Nga Luciano Hodo KËLCYRA

Derisa e ndryshuan historine “sherbetoret e popullit”,disa here, pse te mos e trilloj edhe une, njeherë…
Çfarë ndodh në ëndërr mbetet në ëndërr…

Ndalohet leximi për moshat mbi 30 vjeç!😊

-Sapo ra muzgu ..si nje hije e nates u afrova avash, avash, tek muri rrethues i shtepise te vashezes time, Margarites!
Hodha tre guriçka ne dritaren e saj .
Ajo doli si hyjni, me leshrat e gjata plot dredheza!
Me tundi doren e gezuar
– Eja , brenda , më tha!
U bera si kaçaku i zemrave dhe rreshqita mes trendafilave e kurorave me jargavane .
Me priste me krahe hapur vajza qe une doja !.
Ne mes te odes ajo më hapi flamurin kuq e zi .
– Edhe pak bozhure duhen,dhe mbaron krejt, -më tha me zerin e embel vasha ime.
– Shpejtoji duart xhan, se po vijne delegatet.Ata te “qoftelargut” kane gjetur nje flamur, thone e ka lene djali i Skanderbegut !
– Eh mor trim…ka vite qe na moren frymen keta mashtruesa te korruptuar – foli Margarita e pikelluar .

Kur mbarova “kupen” e trete te rakise Tërmet-Përmet , u çova e ika neper terr .
Ate nate nuk me zinte gjumi .
Burrat e gjithe trevave do mbidheshin ne Kruje … ishte “Nendori i pare” pas 500 vjetësh
Atje do benim nje beselidhje dhe me pas do ngrinim flamurin e do shpallnim , Shqiperine te pavarur nga murtaja turke !
Mendjen e kisha tek ajo qe po bente “i semuri i Bosforit” …Sulejmani i madherishem kishte marre rrugen per ne boten tjeter por në atdheun tone donte te dergonte “besniket” e tij.
Te qeverisnin dhe drejtonin ata Shqiperine, sipas udhezimeve
të fshehta nga Stambolli .

(Thone qe keto shenime te Sulltanit do t’i lexonte vite me vone Ramizi, ashkaliu i Shkodrës me origjinë nga Kosova dhe para se të ikte nga pushteti do nxirrte njëjtë “besniket ” e tij per te drejtuar demokracine.
Historia perseritet…Herë heroikë, herë tragjedi,herë komedi)

Ashtu i semure me verem , Sulltani therriti prane shtratit te vdekjes besniket e tij .
Me zor i nxirte fjalet por ja u la amanetet:
– Ju kam thirrur juve , sepse jini me orgjine arnaute !
Dua t’ju nis ne Shqiperi …Ta merni drejtimin e vendit dhe ta qeverisni .
Ngrini ne Vlore nje flamur te madh e jepuni nga nje flamur te vogel te gjithëve .
Me pas vërini te punojne!

Merr fjalen nje plak me mjeker te bardhe por te rruajur holle nga berberi i Stambollit, qe ngjante si arab ;
– Sulltan i madherishem , une nuk dua te shkoj ne Arnautistan!
Jam mire ne oborrin tend. Rroga marshallah, qejfi ,qejf!
Hashashin e pi me shisha,sherbetin me kanë…
Deputet jam. Tenderin e unazes te Bodrumit e kam fituar une!
-Degjo ketu mor qafir- i tha Sulltani
– Nuk po te dergoj per asqer por do te bej kryeminister !
– Nxirrni nga burgu ca burra te urte po të dëgjueshëm dhe bejini kryetar mexhlisi, emërtojini “të përndjekur” duhet ajo parashtesa “për” është e rëndësishme , e keshtu caktoni me rradhe gjithe kabinetin e vendit .
U kujdesova per rrugen qe do ndiqte per ne Kruje karvani me delegate .
Ate do ta shoqeronte orkestra e permetareve ne gërnetë stërgjyshi i Laver Bariut .Disa trima ruanin krahet.

Erdhi data 12 Nendoruer 1912 !

Kishim mbritur pa zbardhur dita , ne hyrje te Krujes .
Ishim shume para karvanit me besniket e Sulltanit qe vinte nga Stambolli .
Ne Kosove na na beri nder të madh i zoti i hanit “Myshteria”
Nje nate me pare kishin bujtur atje delegatet e Sulltanit . Hanxhiu u ngrit naten dhe ju leshoi kuajt neper pyje.
Kurse ate trimin qe do shoqeronte eskortën stambollite, e beri tape me raki …keshtu qe u vonuan.
Kur zbardhi dita , pashe rreth e rrotull.
Kishin mbire si kerpudha qindra çadra .
Kishin ardhur delegate e popull nga gjithe trevat.
Nga Malësia, Kosova, Shkupi, Manastiri, Çamëria, Përmeti, Vlora etj.
Eh sa me gufoi zemra …
E dija qe sot Prijësi , do me jepte nderin e kesaj dite …
Do te shpalosja flamurin Shqipetar !
Flamurin e pavarur, flamurin arbëror me shkabë…pa kafaz
Ngado degjohej kenga , buçiste gërneta e sazeve permetare …
Ndjehej qe larg aroma e mishit qe piqej ne hell.
Dukej sikur ishte 1 maji dhe kllasa punetore festonte.
Me afrohet prane nje gur-skalitesh nga anet tona .
Kristo Dhaskali, biri i tij u be vite me pas , skulptor me emër ne “oborrin qeveritar ” !
E me thote :
– Kam sjelle ca dalta te mira nga Alemania , per te gdhendur
firmat e delegateve ne shkemb !
Ne fund te ceremonise do nënshkruanim “Deklaraten e Pavaresise”, dhe do t’a gdhendnim tek shkëmbi i kalase.
Nënshkrim i përjetshëm me daltë e çekan .
Merak e kam patur qe atehere !
Sepse do vinte nje vite me vone nje i dërguar i djallit një kuqalosh nga Gjirokastra dhe do ti “retushonte” nje nga nje , emrat e firmetarve në “gurin e deklarates! ”
Brenda kalase kishin sajuar nje podjum si ballkon .
Zbukuruar me lule e dega dafine .
Ne ceremoni kishte ardhur edhe nipi i Hamzait, pasardhes spiunash profesionist, por spiunonte per krahun tone tani …
Turku i kish ulur rrogen dhe nuk i jepje shperblimet ne fund te vitit!
Vjen me galop ,nje korier si Maratonaku ,duke ju marrë fryma e me thote:
– Ka ardhur nje araba e zeze me targa Stambolli.Ka ca te derguar te sulltanit , gjasme u digjet barku per atdheun, duan te ngrene flamurë ne Vlore …
– E ngriten – i thashe ?
– Jo! Nuk kalojne dot uren e Mifolit , kane frike nga
bandat qe humben floririn ne piramidat e bimbashit …
Eh shyqyr thashe me vehte. Tani ishim pa rivale e pa tradhetare …
Filloi ceremonia .
Nje nga nje mbanin fjalim, delegatet e gjithe trevave shqiptare .
Erdhi momenti qe do ngrihej flamuri .Degjova emrin tim të thirrej! Me caktuan ta ngrija une flamurin. U emocionova !
– Shpejt flamurin moj Margarite – thërrita
Ajo e shkreta vrapoi sa u pengua dhe vrau gjurin, por se dha vehten. Buzeqeshte akoma.
U ngjita lart ne ballkon , isha bërë me i kuq e flake se flamuri .
E putha dhe e ngrita lart flamurin duke brohoritur:
– Per nje Shqiperi te lire e me shume parti !
Shperthyen brohoritjet …kenga e vallet sa u tunden muret e kalase .
Aty nga mesi i turmes vura re nje burre koke bardhe me nje megafon ne dore dhe u bente thirrje njerezve ;
– Ke sheshi , ke sheshi …Dikush me tha qe eshte spiun dhe arkeolog por burre i mire .
-Ka ardhur per te shmangur ndonjë gjakderdhje .😜
Festa vazhdonte .
Shume vajza paten fatin ate dite !
Bënë “parje” me djem dhe zunë “duart” per fejese !
Tamam si fshataret , vite me pas ne festen e 24 majit ne Permet!
Se si rrodhi historia (e trilluar) me pas …do shkruaj herë tjeter, në pervjetore të tjerë! Këtë rradhë le të festojmë!
Gëzuar!

Kruje me 28 nendor 2018 !

106 vjet më pas 28 Nanduerit 1912

Facebook Comments