Sot ka qenë dita e “turncoats” Fevziu mes studentëve duke pozuar sikur ka qenë krahu i djathtë i Azem Hajdarit, Artur Zheji i paqartë çfarë qëndrimi të mbajë, Artan Hoxha që fton të protestojnë në Gjirokastër në 8 Dhjetor, Andi Bushati i Lapsit të Kuq këmbëngulës , Gjergj Zefi i Pamfletit që mëson studentët si të protestojnë etj…etj.
Po më qesharake është Andi Bejtja ky bythlëpirës sistematik që pasi ka shkruar 5000 shkrime në 5 vjet kundër opozitës dhe udhëheqësit të saj sot ka shkruar një bombë kundër Edvin Ramës a vetes a qenve a ku t’a di unë.
Gazetarucët dhe gjithologët e studiove televizive këta manekinë të Panairit të Kotësisë, të mediave të blera apo të marra peng nga Narkoshteti si minjtë që ndjejnë të parët mbytjen apo tërmetin janë hedhur në sulm për të kapur dërrasën, barkën e shpëtimit dhe janë gati të lëpijnë gjithë të vjellat e pesë vjetëve vetëm për t’i shpëtuar hakmarrjes dhe revoltës popullore,të fshehur nëpër vrimat e miut pasi kanë ngrënë turpin me bukë i fusin dhe nga një pije nga prapa dhe planifikojnë viktimat apo poshtërsitë e rradhës…

Kam respekt për çdolloj qeni të çfarë do lloj race të jetë, dhe kjo që do them e di që nuk është humane dhe nuk ka të bëjë me botëkuptimin tim, por fatkeqësisht nuk gjej mënyrë tjetër për ta shprehur më mirë.
Ke frikë me hap Facebook se është bërë Kryeministri si qentë e lagjes: kush kalon, i gjuan me shqelm…

Është bërë kryeministri si qentë e lagjes dhe ju leh të gjithëve
Apo është bërë kryeministri si ai rrugaçi i lagjes që godet me shqelm qen dhe mace…
Mos shkruaj i pirë o Andi se do t’i këndojnë bejtet edhe pas vdekjes…

Facebook Comments