Nga Petrika AGOLLi

Nuk dua te gjykoj qellimin e mire, si dhe ju personalisht
z.Erl Kodra.

Ajo qe me shqetson me teper ne kete shkrim, eshte mendesia dhe menyra me te cilen perceptohet dhe konceptohet sistemi demokratik.
I gjithe shkrimi i drejtohet NJESHIT.
Tamam si dikur, ku ne plot shkrime te asaj kohe do te gjeje te njetjat fjale per Enverin. Si psh. Enveri, ky djal i ri, mbi shpatullat e te cilit eshte sot shqiperia….. Enver trimi, i doli balle luftes…. Enver, nga ty presin sot shqitparet…. e plot e plot te tjera si keto.

Z. Erl Kodra.

Sistemi demokratik, nuk ka ne qender Heroin , Individin, Njeshin, e keshtu me radhe. Shqiperia vuan pikerisht nga ky mentalitet i kohes se diktatures, ku populli ja kerkon Njeshit ta shpetoje, ta dretoje neper fitorje, ta cliroje, te fitoje luften, dhe ti beje te lumtur.
Ne demokraci ka unitet ne grup, dhe ai qe drejton quhet lider, jo se eshte Njeshi, por sepse di te perzgjedhe, te parashohe me ide ku do te mbirje, dhe te manaxhoje forcat maxhore te grupit, nga i cili eshte zgjedhur.

Ne shkrimi tuaj shoh se, gjithshka ja kerkoni Njeshit, Bashes. Pra ju i kerkoni, dhe prisni te gjitha nga z.Basha. Bile, ju nuk jeni dakort edhe me menyren se si ai po drejton opoziten, duke i kerkuar atij te kthehet ne nje tip, ala dr.Berisha. Sepse ai ju duket shume i bute dhe i pafuqishem. Kjo tregon se ju nuk e njihni z. Basha, si karakter por edhe si formim.

Une e kam ndjekur z. Basha, dhe kam kuptuar se qellimi i tij, nuk eshte thjesht te therase nje turme, dhe ta drejtoje ate per te rrezuar Ramen. Kjo menyre sa me pare te mare fund, aq me mire eshte per shqiperine. Kjo i perket asaj kohe, qe tashme ka shkuar. Shqitparet duhet te ndryshojne mendesine dhe te perqafojne vlerat e demokracise, ku ligji, eshte thelbi i shtetit. Ne demorkaci, nuk i kerkohet Njeshit ti beje te gjitha, dhe populli te beje sehir. Ne demorkaci, duhet mbare shoqeria te veproje, ne te gjitha parmametrat e vet. Si medja, shoqeria civile, grupet e interesit, partite politke dhe shteti ne terresine e vet. Pikerisht Basha kete eshte duke bere, duke zgjuar popullin nga gjumi i mizerjes ku ka rene. Duke i ftuar ne nje alternative ndryshimi. Lufta vertet eshte e madhe, por ska rruge tjeter per ndryshim.
Qeveriu aktual, i ka blere te gjitha, duke filluar qe nga medja, shoqeria civile dhe grupet e interesit, por nuk ka blere dot popullin. Ky eshte fat ne nje demokraci shume te brishte dhe paralitike, sic eshte Shqiperi. Prandaj qellimi i Bashes eshte, ndergjegjësimi i popullit, per ta kthyer ate ne nje shoqeri efikase vlerash.
Por perse ky ndergjegejsim eshte jetik dhe i rendesishem per shqitparet??

Ndergjegjesimi i shqitpareve, nuk do te thote thjesht, te shohin krimin, korrupsionin, qeveriun qe vjedh, oligarket qe rrembejne, bandat, kriminlet e tjera. Keto ska shqiptar qe nuk i di dhe i ndjen ne kurriz te vet. Qellimi i ketij ndergjegjesimi eshte, qe shqitparet, pasi te vije qeveria tjeter, te mos mbyllin perseri syte dhe te flejn gjume. Jo me. Cdo qeveri qe vjen, duhet te mendohet mire per para se te dretjoje vendin. Pra une mendoj se nga keto zgjedhje qe do te behen,ndahen dy epoka: Ajo e kohes se pasdiktatures, dhe kjo qe vjen , drejt hyrejs ne europe. Rama dhe Gramozet e PPSSH, duhet te zhduken nga skena politike, dhe drejtesia duhte te vihet ne vend. Nese duam qe te ndryshojme mentalitetin, ajo fillon nga mardhenia me ligjin. Te gjithe keta qe kane vjedhur pa hesap, qeveria qe do te vije, duhet ti coje para drejtesise. Vetem keshtu fillon e poka e re.

Demokracia eshte grupim dhe vlera, ku gjishecili kontribon ne ate qe di te beje. Pra nuk eshte me Njeshi, por eshte grup individesh, ku cdo individ eshte nje vlere, ne te mire te shoqerise.

Eshte e veshtire per shqitparet, por me mire vone se kurre. Te gjitha shoqerite e civilizuara, e kane pershkuar kete rruge te dhimbshme.. Por dhe bujku i sherben bimes, per gjithe vitin, ne te nxehte dhe ne acar, ne shi e ne debore, por gezimi vjen kur ai mer te korrat.

Une mendoj se Shqiptarët duhet te mbeshtesin PD, si e vetmja menyre dhe alternative, per te permbysur kete epoke komunsite. Tani eshte faza e dyte, pas asaj te 91-shit, e cila eshte dhe me e veshtire por dhe me themelore. Shplarja e trurit duhet te mare fund, ku nje grup hajdutesh dhe oligarkesh, perfitojne padrejtesisht te mirat materiale. Une mendoj se cdo njeri, qe e quan veten demokrat, jo per shkak te teseres apo perfitimit qe ka nga partia, por nga mendesia dhe vullneti qe ai ka per ndryshim, duhet te kontriboje ne mbeshtetje te konceptit dhe mendesise se nje epoke te re, drejt europes, ne te cilen PD dhe z. Basha po lufton.

Pershendetje dhe fitore.

Facebook Comments