Nga Dritan SHANO

Jam dhe do jem kundër cdo gjeje falas, cdo ideje per falas, cdo propozimi politik falas, apo pretendimi per gjera falas. Nuk ka asgje falas ne kete bote. Asgje, asgje, asgje! Cdo gje qe thuhet se do jepet falas eshte si nje buzeqeshje e bukur me buze te lyera me helm qe po vijne per te te puthur. Liria falas eshte roberi!

Protesten e Studenteve te Shqiperise e mbeshtes sepse nuk e shoh, dhe nuk dua ta shoh si nje tentative per te zhgrrapur dicka falas, por e shoh si nje Akt Liberator, i cili thuajse ne menyre te pavetedijshme po tenton t’i jape krisjen qe do shkerrmoqe Bashkimin Mafioz per Aktivitet Kriminal, qe ka marre peng Shqiperine.

Bashkimi Mafioz per Aktivitet Kriminal, eshte modeli aktual i politikes shqiptare. Ne kete model nuk ka asgje te majte e te djathte. Ky model eshte ndertuar mbi ndryshimet Kushtetuese te vitit 2008. Ky model, sot, parashikon bashkimin e bandave, te thirrura parti politike per te kryer, jo vetem 1 krim, por shume e shume krime te njepasnjeshme, te vetedijshme te kalkuluara me gjakftohtesi duke i legjitimuar ato permes pushtetit politik. Sepse, bandat politike, ligj pas ligji, VKM pas VKM-je, buxhet pas buxheti jane shnderruar ne Bashkime Mafioze per Aktivitet Kriminal dhe tashme zoterojne territorin e Republikes dhe pasurine e jeten e qytetareve te saj.

Kush e shkerrmoq kete ka shpetuar vendin dhe i ka dhene Shqiperise te ardhme.

Facebook Comments