Ambasada amerikane ka botuar sot një koment publik në lidhje me disa nga çështjet kryesore të krimit të organizuar përpara drejtësisë. Komenti i botur në faqen në rrjet të Ambasadës lexon:

Gjykata e Krimeve të Rënda të Shqipërisë dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, por presim përparim të vazhdueshëm në rrugën e Shqipërisë drejt sundimit të fortë të ligjit. Dje, Gjykata e Apelit të Tiranës dëgjoi argumentet e prokurorëve lidhur me masën e sigurisë për Ervis Martinaj. Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj së ardhmes së Shqipërisë.

Ky koment sjell një risi—ajo shënon një shkëputje të qartë të Ambasadës nga mbrojtja që ajo i dha Saimir Tahirit gjatë kohës kur shërbente Ambasadori Donald Lu.

Hetimet ndaj ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për mbështetje të një organizate kriminale të përfshirë në trafikun e drogës, filluan në shtator 2017, nga prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi emri i Tahirit u përmend në pergjimet e antimafies italiane ndaj disa trafikantëve të drogës.

Që në deklaratën e parë që bëri për këtë çështje, në tetor 2017, Donald Lu i dha asaj ngjyrat e një lufte politike, duke nënkuptuar se Tahiri ishte viktimë e pafajshme e kësaj lufte. Ai madje arriti deri në pikën kur bëri një krahasim të turpshëm dhe të pafalshëm për ambasadorin e një vendi që luftoi me çdo mjet komunzimin duke e krahasuar Saimir Tahirin me viktimat e regjimit komunist që u persektuan dhe u vranë për liri dhe demokraci. Para një grupi të rinjsh, i detyruar të komente për Tahirin, Donald Lu fillimisht bëri këtë parantezë:

“Të gjithë ju jeni duke parë të shkruhet historia në këtë vend. Ajo që dini është se në komunizëm, Shqipëria kishte problemin e turpshëm të udhëheqësve komunistë që dërgonin njerëz të pafajshëm në burgjet më të tmerrshme: në Spaç, në Burrel dhe në Qafë Bar.

Pastaj Lu vazhdoi:

Nuk do të ishte e përshtatshme për mua të them nëse Saimir Tahiri është fajtor apo i pafajshëm. Por, është jashtëzakonisht e rëndësishme që ju si drejtues të shoqërisë civile, ju si të rinj dhe ju si qytetarë të Shqipërisë, të zbuloni të vërtetën. E drejta për të ditur të vërtetën nuk i përket asnjë partie politike. I përket qytetarëve të Shqipërisë. Askush nuk duhet te jete mbi ligjn. Ju nuk jeni gjyqtarë apo prokurorë, por jeni njerëz që votoni. Ju i dhatë besimin tuaj këtij personi si anëtar i Kuvendit dhe si ministër i lartë i kabinetit. Është përgjegjësia juaj të kërkoni që publiku të dijë të vërtetën për këtë çështje. Nëse është i pafajshëm, njerëzit duhet ta dinë këtë. Nëse është fajtor, ai duhet të përballet me drejtësinë.”

Lu vazhdoi gjithmonë të mbrojë Tahirin privatisht në të gjitha komunikimet e tij formale dhe private me politikanë shqiptarë dhe diplomatë të huaj. Në kontrast të dukshëm nga pohimet e Zotit Lu për një sërë hetimesh të tjera ndaj figurave të krimit si Klement Balili, Lulzim Berisha e Emiljano Shullazi, apo funksonarë të lartë publikë si Adriatik Llala, pohimet e Zotit Lu për Tahirin përdorën gjithmonë një gjuhë tejet të kujdesshme dhe korrekte—në dukje pohimet e tij duket sikur kërkonin hetim të pavarur, por në thelb theksonin faktin se hetimi ndaj tij ishte i ndikuar politikisht nga trysnia e opozitës.

Në të vërtë Lu këmbënguli gjithmonë se prokuroria ishte e ndikuar politikisht kundër Tahirit. Fare qartë, këtë pikëpamje Lu e shpehu publikisht në prill 2018, kur gjatë një intervistë televizive u shpreh:

“Çështja kundër Saimir Tahirit meriton të vendoset nga një gjykatës, jo të vendoset nga politikanët, jo të vendoset nga prokurorët që nuk bëjnë punën, por duhet të vendoset nga një gjykatës që do të shohë me transparencë provat e çështjes.”

Edhe pse veten e tij e portetizoi si një luftëtar të drejtësisë së pavarur dhe nxjerrjes para drejtësisë të politikanëve të lartë, Donald Lu heshti përballë sulmeve të vazhdueshme dhe të hapura të Edi Ramës dhe Saimir Tahirit kundër prokurorëve të çështjes. Ndërsa Lu vazhdimisht betohej se drejtësia e reformuar me ndihmën e tij do të kapte shpejt peshqit e mëdhenj të politikës, ai nuk iu referua asnjëherë Saimir Tahirit si “peshk” i madh.

Në fakt, përveç lidhjes së ngushtë me Kryeministrin Rama, Saimir Tahiri ka qenë politikani më i afërt me Ambasadorin Lu. Në fillim të hetimeve ndaj tij, Saimir Tahiri shfaqi zhgënjim jo vetëm ndaj Edi Ramës që lejoi hapjen e hetimeve, por edhe ndaj Ambasadorit Lu. Në intervistën e parë televizive pas hapjes së hetimeve, në tetor 2017, Tahiri bërë një insinuatë dhe ironi direkte ndaj Ambasadorin Lu, teksa u shpreh:

“Kam shumë respekt për ambasadorët në tërësi, pavarësisht se i kam njohur ndryshe, secili me të vetat, njerëz janë edhe ata.”

Ndërsa Tahiri vazhdoi të insinuojë për “ambasadorë që kanë hallet e tyre”, pyetjes së një gazetari në studio nëse bëhej fjalë edhe për ambasadorin amerikan, Tahiri iu përgjigj menjëherë “edhe ai amerikan.”

Më vonë në dhejtor 2017, Ambasadori Lu ishte pas një opinion ligjor të misionit OPDAT në Tirana, i cili rekomandoi në shkelje të kushtetuttës zgjedhjen e një prokurori të përgjithshëm të përkohshëm vetëm me votat e shumicës socialiste. Arta Marku që e zgjedhura e shumicës, dhe që prej ardhjes së saj në detyrë ajo ka larguar të gjithë ekipin që nisi dhe zhvilloi hetimet për Tahirin, i cili tani ndodhet në prag të çlirimit nga akzuat e ndihmës për trafikun e drogës.

Në këto kushte, pohimi i sotëm i Ambasadës Amerikane në Tiranë mund të shënojë një shkëputje përfundimtare të Ambasadës nga vija që kishte përcaktuar drejtuesi i mëparshëm i saj, Ambasadori Donald Lu.

Facebook Comments