Nga Elona CASLLI

Unë nuk e njoh Z. Alket Hyseni. U përballa me imazhin dhe emrin e tij disa orë më parë në rrjetet sociale sikundër me keqardhje mësova se ky Zotëri është deputet në Parlamentin Shqiptar.
Z. Alket Hyseni a e dini Ju që në botë ekziston i ashtuquajtuari Kod i Etikës?!
A nuk ju mjaftuan vallë të gjitha fjalët e shqipes për të shprehur një mendim kundër Z. Berisha?
Pse duhet të zgjidhnit pikërisht fjalën ‘ Autik ‘ për të shprehur mendimin tuaj?
A e dini Ju Z. Hyseni se çdo të thotë të jesh prindi i një fëmije autik?
A e dini ju se si mund të ndjerë prindi i një fëmije autik kur ka dëgjuar “ Plak autik” nga deputeti i Parlamentit shqiptar?!
Të jesh prind i një fëmije të shëndetshëm në Shqipëri është tashmë një sfidë, sepse fëmija yt rritet në një mjedis, ku çdo çast sfidon dhe përmbys këshillën që ti i jep çdo mëngjes.
Vështirësitë shtohen dhe sfida bëhet akoma më e egër, kur ke një fëmijë me autizëm.
Dhe a e dini pse Z.Deputet?!
Sepse pikërisht Shteti, që duhet të jetë mbështetja kryesore për prindërit, që rrisin fëmijë me autizëm, e shndërron gjendjen e këtyre fëmijëve në sharje.

Facebook Comments