Nga Ledian DROBONIKU

Përtej kolonizimit gjuhësor, i cili vjen si pararojë e kolonizimit kulturor, ekonomik e politik (të perandorisë së radhës amerikane, si dikur ajo osmane, pastaj influenca ruse apo kineze).

Një ndër “idetë” që ka mbjellë kleri neoliberist globalitarist, për të justifikuar kolonizimin e Shqipërisë (si shumica e vendeve të hotës së 3të) ka të bëjë me “aftësinë individuale sipërmarrëse” që u mungon këtyre vendeve pêr tu zhvilluar. Propaganda përmbys realitetin se në fakt, në vendet e pazhvilluara 50-60% jetojnë pikërisht me vetëpunësim e jo si miliona veta veç punëtorë në sipërmarrjet moderne në vendet e zhvilluara.

Por propaganda prandaj quhet e tillë. Nëse skllevërit do e kuptonin, nuk do quhej e tillë.

Si pasojë e kësaj propagande institucionale, jo vetëm mijëra studentë e të rinj por dhe pedagogë BESOJNË se zhvillimi i vendit vjen nga MAGJIA e “shpikjeve” individuale dhe aftësive menaxheriale.

Duket sikur ASKUSH nuk kupton më shkencën e Ekonomisë, Gjeopolitikën, Sistemet politike, Shtetin e së Drejtës etj.
Të mbërthyer në një vizion individualist, margjinalist e minimalist ASKUSH nuk flet më pë SISTEMIN:
se zhvillimi i një vendi varet nga zhvillimi i sektorëve strategjikë dhe sinkronizimi me institucionet. Vetëm kështu çdo energji e çdo individi KANALIZOHET në sistem duke u rritur disa fish falë këtij proçesi.

Pra, nëse nuk ke zhvillim industrial (sepse burimet e tua ti kontrollojnë të huajt), nuk bën dot as stazhe, as kërkime shkencore e as shpikje.
Studentëve shqiptarë iu thuhet tu besojnë përrallave me Bill Gates e Edison, pa u shpjeguar se pa laboratore miliona dollarë nuk ka shpikje reale. Se pa një rrjet të zhvilluar shpikjet e tyre nuk do i kishin hyrë në punë askujt.

Ndryshe nga ajo çfarë propgandon neoliberizmi dhe sorosianet e tij ne tirane, vendet e varfra nuk u mungon shpirti sipermarres por ngritja e nje Ekonomie Kombetare Prodhimi e jo koloni importi, sovranitet popullor e sundim i lobeve te huaja me ane te nje oligarkie antikombetare lokale.

Ata qe heqin energji LUFTES REALE PER ÇLIRIM punojne me dashje apo jo kunder popullit dhe kombit shqiptar!

Facebook Comments