Nga Agim XHAFKA

Portalet janë të vetmet dritare nga ku rrezaton e vërteta sot!

Vetë “materniteti” i shpifjes,Edi Rama,mbodhi bash në një sallë madhështore “ajkën” e gazetarisë shqiptare dhe i kërcënoi se do i gjobisë në se ata e qortojnë.
Do i quajë lajmet e tyre fake,fake,fake.

Kryesisht e kishte mërinë me portalet se media mbarë,që e dëgjonte me gojë e xhep hapur,flet me gjuhën e Ramës dhe burim informacioni ka veç ERTV-në.

Më erdhi për të qeshur kur kryeministri im u drejtohej kolegëve me shprehjen:
”Mos shpifni,o derëzinj,se do e hani!”.
Dhe kujt? Atyre TV-ve dhe gazetave që e sheqerosin kryeministrin nga mëngjesi deri në mesnatë.

Rama po u hiqej si pedagog gazetarie dhe u shpjegonte ç’është shpifja.
Merr guxim e flet para “elitës” së gazetarisë nga që i është mbushur mendja top se vetë ai shkruan mirë,me stil Konice dhe me plot ngjyra stilistikore.
E vërteta qëndron për gjysëm kështu.

Rama shkëlqen atëhere kur shan,atëhere kur përbuz,atëhere kur tall dhe fyen.
Gjeni një copë teksti plot vlera kur ai promovon të mirën? Askund,mos u lodhni hiç.

E kështu,kështu…ky burri i gjatë nisi dje betejën kundër shpifjes.
Ky që nxiti median t’ja faturonin mbytjen e Tiranës nga diga e liqenit një të ngrati që Edi të shpetonte kokën e vet..
Ky që shtynte gazetarë të shquar të shanin rrugën e kombit.
Ky që u alarmua se i vodhën orën Bushit.
Ky që po vuante nga që gruas së Roshit i hoqën fëmijën.
Ky që nxjerr foton e aeroportit të Gjeorgjisë si të aeroportit të Kukësit.
Ky që pa shpifje nuk rron një minutë na paska nisur luftën ndaj shpifjes!!!
Mbamëni se më zuri retorika e mashtruesit.

Kjo luftë është puro fake,ose tymnajë qeveritare.
Betejë super komike.
Fiks sikur nesër epikut Hasan Pordha t’i shkrepet të nisë një betejë të ashpër,pa kompromis e me zero tolerancë kundër…pordhëve.
Ec e besoje po deshe.

Edvin,si fillim nise luftën nga vetja,prije gjuhën tënde të helmuar.
Pastaj llomotit e llomotit sa të duash për portalet,për të vetmet dritare nga rrezaton e vërteta sot.
Dëmi që sjellin ato është i papërfillshëm nga dëmi kolosal i shpifjeve të qeverisë mbarsur me spermë mashtrimi…
Kaq sa për sot,o Edi Fake!

Facebook Comments