Nga Klarisa REXHVELAJ

“M’at anë gardhit asgja të re!’-thotë MIGJENI

Mes këtyre vargjeve të viteve 1930 vazhdon të lexohet një e vërtetë e hidhur e ralitetit tonë. Jetojmë në një shoqeri ku problemet s’kanë të sosur. Ku skandalet janë kryefjala e ditës. Ku bandat dhe krimi janë ulur “këmbëkryq” dhe mbajnë peng fatin tonë. Këto probleme edhe pse janë gjithëpërfshirëse më shumë i vuajnë të rinjt .

Në një vend normal, me qeverisje normale, e ardhmja supozohet të jetë në dorën tonë, si motorri që sjell zhvillim, sjell frymë, sjell ndryshimet e mëdha. Ne sot nuk gezojmë as lirit themelore ,ato që garantohen me ligj, ato që janë shkruar në “KONVENTË EVROPIANE PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE LIRIVE THEMELORE” që vendi ynë i ka ratifikuar, ka mbledhur e shkruajtur po jo zbatuar.

Sot vota nuk është e lirë, edhe ajo tjetërsohet rrugës me “marifetet” e sistemeve që nuk shkruhen po veprojnë, mekanizmat e shit-blerjes, e presionit, e mashtrimit se nesër do të punësohesh diku…
Kur zgjedhjet bëhen nën trysin, ose nën këmbim si aferë tregëtare, humbet dhe e drejta për të marrë vendime ose për të kërkuar llogari tek ata që janë zgjedhur .
Në këto kushte vendi ka rënë në dorën e “maskarenjve me pushtet” të pangopur, të cilët po shkatrrojnë ekonomin, arsimin , politiken, po mbajnë peng vendin dhe të ardhmen tonë, harmoninë e jetës sociale, mbi të gjitha po fshin ëndrrën e madhe për integrim evropian.

Ekonomia aktuale nuk na premton asgjë ne të rinjve. Shifrat e punsimit janë qesharake për të mos thënë “zero me xhufkë” .
Një familje mesatare shqiptare jeton me një rroga shteti ( se dy rroga janë luks ) dikush mund të ketë ndonjë biznes të vogël tek-tuk që nuk mjafton as për nevojat minimale jetike. Megjithëse dhe bisnesi i vogël po mbytet dita ditës nga taksat e larta të cilat nuk përballohen, por janë litari në fyt që nuk lejon mbushjen me frymë as shpresën për ta mbajtur gjallë.
Fshatrat janë më keq, prodhimet buqësore nuk kanë treg, nuk kanë mbështetje financiare, buqësia është drejtë fundit, blektoria po ashtu, toka djerr, e hambare bosh…
Ato pak të ardhura sado modeste që një familje e thjeshtë shqiptare mund të ketë, shkojnë në fuksion të pagesës së taksave , të cilën unë e konceptoj si vjedhje ligjore .

Ato pak kacille të mbetura duhen për të mbajtur frymën gjallë. Përball kësaj situate të pashpresë ne të rinjtë nuk mund t’ia lejojmë vetës “luksin” të kemi deshira as kërkesa, duhet të gëzohemi vetëm për bukën e gojës, e të ndihemi të privilegjuar nëse prinderit kanë mundësi të na paguajnë tarifat e shkollimit , të cilat qeveria i rrit dita ditës duke bërë situatën dramatike për ne.

Unë jam një nga ata të rinj që kam humbur besimin tek sistemi arsimor në Shqipëri dhe jam e sigurt se si unë ka shumë të tjerë . Ne momentin që dola nga bankat e gjimnazit dhe fillova të eci me hapat e parë drejë së ardhmes, që me shpresa dhe iluzione e kisha ndërtuar si një nga ekselentet e brezit tim, u përballa me reformen e “famshme” të arsimit , e cili më gozhdoi frymën për ditë e netë me rradhë duke pritir mes lutjesh një mrekulli.
Me një mesatare 10.23 , me shumë perpjekje e punë të palodhur nuk fitova asnjë nga degët në raundin e parë.
Asokohe pyesja vetën ç’duhet të beja më shumë se kaq ?! Isha pa fat se nuk i përballoja dot studimet jashtë shteti , u ndjeva 2 fish pafat se si një studente ekselente nuk fitonte dot asnjë degë në universitet dhe akoma pa fat pse linda në Shqiperi dhe jo diku tjetër???
Diku ku vlerat maten me ato që ke, mbi bazën e meritokracisë, mbi rezultatet, dhe liria për të arritu gjithçka nuk është ëndërr por një rrugë që me punë e vullnet ti e arrin. Vendi im nuk ta ofron këtë mundësi…kjo më rëndon edhe sot.

Dikur u hap një dritë jeshile për mua në portalin e ministrisë, në fazën e dytë. Megjithëse nuk ishte endrra ime , nuk ishte ajo çka kisha investuar 3 vitet e gjimnazit, vendosa të regjistrohem në degën stomatologji në Universitetin e Mjeksisë Tiranë .

Ashtu si unë qindra të rinj përballen me këtë dështim masiv të qeverisë, kjo është një vrasie me paramendim e rinisë, e ëndrrës për t’u bërë dikushi.
Në vend që të ketë politika inkuraimi për shkollimin, ne vritemi shpirtërisht , na i presin krahët akoma pa mësuar për të fluturuar, ngelemi si peshku pa ujë.

Mes ekonomisë së rrënuar dhe tarifave të larta të studimit për shumë të rinj, nuk gjendet asnjë rrugë për mbijetes. Ata janë të detyruar të marrin arratin, rrugën drejtë azileve nëpër vendet e Europës me shpresë për t’i siguruar vetës një të ardhme më të mirë dhe familjes një kafshat bukë më shumë si mbështetje e shumë herë edhe si i vetmi burim jetik .
Fenomeni i emigrimit masiv të ligjshëm dhe të paligjshëm i cili ka shifra të frikshme po shkojmë drejtë braktisjes masive të vëndit. Një vend pa njerëz dhe pa rini nuk e di se kujt mund t’i hy në punë?!

Kjo shoqëri e pashpresë nuk ka fuqi t’i mbajë fëmijët, as t’u krijojë mundësin për t’u rritur pa menduar se nesër mund të mos ketë ushqim, se larg qoftë një sêmundje në familje duhet të ti zhyt në borxhe për shërim pasi nuk ka mjeksi falas. Ne po rritemi duke u plakur nga stresi i ditës, ku lufta e madhe bëhet për egzistencë për mbijetës.

Shumë të rinj që mbetën pa shkollim, pa punë, bëhen pre e lehtë e grupeve narkotrafikuse të cilat i peshkojnë, i perdorin si krah pune për të kultivuar e shpërndar, për të korrur parcelat e hashashit të njerëzve të fortë me pushtet, pushtetarë të lidhur ngusht me krimin të bërë njish me ta.
Disa përfundojnë burgjeve si koka turku para fushatave, për të treguar arritjet dhe se si luftohet krimi, e disa të tjerë më keq, të vdekur rrugëve me mbidoza. E për larje hesapesh mes bandash. Gjithmonë shkon i njomi për të thatin…

Kjo është pasqyra ku shifet rinia sot, e harruar , e shtypur , e nënvlersuar , e nëpërkëmbur nga qeveria. Nga pushteti qëndror e lokal, nga vet jeta.
Kush e ka fajin për këtë ?
Sigurisht që ne vetë . Që heshtim dhe pranojmë gjithçka si të mirëqën, që presim nga qielli ndryshimin si dhuratë për festa.
Qeveria aktuale ka harruar qe në vendin tonë jeton ajo rini që ka ëndrra, që ka dëshira, e që mban ndezur zjarrin e deshirën për një Shqipëri si gjithë Europa.
Ishte kjo rini e këti vendi që dy dekada më parë arriti të thyej diktaturën më të tmershme në histori, të hap dyert e vendit dhe të frymojmë në liri .
Ishin këta të rinj me vizion që u bënë arkitekt për ndryshimin e sistemit, që me kontributin e tyre sollen demokracinë e munguar dhe fjala “Liri” mori vlera më të larta. Janë shëmbulli më i mirë që duhet të na frymëzojnë që edhe sot rinia të marri fatin e vendit në dorë dhe të mos heshti para padrejtësive.

Sot politika është një alternative që na parashtrohet , një rrugë që na propozohet dhe lidhet pazgjidhshmërisht me fatet tona, me mënyrën se si do të na udhëheqin dhe mbi të gjitha në çfarë drejtimi do të na shpjer, sepse çdo gabim është me kosto të madhe mbi kurrizin tonë , asnjë vend nuk përparon kur ecën një hap para e dy mbrapa.

Kemi ngecur në vend, nuk ka rrugë,jemi në ditët me të vështira që vendi ka njohur pas viteve 90, mjerimi ka trokitur në çdo familje, dhe varfëria është e frikshme. E gjithë kjo thonë se është pasojë e asaj që ne zgjedhim me votë, por në vendet demokratike dhe të lirar, mosmbajtja e premtimeve bëhet mjeti dhe prova për dështimin dhe ndërrimin e qeverisjes me kërkesa të llogaridhënies, me protesta deri në ndryshimin e situatës dhe nuk e lënë vendin të bjeri në fundin nga ku nuk mund të dalë. Vendi ynë është peng, këtë e kupton edhe një fëmijë, media është marrë peng, gazetaret paguhen për të gënjyer. Gjëndja është kautike dhe nuk mund të flitet për liri në zgjedhje, kur vota peshon sa një thes miell, ku policia dhe shteti drejtohen nga të fortit dhe krimit në këtë pikë nuk e di kujt mund t’i kërkojmë drejtësi e llogari.

Dihet, i forti e mbyt të dobtin, të pambrojturin, tek e fundit sistemi politikë kështu është ndërtuar mbi abuzime e mbi hesape të fortësh. Burgjet sot janë mbushur me njerëz të dënuar për dy tela korenti dhe kriminelët shtrohen darkash në Bllok, mjafton të reflektosh mbi gjarjet e fundit. Në këto kushte të mjeruara qeveria jonë synon të na çojnë drejt integrimit Europian?
Qeveritaret harrojnë se të rinjt në Europë i kanë kaluar të gjithë fazat e tranzicionit . Ata jetojnë në vende ku meritokracia e ka udhën e hapur dhe s’vihet ne dyshim asnjë moment. Ku gjithçka bazohet mbi kontribute. Mbi vlera.
Ata jetojnë aty ku ligji sundon , e drejta udhëheq dhe ata që janë zgjedhur nuk guxojnë të luajnë me vullnetin e popullit por punojnë në sherbim të ti . Sovrani vendos, sovranit i shërbehet!
Të rinjtë e dinë që vota e tyre është fati i tyre , endrra e tyre dhe sherbimi që do të marrin nëser nga politikanët e zgjedhur . Ata të rinjtë janë aq të motivuar se shteti nuk guxon të luaj me ta , por përkundrazi investon që atë të kenë më të mirën në çdo aspekt jetik .

Ne jemi akoma në mesjetë dhe përballemi me shkaterrimin dhe shkeljen e çdo të drejtë apo interesi . Kur qeveria shkel nje popull, e çon në shkaterrim nga të gjitha anët, revolucioni nuk është më një e drejtë e qytetareve por një detyrë egzistence .
Unë këtë mesazh e kam marrë shumë qartë dhe u jam bashkuar nismave të shumë të rinjve për mosbindje civile , për ndryshim e fatit tonë, vendit tonë. Shpresoj që si ne dhe shumë të rinjë të tjerë , të indinjuar nga keqqeverisja të na bashkohen për të ngritur zërin për të drejtat tona . Ne meritojmë politika për një jetë më të mirë duke filluar nga arsimi, cilësi më e mirë e tarifat të përbadhueshme , meritojmë sistem ekonomik që jo vetëm të lulzojë por të preki çdo familje duke i sigurar minimumin jetikë , duhet të garantojmë stabilitet e mundesi për të punuar e jetuar në Shqiperinë tonë të bukur . Duhet të jemi të motivuar , të vleresuar dhe me plot mundesi për të ardhmen, dyer që hapen mbi meritat.

Ka ardhur koha që qeveritareve të mos iu japim më çelsat e qyteteve , por do të ishte mirë t’ua ndryshonim bravat!

Facebook Comments