Nga Mirton MATAJ

◾◾◾

Nuk do kisha marrë mundimin të shkruaja për një person të cilin nuk e njoh personalisht por pas bujës nëpër fletushkat e publikuara nga Henri Çili dhe pas përmendjes nëpër intervistat e saj të njerëzve të pështirë dhe tentimit për të ndryshuar fakte dhe ngjarje që kanë ndikuar thellësisht në jetën time jam i detyruar të shkruaj pak rreshta.

1•Gjeneral Sadik Bekteshi jetoi dhe vdiq si besnik i Enverit.Është fakt i njohur prej gjithë ish të burgosurve që në burg ai mbante fotografinë e Enverit dhe përsëriste rrefrenin idiot “që po t’a dinte Enveri” etj.

2•Nipi i tij Sadri Sokoli apo Sandri vazhdoi të ushtronte detyra të larta në Elbasan dhe më pas në Ministrinë e Mbrojtjes deri në arrestimin e tij pas kritikës ndaj bunkerizimit të Shqipërisë.
Vajzat e Sandrit edhe pas arrestimit të babait vazhduan studimet e larta. Daja i tyre ishte një nga funksionarët e lartë të PPSH-së.
Atyre nuk ja u ndërprenë shkollimin edhe pas veprimtarisë antikomuniste të babai të tyre në burg ku ai themeloi Partinë Social Demokrate,as pas vrasjes së tij pas revoltës në burg një nga vrasjet më makabre ku gjigandi Sadri Sokoli u thye në dysh nga oficerët e Sigurimit mes dy stolave.

3•Nipi i tij oficeri Isa Sokoli u vra apo u ekzekutua në një gjasme aksident shumë të dyshimtë menjëherë pas arrestimit të Sadrisë.

4•Motra e tij Gjyle Sokoli dhe nipi Sherif u persekutuan dhe mbijetuan me shumë vështirësi në qytetin e Gramshit.
Në të njëjtin qytet të çuditshëm vend internimi për VIP-e bllokut ku komplet ndryshe nga çfarë shkruan Vera u vra dhe nuk u vetëvra i ndjeri Vladimir Shehu.
Autorët janë specialisti i Sigurimit të Shtetit, Kadri Gojashi i ardhur me mision të posaçëm në krye të Degës së Punës së Brendshme dhe dëshmitar dhe ndihmës polici Musa Roshi që e ndiqte si hije Vladimirin e shkretë nëpër qytet.
Nga përgjimet ata e kishin të njohur këtë formë vetvrasje të përmendur nga Vladimiri dhe e vunë në jetë ekzaktësisht.

5•Pjesa më e dhimbshme e kësaj historie është përmendja me veneracion e një personi të pështirë nga ana e Vera Bekteshit “avokatit” Ngjela.
Menjëherë pas ardhjes së demokracisë vajzat e Sandër Sokolit, Valbona dhe Ajkuna filluan interesimin për të gjetur eshtrat e të jatit i cili ishte varrosur në Pukë me diagnozë vdekje nga pushimi i zemrës,ato ju drejtuan për ndihmë avokatit si një person që kishte vuajtur dënim dhe që pretendonte se e kishte njohur babain e tyre.
Avokati tentoi t’i fuste duart motrës së madhe, duke treguar fytyrën e tij të vërtetë jo maskën anglo-saksone.

Për ironi të fatit titulli i kujtimeve të Verës përkon me një lojë me tri porta të saj.
Ajo do të krijojë simpati dhe të shesi librin dhe tek komunistët apo rilindasit edhe tek klasat e përmbysura (përcaktim i saj) por edhe tek demokratët apo të djathtët.
Në respekt për nanën Gjyle(hallën e Verës) dhe Gjyshin Zog dhe për gjithë familjen e Sokolëve shtatlartë të Dragobisë po e mbyll me kaq këtë histori të një vajze bukuroshe mëndjelehtë të ish-Bllokut,tashmë të plakur por njësoj mëndjelehtë…

Facebook Comments