Nga Stiljan DEDJA

Të gjithë ne e kemi ditur, apo mësuar nëpër shkolla, që populli grek është një popull shumë i lashtë dhe me shumë histori, që grekët apo helenët janë në ato troje qysh prej fillimit, dhe që nuk ka egzistuar para tyre ndonjë popull tjetër më i vjetër se ai. Kemi ditur gjithashtu për perënditë e lashta greke, si: Zeusi, Apolloni, Hera etj., për luftën e Trojës të shkruar nga Homeri te veprat “Iliada” dhe “Odiseu”, si një luftë midis grekëve dhe trojanëve, e cila u zhvillua rreth viteve 1184 pk, për heronjtë e saj si Akilin, Hektorin, Priamin etj., e cila përfundoi me fitoren “legjendare” të grekëve. Na u imponua gjithashtu si e vërtetë historike, si fakt i pamohueshëm, që gjuha greke është gjuha e parë në këto troje, dhe se gjuhët e tjera janë gjuhë të mëvonshme që rrjedhin nga ajo greke. Edhe sot nëpër shkollat tona mësohet e pavërteta historike, që grekët janë pasardhës të akejve të lashtë, apo pasardhës të Akilit, Odisesë, apo heronjve të tjerë të Iliadës.

Në fakt, falsifikimi grek i historisë besoj se ka filluar me “Iliadën” dhe “Odisenë” e Homerit, mbas shekullit të tetë para Krishtit, kur Helenët u shfaqen në këto Troje dhe kur atje sundonte Pisistrati më 560 pk, i cili ishte dhe demagogu i parë në historinë e botës, si dhe falsifikatorët e tjerë si Klisteneit dhe të tjerë brez pas brezi, të cilët realizuan shtrembërimin dhe falsifikimin historik të kësaj vepre gjigande. Por e keqja është se, edhe padituria e historianëve dhe gjuhëtarëve europianë bëri që ata të binin në grackën greke dhe të mos e kuptonin që kjo luftë ishte një luftë midis ilirëve të jugut me ato të veriut, dhe që grekët nuk ekzistonin akoma në këto troje.

Historiani francez me origjinë shqiptare nga Mati, Mathieu Aref, në librin e tij: “Shqipëria, Odiseja e pabesueshme e një populli Parahelen” ka vërtetuar me fakte, që në ato troje përpara grekëve ka jetuar një popull, të cilët janë quajtur pellazgë, dhe që kanë folur gjuhën që flasin shqiptarët sot. Vepra e Homerit u shkruajt rreth dy shekuj pasi ai nuk jetonte më, dhe dihej që ai ishte një rapsod që këndonte. Këtu kemi tezën e profesor Mathieu Aref, që argumenton që veprat e plota të Homerit nuk janë vetëm vepër e tij, pasi memoria e një njeriu mban apo ruan 800 deri 1200 vargje, ndërsa vepra e plotë e Homerit përmban 12.000 deri 16.000 vargje, pra këtu kuptohet qartë që “Iliada” nuk është vetëm vepër e tij, por ajo është shtuar nga grekët për ta paraqitur luftën e Trojës si një luftë midis grekëve dhe trojanëve.

Edhe Aristidh Kola në librin e tij: “Arvanitët dhe origjina e Grekëve”, botim i vitit 1983 argumenton se trojanët ishin një fis pellazgjik dhe aspak të huaj ndaj akejve të Helladës, sikurse e përshkruan vetë Homeri. Lufta e Trojës thotë Aristidh Kola, ishte një luftë ndërpellazgjike, ishte një luftë midis pellazgëve veriorë dhe atyre jugorë. “Duket qartë që grekët kanë falsifikuar edhe shkrimet e autorëve të lashtë dhe historianë grekë si Herodoti, Straboni, Aristotelisi, dhe Homeri. Edhe emrat e heronjve të “Iliadës” apo “Odiseut” janë emra, që marrin shpjegim vetëm nga shqipja. Edhe futja e emrit grek në librat e shenjtë është vepër e manipulimit të tyre, pasi emri “grek” në atë kohë nuk ka egzistuar, por është një falsifikim grek dhe europian i mëvonshëm. Në fakt, çdo falsifikim grek i historisë nuk është kundërshtuar, nga Historiografia dhe gjuhësia europiane, pasi çuditërisht padituria e tyre ka bërë që ata të pranojnë tezat greke të historisë. Siç do të shpjegojmë më poshtë, ata jo vetëm i pranuan këto teza, por i përpunuan dhe falsifikuan të gjithë historinë greke dhe e bënë atë si të saj, duke mos ditur dhe marrë para sysh, që ajo histori ishte e një populli tjetër më të lashtë, atij pellazgjik. Në fakt, ky nuk është vetëm një problem grek, por edhe europian perëndimor, të cilët, të shtyrë nga nevoja e krijimit të një legjende, për prejardhjen e Europës, bënë të mundur helmatisjen e opinionit botëror, për prejardhjen greke të europianëve. Në fakt, faktet flasin kundër kësaj teze. Filozofi grek Aristoteli ka deklaruar se: “9000 vjet më parë, në këtë vend ka ekzistuar një popull tjetër”, ata kanë qenë pellazgët, ose fillesa apo zanafilla e qytetërimit tonë europian. Edhe historianët tanë, gjuhëtarët tanë nuk kanë ditur të argumentojnë tezën e vërtetë të origjinës sonë pellazgjike, por ishin memecë dhe të padenjë për të qenë historianë dhe shkencëtarë të vërtetë. Ata i kanë dhënë mundësi kësaj teze të pavërtetë dhe jo shkencore të shpikur nga grekët dhe të mbështetur nga europianët, të mbizotërojë si një e vërtetë historike dhe e pranuar nga të gjithë. E vërtetë ishte, që mbretëria greke ushtronte një tërheqje të çuditshme, për historianët dhe qeveritarët europianë, sepse ata befasoheshin nga monumentet e mëdha, apo veprat e artit me të vërtetë të bukur dhe të vjetra, dhe mendonin se ato janë ndërtuar nga të ashtuquajturit “grekët e lashtë” si Akropoli, Parthenon etj.

Prandaj në shekullin e nëntëmbëdhjetë, të përkrahur edhe nga historianët gjermanë, amerikanë dhe britanikë, ata ngritën një strategji për ndërtimin e një shteti të ri grek, i cili do të ishte një vizion gjoja i “qytetërimit të lashtë grek”. Ludoviku i parë i Mynihut adhuronte nga padituria e tij “Greqinë e lashtë”. Qëllimi i tij ishte që ta kthente Mynihun në Athinën e Bavarisë. Më vitin 1930, Mynihu u bë qendra e Grekofilisë, dhe Mynihu po ngjante me shumë me një qytet grek. Greqia do të ishte një qytet i rilindur sipas qytetërimit të lashtë grek. Mbreti Otto i Greqisë, i biri i monarkut Ludovik të Bavarisë, vendosi sistemin bavarez të Greqisë. Çdo gjë që të kujton Greqinë e lashtë, do të bëhet simbol i shtetit të ri grek. Rrugët, lagjet marrin emra të filozofëve të lashtë grekë, emra dramaturgësh antikë. Rrugët e Athinës marrin emrat e “perëndive greke”, të cilat në fakt ato janë perëndi pellazge, si dhe heronjtë e lashtësisë. Zhgënjimi i madh filloi kur bavarezët zbarkuan në Greqi. Falmerajeri thoshte që: “Grekët e sotëm nuk kanë asnjë lidhje me grekët e lashtë dhe se zinxhiri i lidhjes është shkëputur jo vetëm një herë, por tre herë”. (Romakët, Sllavët, Osmanët). Sot manipulimet e historisë nga grekët dhe pseudohistorianët europianë po zbulohen gjithnjë dhe më shumë. E vërteta historike mbi pellazgët si origjina dhe zanafilla e qytetërimit europian po zëvendëson çdo ditë dhe më shumë falsitetin e origjinës greke të qytetërimit europan.

Një grup shkencëtarësh të njohur gjatë një konference “National Geographic Society” mbi historinë e “Greqisë së lashtë” deklaruan se: “Kanë fabrikuar tërësisht Greqinë e lashtë, një kulturë e cila mendohet se është baza intelektuale e civilizimit perëndimor”. Këta shkencëtarë pranojnë se Greqia e lashtë është e shpikur prej tyre.

Në një artikull të shkruar nga “The Onion”, dhe nga disa media të tjera amerikane dhe britanike më korrik 2010 pretendohet se: “Civilizimi grek është krejtësisht i sajuar nga shkencëtarët. Ideja e një shoqërie të sofistikuar dhe shkëlqyer, që egzistonte më shumëse 2000 vjet më parë në fakt është krejtësisht një trillim i sajuar nga një grup historianësh, antropologësh dhe klasikësh, që punuan “non stop” nga viti 1971 deri në vitin1974, për të falsifikuar dokumentet dhe artefaktet “greke”.

Gene Hadlebury, si udhëheqës i studimeve helenike në universitetin “Georgetown SHBA” dha dorëheqjen e tij, pasi sipas tij: “Ideja e shpikjes së një kulture të lashtë erdhi, kur ai dhe të tjerë shkencëtarë as që e kishin idenë se çfarë kishte ndodhur në Europë gjatë viteve 800 pas.e.s”. Nguyen-Whiteman pranon pohon se i ishte ngarkuar detyra e ndryshimit të dokumenteve, që nga Bibla e lashtë dhe tek shkrimet e Tomas Xhefersonit, për të reflektuar influencën e “grekëve klasikë, një detyrë që përfshinte gjithashtu krijimin e një gjuhe nga asgjëja, duke u bazuar në greqishten moderne, duket sikur ishte pasardhëse e së lashtës. Pastaj historianët nisën menjëherë punën, duke falsifikuar me ngut të dhënat e një “civilizimi të lashtë”, kryesisht me poetët dhe filozofët e tyre, me zotat dhe heronjtë, të cilët do të bënin tekstet kryesore të librave shkollorë, kolegjeve dhe tërë njerëzimit. “Përzgjodhëm grekët,- thotë Nguyen-Witeman,- sepse menduam se asnjeri nuk do të shkonte atje për të kontrolluar. E keni vizituar ndonjëherë atë vend,- pyet ai? Është një pirg plehrash, është si një gropë me zall e abandonuar dhe mbushur me mace”.

Si përfundim mund të themi që: Historianët, gjuhëtarët dhe antropologët europianë duhen të mbeten të turpëruar për këtë falsifikim kaq të madh dhe shtrembërim të historisë prej tyre. Ata, menjëherë duhet patjetër të korrigjojnë dhe të vënë në vend të drejtat historike të sakrifikuara deri tani të origjinës së tyre, asaj pellazgjike.

Facebook Comments