërkesa të qarta politike për liri dhe demokraci.
Kurse ju keni 5 ditë që thërrisni “jo politikë”, duke devijuar madje dhe rrugën jo më të protestoni para kryeministrisë, bunkerit ku rri fshehur kryetari i organizatës kriminale Edi Rama.

” Po nuk ranë tarifat, do bjerë ministria” !

Nuk keni bythë të thoni do bjerë Qeveria, por Ministria. Sepse o jeni frikacakë,ose jeni instrumenta politikë duke u maskuar me thirrjet e gabuara “jo politikë”!

Po pse mor, po ra ministria u zgjith problemi?!

Duheshin 5 ditë që ta kuptoni se në vend të fjalës “jo politikë” duhej përdorur fjala “jo partitë politike”?!!

Kam 5 ditë që po ju shkruaj se në fakt jeni duke bërë politikë, madje duke jetëzuar ide dhe parrulla politike me frymëzim komunist e revolucionar.
Keni 5 ditë që doni të thoni “jo parti politike”, duke thënë “jo politikë” dhe mikrofonin e frymëzon një laraskë e një organizate marksiste që ulëret me histerizëm.

Ju në mënyrë naive, pa u thelluar te përmbajtja e tyre po recitoni vargjet e shkruara me rimë nga organizata politike e një farë neokomunisti Arlind Qorri, të frymëzuara nga një farë filozofi leninist Sofo Meksi që ju bën kurse trajnimi në bodrumet e shtëpive prej qerpiçi njësoj si Miladin Popoviçi me Tarasin dikur.

Ne nuk do lejojmë që kriza e besimit që ka kapur individin shqiptar sot për shkak të një klike të korruptuar politikanësh, nuk do ta lëmë Shqipërinë të bjerë në duart e komunistëve të rinj.

Për këtë të jeni të sigurtë.

Prandaj lani gojën përpara se të përbaltni Lëvizjen e Dhjetorit 1990 për misionin e së cilës kanë dhënë jetën dhjetra të rinj duke kulmuar me vrasjen e liderit të saj Azem Hajdari.

Shënim: Dhe kush ka dyshim në ato që kam shprehur le ta dëgjojë këtë lektorin në video si i indoktrinon ato sorrat e revoltuara komuniste aty.
Ndaj të gjitha ato laraska që nuk janë dakord me shkrimin tim i ndaloj të bëjnë komente në faqen time. Pikë!

Facebook Comments