Presidenti i Republikës Ilir Meta ka postuar në faqen e tij në facebook foton me Adivie Alibali apo siç njihet nga të gjithë si “Mamica Kastrioti”.

Një surprizë e këndshme të takoja gjatë festimeve për Ditën e Flamurit, një nga pioneret e kinematografisë shqiptare dhe një nga personazhet më të dashura të filmit “Skënderbeu”, znj.Adivie Alibali apo siç njihet nga të gjithë ne si “Mamica Kastrioti”.
E falënderova për mbresat e jashtëzakonshme që na ka lënë ky film, falë interpretimit të papërsëritshëm të saj dhe aktorëve të mëdhenj shqiptarë, Naim Frashëri e Besa Imami.

Facebook Comments