Nga Drini PILKATI

Fragment

Ishte Nëndori i vitit 2000 dhe sapo isha kthyer nga Italia, pasi më kishin njoftuar se nëna ime ishte shumë e sëmurë. Në Tiranë kisha mbajtur akoma një apartament në lagjen Ali Demi, të cilën ja kisha lënë prej vitesh për banim prindërve të mij. Sapo hyra në apartament takova babain, i cili më thotë se gjëndja e nënës ishte shumë e rëndë dhe momentalisht i kishte hikur edhe goja. I kishin diagnostikuar një tumor malinjë në kokë, i cili rezultonte të ishte në fundin e ciklit të zhvillimit të tij dhe për konseguencë edhe të jetës së saj. E kisha tepër të vështirë ta mbaja vehten, përpara kësaj sëmundje pa shpresë, por kurajo e babait më bëri që unë të shtrëngohem ti jap forca vehtes, të fshij lotët dhe për të hapur më pas derën e dhomës, ku ndodhej ajo. Sapo më pa, fytyra e saj ndërroj pamje, filloj të nënqeshi, duke u munduar që të fliste, por ishte pothuajse e pamundur. Më pas ajo filloj të më tregonte me shënja një kuti të vjetër kartoni, e cila ndodhej në krahë të djathtë të krevatit të saj. E pashë që po mundohej dhe fillova ta përkëdhelja, por ajo përsëri po më detyronte me sy që ta merrja kutin në dorë. E mora kutin në dorë, por ajo po insistonte përsëri me shënja që ta hapja në sy të saj. E hapa dhe filloj ta pyes se çfarë i nevoitesh tek ajo kuti, duke nxjerë një nga një mati të gjitha sendet përpara saj, por pashë që ajo nuk po reagonte për asnjë prej tyre. Të fundit që më kap dora ishin 7 cilindra prej kartoni me ngjyrë portokalli, Kodak, të cilat i mora në dorë dhe së bashku me to edhe pak foto të vjetra të Daj Merit.
Menjëherë fytyra e saj mori një pamje serioze, dukej sikur donte të më qortonte për diçka që unë kisha harruar pa bërë. E mora menjëherë me mënd se çfar donte me thënë dhe menjëherë i futa cilindrat dhe fotografitë në kutin e vjetër ku i kishte vënë ajo, duke i thënë që do ti marrë me vehte në Itali. I Thashë se do ti mbledh të gjitha fotografit dhe negativat Daj Merit, kudo që të ishin, dhe veçanërisht ato që ajo kishte lënë në ruajtje tek arkiva e shtetit para 20 vjetësh,duke i premtuar se do ti ekspozoj. Nga fytyra e saj kuptova që po ma aprovonte fjalën time, por gjithnjë me dyshimin se nuk do ta realizoja, pasi po tundte pak si kokën dhe megjithatë kaq mjaftoj që ajo të qetësohej. Bisedimi jonë e kishte lodhur dhe menjëherë e zuri, sikur të ishte liruar nga një ankth shumë i madh. Edhe babai u çudit, i cili më tregoj se nëna kishte ditë që nuk flinte, e munduar nga dhimbjet e mëdha të kokës. Kishte shumë të drejtë, pasi kishte rreth 8 vjetë që unë e kisha lënë atë vetëm në këto problemet e saj. Kishin kaluar shumë vjet nga amaneti që ajo më kishte lënë, në lidhje me fotot e daj Merit, pasi mua mëndjen ma kishte errësuar biznesi dhe eurot, por ky nuk mund të ishte një justifikim për të lënë në haresë amanetin që më kishte lënë nëna ime.
Siç thotë populli ” Çdo fatkeqësi sjell me të vërtetë dhimbje të mëdha, por ka mbrapa edhe të mirat e veta, sepse njeriu në ato momente i thërret mëndjes për gabimet që ka bërë në jetën e tij. Dhe kështu ndodhi edhe me mua, pasi menjëherë më shkoi mëndja tek Daj Meri, një nga fotografët me të njohur të Tiranës mbas vitit 1910. Mu kujtua menjëherë që ato cilindra kartoni i kisha parë edhe gati 25 vjet më parë, kur po lironim së bashku dhomën e Daj Merit nga fototeka e tij, përpara se diktatura komuniste të villte të gjithë vrerin e saj mbi to. Siç më kishte treguar nëna ime :
“ Rreth vitit 1960, daja im Myslym Keta, i kishte kërkuar vëllezërve të gjyshes tij Ymer dhe Hysen Bali, një tokë për të ndërtuar shtëpinë e tij. Që mbas çlirimit ai kishte banuar në bllokun e udhëheqësve, për meritat e mëdha në luftë, pasi ishte edhe Hero Kombëtarë. Por aty nuk e ndjente vehten mirë sepse ishte i mbyllur si në burg, pasi kishte probleme me pritë miqtë e shumtë në shtëpinë e tij. Madje edhe baba i tij i ishte lutur që të largoheshin nga ajo vilë duke I thënë se :
“ Hikim or bir se nuk osht shtëpia e jonë, e ka bo burri i huj me paret e veta dhe un nuk mund të rrij dot si në gjema ”.
Me të vërtetë kjo shtëpi ishte e një ministrit të Zogut, Kol Thaçit, të cilën mbas çlirimit e kishin sekuestruar komunistët për familjet e tyre. Për këtë arsye ata ishin larguar nga ajo shtëpi dhe kishin shkuar të banonin përkohësisht tek pallati i oficerave madhorë, në krahë të kryeministrisë. Aty Lymi ishte bërë me tre fëmijë dhe apartamenti që kishte nuk i mjaftonte më, prandaj i kishte kërkuar vëllait të gjyshes së tij, Ymer Balit, një sipërfaqe toke për të ndërtuar shtëpin e tij private. Kështu Ymer Bali që i kishte të gjithë pronat në emrin e tij, thërret vëllain e tij, Hysenin dhe motrën Gjylen ( Gjyshen e Lymit ) për të vendosur së bashku ku dhe sa tokë ti jepnin stërnipit të tyre. Që të nesërmen ata kishin thirrur edhe mbesën e tyre, Nurijen dhe djalin e saj, Lymin, për ta pyetur se sa tokë donte dhe të zgjidhte edhe vëndin ku do ta ndërtonte. Lymi i thotë:
“ Mu më mjaftojnë vetëm 500 metra, por kam dëshirën këtu në parcelën e parë, sepse është më afër rrugës Mihal Grameno ”.
Por daj Meri i përgjigjet :
“ Vetëm aty jo mor bir se osht vakëf, se aty janë kockat e babës tim, qi e kom varros me durt e mia në vitin 1919 dhe gjysh Balit, Hoxhës xhamis tonë “.
Një ditë të shtunë dhe të dielë të vitit 1961 kishin ardhur puntorët e ndërmarjes të ndërtimeve ushtarake dhe brënda këtyre dy ditëve kishin hapur kanalet e themeleve. Lymi ishte në gjyeti me shokët e tij dhe daj Meri ishte shtruar në spital, pasi kishte një ftohje te rëndë. Atë ditë gruaja e Lymit i kishte thënë puntorëve që themelet ti hapnin në bahçen e vogël të daj Merit, ku ishte vakëfi me varret e saj dhe kjo ishte arsyeja e parë e nisjes së sherrit në familjen tonë. Të dielën në mbrëmje Lymi ishte kthyer nga gjyetia dhe të hënën kishte shkuar tek daj Meri, për të parë fillimin e punimeve në shtëpinë e tij. Atje verifikon që shtëpia ishte ndërtuar mbi vakëfin e xhamisë, tamam mbi varet e të parëve të nënës së tij dhe kur kthehet në shtëpi kritikon rëndë gruan e tij, pasi në këtë mënyrë e kishte futur naë siklet me dajat e nënës së tij , Merin dhe Cenin. Puntorët kishin spostuar edhe gurët e shënimit të vareve dhe daja i thotë atyre që ti gjenin urrgjentisht ato dhe themelet të paktën ti spostonin më shumë nga e djathta e tyre. Të martën mbasdite del nga spitali edhe daj Meri dhe vëllai i tij Ceni e njofton për atë që kishte ndodhur, duke i çuar fjalë Lymit të vij e të takohet me to.
Të nesërmen që në mëngjes gjyshja vjen tek shtëpija e dajave dhe takon përpara nënën e saj, Gjylen, për të ndërhyrë për shuarjen e sherrit që kishte hyrë midis vëllezvrve të saj, Merit dhe Cenit. Ata bënin fajtorë njëri tjetrin për atë që kishte ndodhur, pasi daj Meri i thonte vëllait se :
“ Ti ishe aty kur erdhën puntorët dhe nuk duhet ti lejoje të prishnin vorret ”.
Ndërsa Ceni i përgjigjej se :
“ ti e ke fajin që nuk e caktove mir venin e ndërtimit “.
Motra e tyre, Gjylja, kishte një autoritet të padiskutueshëm para vëllezërve dhe në atë rast kishte ndërhyrë pranë tyre për shuarjen e sherrit. Kur vjen Lymi për ti takuar, i kërkon falje për atë që kishte ndodhur, por ata ishin larguar në heshtje të plotë dhe ishin mbyllur në dhomat e tyre, pasi nuk donin të bënin sherr me stërnipin e tyre. Ky ishte peshqeshi që ata i kishin bërë mbesës së tyre Nuries, e cila do të bashkëjetonte me djalin e saj.
Mbasi kishte siguruar vajzën e sai në shtëpinë e djalit, më fund të vitit 1962, nondaja, Gjylja, u nda nga jeta. Rreth vitit 1963, Daj Lymi e kishte ndërtuar shtëpin e tij, e cila kishte dalë një vilë e bukur, por e pa mbaruar , pasi nuk i kishin mjaftuar paratë. Për ta mbaruar për banim, ai kishte shitur edhe një shtëpi që gjyshi kishte pas në fund të rrugës Qemal Stafa dhe motrat e tij ja kishin falur edhe pjesën e tyre. Këtë vitë dy vëllezërit Bali kishin vendosur që pronën e mbetur t’ja dhuronin stërmbesës, Tiftires, nënës time, e cila kishte kohë që kujdesej për shëndetin e tyre. Më kujtohet fare mir që ato vite nënën tonë e shihnim fare pak, pasi sa kthehesh nga puna, ajo kalonte tek dajat, Cenit dhe Merit për tu kujdesur për ushqimin e tyre dhe natën vonë kthehesh e lodhur në shtëpi. Për tu kujdesur për ne, kishte marrë nga Kolonja kushërirën e babës, Muzejenin, e cila bënte gjithë punët e shtëpisë tonë të madhe, pasi asokohe banonim tek pallati i Merlikës në rrugën e Durrësit. Kështu po këtë vitë daj Meri depozitoi testamentin e tij pran Noteres, ku përcaktonte që të gjitha pronat e tij mbas vdekjes ja lente mbesës së tij, Tiftires. Këtë vendim të vëllait e aprovoj dhe vëllai i tij Ceni edhe pse nuk kishte asnjë titull për këtë, pasi kur ishte bërë testamenti ai ishte prej shumë vitesh në Kurbet.
Ky ishte momenti kur midis familjeve tona filloj sherri, por burrat e saj fisnikë arrinin menjëherë ta shuanin atë dhe për pasojë gratë rrinin në vëndin që i takonte. Myslym Keta nuk mundi ta gëzojë më shumë se tre vite shtëpin e tij të re, pasi në 26 shkurt të vitit 1966 ai ndahet nga jeta . Ai ishte ishte bërë prej kohësh objekt i diktatorit Enver Hoxha. Ishte një vrasje e pabesë, megjithëse diktatura u mundua ta justifikojë atë si aksident automobilistikë. Por e vërteta ishte ndryshe se para dy vjetësh një letër anonime kishte rënë në duart e diktatorit Enver Hoxha, që e njoftonte se :
“ Myslym Keta ka thënë që do të vrasi ty , që shpëtoj ky popull “.
Këto ja kishte thënë babës tim vetë Kadri Azbiu, mbas vitit 1967, madje edhe emrat e atyre që kishin shkruar letrën anonime, duke i shtuar se nuk duhej të ikte për gjyeti nga zona e Peshkopisë, ku shkonte shpesh, se Enveri kishte dhënë urdhër ta vrisnin, sikur donte të arratisjes.
Ishte tradhtia më e madhe që i kishin bërë Lymit shokët më të afërt të luftës, duke filluar nga Beqir Balluku, e deri tek shoku më i afërt i tij Adnan Qatipi. Kjo ishte arsyeja që në varrimin e dajës, ku morri pjesë i gjithë populli në formë manifestimi, Beqir Balluku dhe udhëheqës të tjerë nuk morrën pjesë në varrim. Por nëna ime e dinte se çfarë kishte ndodhur dhe ishte e papajtueshme me këta tradhtarë dhe kur Adnan Qatipi kishte ardhur për ngushëllime në shtëpi, ajo ishte ngritur në mes të burrave duke Ii thënë se :
“ Si ke ftyr të vish për ngushllim tek vllai im, se ti je spiuni i tij “.
Nëna ime kishte vite që nuk e shihte dot me sy Adnanin, i cili e kishte tradhtuar dajën tek Beqiri edhe në rastet më banale.
Mbas vrasjes së dajës çdo marveshje midis dy burrave të vërtetë të familjes tonë u harruan dhe vëndin e tyre e zunë gratë. Nga xhelozia e pronave, sherrit i frynte Tezja ime edhe pse ishte më e kamura e familjeve tona. Burri e kishte lënë atë në një gjëndje shumë të mirë ekonomike, pasi kishte një vilë të bukur në qëndër të Tiranës, mu përballë mapos madhe, si dhe një shtëpi më të vjetër ngjitur me të .
Ndërkohë daj Meri kishte ndjekur të gjitha torturat psikollogjike të mbesës së tij, Nuries, e cila ishte bërë objekt i sulmeve të nuses, vetëm për pronat e tij. Më e shëmtuara se nusja kishte arritur ti fshehte edhe kafen, por ajo nuk ndihej, pasi nuk donte që ta merrte vesh nëna ime dhe atë e pinte me Daj Merin. Dajat e saj, Meri dhe Ceni habiteshin që si kishte mundësi që të ndodhte kjo, pasi ne nuses i dhamë tokën më të mirë dhe për hatër të Lymit pranuam edhe që ajo të dhunonte vakëfin dhe kockat e të parëve tanë. Ai e porosiste nënën time që të ruante qetësinë, pasi e rëndësishme në atë kohë ishte vetëm qetësia dhe luste zotin për shëndetin e fëmijëve jetim që kishte lënë pas Lymi.
Ishte fundi i marsit të vitit 1967, para se daj Meri të sëmurej rëndë dhe ai thërret nënën time, Tiftiren, për ti lënë amanetet e fundit. Siç tregon nëna ime :
“ Kur hyra në dhomë, në kokën e krevatit të tij Daj Meri kishte vënë një xhaketë të palosur keq, gati të zhubravitur. Kjo më bëri përshtypje sepse ai ishte shumë i rregullt dhe e mora menjëherë në dorë për ta varur tek karrikja në krahë të tij, por sa e ngrita, ajo më ra menjëherë në tokë. E habitur, por duke qeshur unë i them daj Merit :
” Ça ke fut ktu mër daj ”
Por ai duke qeshur më përgjigjet :
” Mos kij marak or goc se kur të vdesi daja, ato janë të gjitha tujat ”
Duke shtuar :
” I kom rujt prej shumë kohe për me i çu në Viennë, por siç duket askujt nuk i ka shku mo menja për mu. Kujdes or gocë se nuk duhet ti shohi kërkush se sigurimi për këto të fut në burg, se nuk o mo Lymi gjallë ”
Dhe sytë e tij filluan ti lotonin. Por edhe unë i përgjigjem :
“ Mos ki merak daj Mer se ti do të jetosh gjatë dhe ato të duhen për jetën tënde ”.
Të gjithë xhepat e xhaketës ishin mbushur plot me napolona florini dhe ishin qepur me kujdes me spango. Menjëherë unë e vendosa xhaketën ku e kishte lënë më parë edhe Daj Meri.”
Daj Meri kishte shumë flori dhe këtë e dinin të gjithë pjestarët e familjeve tona, por ato nuk ja premtonte askuit, pasi i ruante për ish familjen e tij në Viennë. Rreth vitit 1966, mbas vrasjes së dajës, një miku i tij që kishte ardhur nga Vienna dhe i kishte thënë, se në ambassadë kishte takuar një burrë rreth të dyzetave i cili kërkonte të vinte në Shqipëri për të takuar babën e tij, por ambasada e sorollaste për vizë. I kishte thënë atij që jam djali i Ymer Balit, por kam disa vjetë që nuk po më japin vizë dhe e kishte pyetur që si kishte mundësi të ndodhte kjo. Nga frika ai nuk i ishte përgjigjur, por i kishte premtuar se do ta njoftonte daj Merin. Kishte qënë periudha që daj Lymi ndiqesh nga sigurimi i shtetit dhe prandaj nuk i kishin thënë asgjë dhe mbas vrasjes se tij gjithçka ishte mbyllur. Tashmë daj Meri nuk kishte asnjë mundësi tjetër, përveçse të priste fatin e tij. Një ditë para se të jepte shpirt, gjyshja e njofton nënën time se daj Meri është rëndë dhe ajo del nga puna che me makinën e babës shkon tek daj Meri, cili dukej momentalisht se ishte përmirësuar. Gjyshja i thotë nënës time se :
“ Shko rregullo kalamojt dhe nesër në mëngjes hajde se daj Meri është pak më mirë”.
Pasi u sigurua se daj Meri ishte përmirësuar, nëna jonë ishte e padjallëzuar dhe vjen në shtëpi për të na parë ne dhe të nesërmen që në 6.30, kur babi shkonte në zyrë, makina e tij e çoj atë direkt tek daj Meri. Ai kishte dhënë shpirt gjatë natës dhe përpara kishte kërkuar me insistim nënën tonë dhe ato i thonin që po vien, por ai kishte mbyllur sytë një herë e përgjithmonë. Gjatë rregullimit të krevatit të tij, ajo kishte vënë re mungesën e xhaketës së daj Merit dhe për këtë pyeti nënën e saj, por nuk mori asnjë përgjigje. Daja Lymi kishte 14 muaj që ishte vrarë dhe për hatër të tij ajo nuk donte të bonte asnjë sherr.
Në 1972 ndahet nga jeta edhe djali i tezes time, Hysen Kazazi. Kishte gati një vitë që rrinte i shtruar në spital dhe ishte mërzitur së tepërmit, prandaj pa i thënë askujt ai kishte tentuar të dilte nga spitali dhe kjo tentativë rezultoj vdekjeprurse për të, pasi të nesërmen ai dha shpirt. Humbja e Hysen Kazazit ishte shumë e rëndë për mua, pasi përveçse ishim moshatarë dhe kushërinjë, ne ishim edhe shumë shokë. Ceni ishte një djalë tepër i pashëm dhe plot me talent, ai shkonte mbasdite në teatrin popullorë si figurant, pasi e ëma punonte si robaqepse në rekuizitën e tij. Paradite e gjente kohën të shkonte edhe në radio Tirana për të regjistruar si dopiatorë dhe kishte qejf që të më merte edhe mua për të bërë rregjistrime radiofonike dhe mbaj mënd që idhulli i tij atëhere ishte Reshat Arbana, për të cilim më thoshte se e kishte shokë. Provova edhe unë të bëja regjistrime në radio, sepse merrte edhe lek, por mbas disa provash unë nuk isha i aftë, pasi kisha shumë emocione. Mbas shkollës, të shtunën mbasdite unë shkoja me bujt tek shtëpia e tij dhe nuk më harroet asnjëherë dita e dielë, kur që në mëngjes ne dilnim në krahë të mapos së madhe, ku blenim bugaçe Elbasani dhe më pas akullore me krem vanilje tek Gogt. Ceni ishte xhymert i madh, pasi nuk më lente asnjëherë me pagu, pasi që në mëngjes ai ja merrte me zor lekët tezes time, e cila ishte pak koprace. Mbasdite takoheshim me shokët e tij, veçanërisht Lorenc Lalën, djalin e operatorit të njohur, Dhimitër Lala , i cili punonte me nënën time në Kinostudio. Të dielen në darkë ndaheshim, pasi duhet të pregatitesha për në shkollë dhe për mua ato ishin ditët më të bukura të javës, deri sa të vinte e shtuna tjetër.
Për Hysenin thonin se i kishte ngjarë komplet të jatit, Dyr Kazazit, i cili ishte një tregtarë i njohur në Tiranë, pasi kishte marrë me qerra kafe Kursalin, në krahë të Bashkisë vjetër. Ishte nga familja e madhe e Kazazve dhe vëllai i tij kishte qënë kolaboracionist i fashizmit dhe për këtë e ishte vrarë me atentat Kajo Karafili. Megjithatë Dyrri ishte beniamini i familjes tonë, veçanërisht për dajë Lymin dhe babën tim, Sabriun dhe arsya e mësipërme nuk kishte asnjë rëndësi edhe pse ato ishin me detyra të rëndësishme në qeveri. Edhe në rastin e martesës së tij me tezen tonë, asnjë nga familjet tona nuk shprehu as kondërshtimin më të vogël.
Edhe pse nga komunistat kishte shumë zëra për vëllain e Dyrit, asnjë nuk e pati kurajon t’ja thoshte në sy, si dajës, ashtu edhe babit tim ndonjë opinion kundra tij, por përkundrazi të gjithë ata morrën pjesë në dasmën e tij.
Siç tregonte nëna ime :
” Dyrri ishte një burrë esnaf dhe me zëmër të madhe, ashtu siç ishte njohur edhe familja e tij në Tiranë si Derë e madhe”.
Mbas humbjes së parakohshme të djalit të tezes, në familjen Kazazi mbaruan burrat, ndërsa gratë i mori mami për të banuar në shtëpinë tonë. Atyre i lëshuam një dhomë të madhe në katin e parë. Asokohe lufta e klasave në Shqipëri ishte e ashpërsuar së tepërmi dhe Zamira rezikonte ndonjë efekt të saj, por prezenca brënda familjes tonë, ja përmirsonte biografinë e saj. Pikërisht në atë periudhë Zamirës i doli e drejta e studimit për në fakultetin, dega kimi Industriale. Që nga ajo ditë Zamira ishte motra jonë, madje më e përkëdhelur edhe se motra ime e vërtetë, Lida.
Atë vitë ishte fejuar edhe djati i madh i dajës, Arbeni dhe e fejuara e tij quhej Pranvera. Ne kishim shpresë që ajo do të sillte pranverën edhe në mardhëniet midis familjeve tona, por nuk rezultojë e tillë, pasi ajo solli një dimër të ftohtë dhe të erët. Në prag të martesës së Arbenit, gjyshen tonë e përzunë përfundimisht nga shtëpia e djalit të saj, Heroit Kombëtarë Myslym Keta. Atë natë nëna ime ishte atë duke qarë në dhomën e daj Merit. Mbasi e mori vesh se çfarë kishte ndodhur, ajo e solli edhe gjyshen në shtëpinë tonë, të cilës që atë natë i vumë në disposicion një dhomë pritje që kishim në katin e parë. Megjithatë gjyshja jonë rrinte gjithën ditën e ditës tek bahçja, se donte të shihte nipër dhe mbesa deri sa të dilnin nga puna ose shkolla, duke i dhënë gjithçka që ajo kishte pas shpirtit. Edhe nëna ime i kishte lënë dorë të lirë nënës së saj, për gjithçka në pronat e vëllezërve Bali edhe pse me dokumenta ishte vetë pronare e saj.
Pak para se të martohej Arbeni, gjyshja i dha atij gjithë paret e saj, madje edhe mjaft napolona florini që kishte marrë nga ato të daj Merit dhe daj Cenit, pa dijenin e nënës time.
Gjyshja jonë ishte një grua me karakter të fortë dhe nuk mund të pranonte që të mbyllte jetën e saj në shtëpinë e dhëndërit edhe pse ishte shumë e mirëpritur. Ajo bisedoj me nënën time, tashmë testamentare e pronave të daj Merit, për të ndërtuar një shtëpi të vogël, pjesërisht mbi shtëpinë e madhe të familjes Bali. Dhoma e daj Merit, ku ishte depozituar edhe fototeka e tij, u la që të riparohej si shtëpi Muze, në kujtim të veprave artistike të daj Merit dhe për këtë nëna ime bëri kërkesën përkatëse për leje për ta riparuar. Kështu në vitin 1973 gjyshja jonë bën kërkesën për kredi për fillimin e ndërtimin e shtëpisë së re, në baçen e dej Merit, për vehte dhe motrën time Lidën, të cilën e kishte rritur ajo vetë, mbas divorcimit të nënës time me burrin e parë. Për pak kohë kërkesa për Kredi u aprovua dhe nga mezi i këtij viti filloj menjëherë ndërtimi i shtëpisë. Kjo shtëpi bëhet arsye e xhelozizë së tezes tonë, e cila edhe pse kishte dy shtëpi private në qëndër të Tiranës, filloj të pretendonte, duke ofruar mjete financiare për zmadhimin e kësaj shtëpia. Por këtë propozim nuk e pranoj vetë gjyshja jonë, e cila thirri të dy vajzat e saj, Verën dhe Tiftiren, për të sqaruar dhe vendosur për këtë arsye. Në këtë marveshje familjare, tezja ime propozon që ti japi motrës time 100.000 lekë dhe të bëhesh bashkëpronare me gjyshen time, por ajo nuk u pranua nga vetë gjyshja jonë. Ajo i kujtoj tezes se ne të treja, unë, ti dhe vajza jote, kemi vite që jetojmë në shtëpinë e Tires, prandaj nuk është e drejt ti bëjmë këtë poshtërsi. Kështu u ndanë atë ditë gratë e familjes tonë, të cilat jetonin bashkë nën kulmin e shtëpisë tonë, por që tezja nuk ngeli e kënaqur nga ajo marveshje.
Në mesin vitit 1974 babanë tim e përjashtuan nga partia dhe për këtë nuk i kishte ardhur vinte keq, pasi kishte mbetur një lidhje vetëm formale. Por e keqja ishte se në fillim të 1975 kjo u pasua me dëbimin e tij nga Tirana, duke e transferuar me punë në kooperativën bujqësore të Buzit të Tepelenës. Ky ishte momenti i vazhdimit të tradhëtisë ndaj familjes time edhe pse nuk ishte e aspak e moralshme për familjet tona. Ndërkohë nëna ime vazhdonte provizorisht punën në Kinostudio, por pritej që furia e diktaturës të binte edhe abi të, por aspak këtë nuk e pritnim nga të afërmit tanë. Një muaj më pas shtëpia e gjyshes kishte mbaruar edhe fatkeqësisht gjyshja ishte shtruar në spital, pasi ishte sëmurë rëndë dhe për tu kujdesur shkonin me radhë tezja dhe nëna ime. Një paradite nënën time thërresin nga spitali, pasi gjyshja ishte në orët e fundit të saj dhe nuk i dilte shpirti pa folur me nënën time. Sapo ajo mbriti në kokën e krevatit të saj, ajo i përkëdheli ballin dhe nga kjo gjyshja i hapi me zor sytë dhe me zërin e mekur i tha nënës time :
“ Më fal oj goc se të kom tradhu, por e kam bërë për jetimt e çunit tim “
Nga sytë a saj nuk po i dilnin më as lotët e fundit, pasi ato ishin konsumuar prej kohësh nga vajtimet e shumta për djalin e saj. Por edhe nëna ime ju përgjigjë se :
“ Ta kam falë moj non, se Lymi ishte edhe vëllai im ”
Kaq mjaftoj dhe ajo të jepte edhe frymën e fundit që i kishte ngelur.
Prej vitesh nëna ime e kishte kuptuar që ajo i kishte dhënë djalit të madh të Lymit napolona florinj nga ato të daj Merit dhe Cenit, por nuk i kishte rënë asnjëherë në sy. Ndërkohë që Arbeni, tashmë 27 vjeç, nuk e kishte mbrojtur gjyshen e tij, kur e kishin përzënë nga Shtëpia. Shtëpia e gjyshes nuk kishte mbaruar përfundimisht, por nderi dhe zakoni e donte që arkivoli i saj duhej të dilte nga shtëpia e dalit të saj. Prandaj nëna ime dhe miqtë e shumtë, insistuan që ceremonia të bëhej tek shtëpia e Lymit dhe për pasojë arkivoli i saj doli siç i kishte hije, nga dera e djalit.
Mbasi kishin mbaruar të gjitha adetet e ceremonis së vdekjes së gjyshes, një ditë prej ditësh e gjithë familja jonë ishim shpërndarë, kush në shkollë e kush në punë dhe në shtëpi kishim lënë vetëm tezen tonë. Ku u kthyem nga shkolla , nuk vumë re mungesën e saj, por kur erdhi nëna jonë nga puna , ajo na pyeti :
“ Ku është Veri dhe Zamira. “
Dhe ne ju përgjigjëm se ne nuk dinim gjë. Pasi hëngri bukë ajo u nis të shkonte tek baçja jonë dhe shtëpia e gjyshes, e cila lidhej me vilën ku banonim, nëpërmjet një dere të vogël . Mbas gjysëm ore ne e shohim nënën tonë të kthehet e skuqur nga fytyra, por edhe tepër e habitur. Edhe pse nuk ishte besimtare, ajo psherëtinte :
“ Allah – allah çna ka gjet “.
Ne u habitëm me të dhe e pyetëm se çfarë kishte ndodhur dhe ajo na u përgjigjë se kishte shkuar tej shtëpia e nonës. Aty kishte gjetur Tazen dhe Zamirën, të cilat sapo e kishin parë atë ishin futur në shtëpi dhe nuk i hapnin derën. Nga brënda ato i thonin që mos hajde mo këtu se kjo është shtëpia e jonë. Kishte marrë dhe kishte dhëne, por ato nuk e hapnin në asnjë mënyrë derën dhe pastaj e tronditur ajo ishte kthyer tek ne. Në moment, së bashku hapëm derën e dhomës që i kishin lënë atyre në dispozicion dhe vumë re që të gjitha plaçkat personale ato i kishin marrë me vehte. Ky ishte shpërblimi që ato po i jepnin nënës time, për gjithë sakrificat shumëvjeçare që ajo kishte bërë për ato, madje në momentin më të vështirë të familjes tonë. Babai punonte si ekonomist në koperativën bujqësore të Buzit të Tepelenës dhe nëna vazhdonte punën në Kinostudio. Kjo ishte puntata e parë e vuajtjeve për prindërit e mij, pasi kështu e niste gjithmonë diktatori furinë e tij skizofrenike, kundra armiqve të tij imagjinarë.
Mbasi i kishin vrarë babën para disa vitesh, diktatura komuniste e bëri djalin e madh të Lymit , Arbenin, komunist dhe si për karshillikë të hallës së tij, e kishin pregatitur atë për ta zëvëndësuar Arbenin, komunist dhe si për karshillikë e kishin pregatitur për të zëvëndësuar hallën e tij në Arkivën e Kinostudios, ku ajo kishte punuar prej vitesh. Dhe kështu ndodhi në të vërtetë, sepse mbasi e përjashtuan nga partia edhe nënën time, e larguan nga puna, ata futën Arbenin në Arkivën e Kinostudios. Ishte strategjia e Enverin që të futnin grindjen brënda familjeve me emër në Tiranë, duke afruar rreth vehtes ato pjestarë që ishin më të dobët nga ana psikollogjike. Mbas pune Arbenin e kishin caktuar edhe në kryesinë e këshillit e lagjes tonë dhe punën e parë që ai bëri, ishte shkatërimi përfundimtarë i shtëpisë Daj Merit. Atë kohë ne mezi po mundoheshim ta mbanim në këmbë pjesën e dhomës daj Merit, pasi Tezja dhe Arbeni e kishin futur atë midis shtëpive të tyre, dhe mezi prisnin momentin për ta hedhur të gjithë në shesh.
Kishte kohë që nëna ime kishte bërë kërkesën për ta riparuar shtëpin e mbetur të Daj Merit, gjithmonë me qëllimin e bërjes së një ekspozite me fotot e shumta të tij. Ishte një ditë e shtunë, kur nëna ime kishte marrë për ndihmë dy djem të lagjes tonë, Ben Kuqin dhe Dash Çelikun, të cilët ishin shpesh të gatshëm për ta ndihmuar edhe në vjeljet e pemëve të bahçes tonë. Kishte frikë me marrë paraprakisht një usta, pasi mund të qëllonin nëpër mure armatime të luftës dhe mund të ndodhte ndonjë tragjedi që në ato kohë ishte e papranueshme. Siç tregonte nëna jonë :
“ Gjatë luftës me njësitet guerrile, Lymi i fshehte tek shtëpia e daj Merit të gjithë armët dhe municionet e tij nga fashistët, sepse ishte në periferi të Tiranës dhe kishte mundësinë të largohej shpejt. Por gjetja e tyre në diktaturën komuniste, do të kishte pasoja shumë më të rënda, se sa ti kishin kapur vetë fashistët. Këtë e kishte provuar edhe vetë nëna ime gjatë ilegalitetit me grupin e Debatikut, ku për një rast të tillë kishte ndëjtur vetëm 3 orë në questurën e policisë fashiste në Tiranë, që e kishin afër shtëpisë. Ato kohë Lymi nuk më ndante asnjëherë nga vetja, pasi kishte qvnë ai që më kishte organizuar me luftën antifashiste ”.
Në diktaturën komuniste nëna jonë do të hynte direkt në burg, pasi ishte një argument më shumë për ta dënuar të gjithë familjen tonë, për organizimin e ndonjë atentati fantazëm kundër partisë komuniste. Kishte pasur të drejtë nëna ime, pasi gjatë kontrollit nën çati Dashi gjeti një bombë dhe një granatë, të cilat po i mbante pa kujdes në dorë. Sapo nëna ime i pa bombat në duart e Dashit, i bërtiti atij që të mos bënte më asnjë lëvizje, duke vajtur ti marrë menjëherë me duart e saj. Në këtë mënyrë ajo jo vetëm që i shpëtoj atyre jetën dhe përveç tmerrit që mund të kishte ndodhur, hajde të merreshe edhe me sigurimin e shtetit, e cila mezi e priste këtë takim me nënën time.
Të dielën në mëngjes unë dhe nëna ishim duke pritur që të vinte një usta për të filluar riparimet e dhomës së daj Merit. Ishte baba i Fisnikut, një piktori të Kinostudios, i cili filloj menjëherë punë për riparimin e çatisë që do të zgjaste edhe dy ditë të tjera. Mbasi u largua ustaj dhe nëna ime, mbasdite unë ndëjta edhe pak rreth baçes, duke mbledhur ca kumbulla për ti çuar në shtëpi. Kishim shumë lloj kumbullash në bahçen tonë, të cilat daj Ceni i kishte sjell vetë nga Italia, por më të mirat ishin një tip me kokra të mëdha jeshile, por që zemrën e kishin të kuqe. Ishte fillimi i korrikut 1976 dhe ato kishin filluar të piqeshin dhe unë e kisha zakon që të zgjidhja çdo ditë më të pjekurat. Në murin e ulët që ndante bahçen tonë me shtëpinë e dajës, shoh gruan e dajës, e cila po më thërriste. I afrohem dhe ajo me buzëqeshje po më pyeste në lidhje me riparimin e dhomës së daj Merit, sikur nuk i interesonte dhe unë po i përgjigjesha pa pikë djallëzie. Ajo ishte shumë e sëmurë nga Tiroidet dhe kishte kohë që rrinte në shtëpi, por duke e parë me syrin e sotëm, e kishin zënë mëkatet e të parëve të families Bali.
Të martën në mëngjes vjen një kontroll nga bashkia e Tiranës, me një shkresë te firmosur nga sekretarja e sak Lefkothe Dushku , e cila urdhëronte që të ndalohej riparimi dhe banesa të lihej në gjëndjen që ishte paraprakisht, domethënë siç e kishin dëmtuar të afërmit tanë.
Nëpërmjet gruas së dajës informacioni që i kisha dhënë unë, kishte kaluar tek djali i saj i madh, Arbeni , i cili kishte knjoftuar Bashkisë së Tiranës dhe konseguenca ishte shkresa e më sipërme me gjithë vendimin për ta kthyer në gjëndjen e mëparshme. Sigurisht që ne nuk e pranuam atë shkresë sepse nuk ishte e drejtë, pasi familjarët tanë e kishin sjellë atë shtëpi në gjëndje të mjeruar. Mbasi mbaroj riparimi i çatis , i dhamë edhe pastrim dhomës së daj Merit dhe fototekës dhe kjo ishte hera e parë që unë i kisha parë 7 cilindrat, të cilat së bashku me disa foto të vjetra të tij, i solli në shtëpinë tonë. Prej arkave me xhamat e negativave, ne nuk mund të merrnim asgjë në shtëpinë tonë, pasi nuk dinim se sa do të rrinim atje. Kishim frikë edhe nga ndonjë kontroll i sigurimit të shtetit, pasi parashikonim edhe ndonjë arrest të babait tonë dhe fotografitë ose negativat ishin më shumë të periudhës së Mbretit Zog. Kjo periudhë historike e Shqipërisë nuk i kishte pëlqyer asnjëherë diktatorit dhe mund të quhej edhe propagandë armiqësore, për të cilën mund të akuzohej edhe babai im.
Që të nesërmen e asaj dite, nana ime paraqitet në Komitetin Ekzekutiv të lagjes nr 1, ku takon kryetaren e saj, Luiza Kitën, e cila ishte gruaja e një shokut të afërt të dajës dhe babës tim, Dhimitër Mano, shkurt Lola. Ajo e pyeti Luizën për letrën që i kishte ardhur nga Komiteti ekzekutiv i Tiranës, për prishjen e shtëpisë së Daj Merit, por ajo i përgjigjet :
“ Se nuk kishte asnjë dijeni ” .
Por nëna ime i përgjigjet se :
“ Unë pata bërë kërkesë tek ju për të riparuar shtëpinë e Daj Merit dhe ju më kishit thënë që ta riparoj provizorisht, deri sa të aprovohej “.
Luiza ishte një grua e zgjuar, me karakter dhe nga fjala e nënës time ishte vënë në pozitë të vështirë, prandaj nuk mund ta mbante për vehte këtë turp dhe në konfidencë i thotë:
“ Jam dakord që më ke bërë kërkesë për riparim dhe si miq që jemi të thashë ta riparosh provizorisht dhe nuk e haj fjalën. Por ti e kupton se në çfarë situate jemi ne të dyja dhe unë për këtë nuk mund të rrezikoj familjen time, megjithatë unë e kam thënë fjalën time për mirë , por të keqen nuk e ke nga unë, por nga nipi jot që ke në këshillin e lagjes .
Por një ditë prej ditësh në ndihmë të keqbërësve të familjeve tona erdhën edhe puntorët e pasurisë së shtetit, për të prishur pjesën që ata pretendonin se ishte shtuar. Ato ditë e mbaj mënd si sot, kur nëna ime i lutesh puntorëve me lotë në sy që të mos ta prishnin shtëpin e daj Merit, se ishte shtëpia e fotografit më të njohur të Tiranës, por ata kishin urdhër. Tashmë ajo ishte armike e popullit, por më shumë e nipit të saj, i cili kishte dorë në prishjen e shtëpisë së daj Merit. Përveç kësaj nuk arrita të kuptoja vetëm një gjë, se çfarë faji kishin kutit me xhamat e negativa, të cilat puntorët filluan të hidhnin në gropën e gëlqeres aty afër. Me këtë veprim, Arbeni bëri krimin më të madh të jetës së tij, zhdukjen pa lënë gjurmë të veprave artistike të Daj Merit, madje edhe trashëgiminë kulturore të familjes së tij. Në periudhën më të vështirë të jetës tonë, njerzit më të afërt të nënës time, u kthyen në armiqtë tanë më të betuar.
Atv vitë ne na lagruan nga Vila e Pyjeve dhe për konseguencë nga baçja e daj Merit, duke na dhënë një apartament në rrugën Ferid Xhajko, përballë uzinës Dinamo. Pjesën më të madhe të fotove të daj Merit, nëna ime i solli edhe në këtë shtëpi dhe ishte hera e fundit që ajo hynte në pronat e saj. Mbasi u sigurua me sistemimin tonë në apartamentin e ri, e demoralizuar nga sjelljet e të afërmve të saj, në shtator të vitit 1976 ajo u nis mbas burrit të saj, në Buz të Tepelenës. Atje filloj punë në librarinë e këtij fshati, pasi vetëm në këtë mënyrë ajo kishte mundësinë të vinte në Tiranë për furnizime me libra, por edhe për të parë fëmijët e saj. Pikërisht në atë periudhë edhe mua më larguan nga Tirana, pasi mbas mbarimit të universitetit, më caktuan me punë në rrethin e Pukës.
Siç e kishim edhe parashikuar, në vitin 1979 arrrestuan edhe babën tonë, Sabri Pilkatin për veprimtari armiqësore dhe agjitacion e propagandë kundër partisë. Gjithçka mund të prisje nga sigurim i shtetit, i cili për të dënuar një kundërshtar politikë, mund të përdorte çdo argument, qoftë edhe më qesharakët, siç ishin fotografitë e Daj Merit. Mbas arrestimit të babait tonë, si kryetar i grupit të Tiranës, nëna jonë kthehet në Tiranë pranë familjes. Jetonin akoma në apartamentin e rrugës Ferid Xhajko, pranë uzinës Dinamo, ku kishin mbetur vetëm motra e madhe, Lida, që punonte si arsimtare në Babru dhe vëllai i vogël, Iliri, që kishte filluar punë tek Gani Luzi. Vëllanë e madh mbas vitit 1976 e kishin larguar nga Gazeta Zëri i Popullit dhe transferuar si arsimtarë në malësinë e Shënpalit të Tiranës. Sapo erdhi në Tiranë, nëna ime beri disa tentativa per të hyrë në pronat e saj, por nuk u lejua nga motra Vera dhe vajza e saj, Zamira, të cilat tashmë kishin disa vite që kishin zaptuar shtëpinë e gjyshes. Në një temntativë të tillë e shoqërova edhe unë, por na doli përpara, Kollovari i vajzës tezes , Besnikë Sykja, professor në fakultetin e Bio – Kimisë, që atë kohë gëzonte edhe mbrojtjen e Ramiz Alisë. Madje mua më denoncuan edhe në prokurori, pasi i kisha thënë atij:
“ Se konjuktura e favorizonte atë , por nuk do të zgjaste edhe shumë kohë “.
Aty verifikova që shtëpinë e mbetur e daj Merit kushërinjtë tanë e kishin hedhur në tokë, për të zhdukur çdo gjurmë të ekzistencës së saj. Jam i bindur se po të kishin qënë gjallë burrat e vërtetë të familjes Kazazi, Dyrri dhe djalit i tij, Hyseni, këto çmëndurira nuk do të ndodhnin kurrë. Por edhe kësaj radhe mallkimi i prishjes së vareve të familjes Bali kishte bërë viktimën e dytë, pasi Kollovari që na detyroj të largohemi nga pronat tona, vdiq shumë shpejt nga kanceri.
Një ditë të fillimit të vitit 1980, nëna ime kishte shkuar në arkivën e shtetit për të depozituar në ruajtje fototekën e Daj Merit që kishte mbetur, por drejtuesi i saj Spiro Rusho fillimisht nuk kishte pranuar. E vërteta ishte se fotografitë, filmat dhe negativat e Daj Merit mund të pranoheshin si foto historiko – artistike, por pronari i tyre tashmë ishte armike i partisë dhe shtetit dhe kjo paraqiste një vështirësi burokratike. Për këtë arsye ai duhet të pyeste patjetër sigurimin e shtetit, sepse edhe babai tashmë ishte i arrestuar. Mbas disa ditësh që sillej vërdallë nëna ime për këtë arsye, më së fundi, drejtori i arkivës, i tha se mund të pranojë vetëm fotografitë dhe filmat, ndërsa për negativat nuk kishin vënd. Për tu justifikuar, më pas i thanë gjithashtu se po të mos kishte probleme politike, ne kemi ligje edhe për ti blerë, por në rastin tuaj nuk është e mundur. Nuk kishte më asnjë zgjidhje tjetër, përveçse të dorëzonte fotografitë dhe të kërkonte që të kishte të drejtën që ti kthenin në të ardhmen nga një kopje, për ti ekspozuar siç i kishte premtuar ajo Daj Merit. Në këto kushte, e detyruar ajo pranojë të dorëzojë të gjitha fotot dhe filmat e Daj Merit me kushtet e tyre. Kjo ishte një formë presioni që diktatura kishte përdorur gjithnjë për përvetsimin e veprave kulturalo – artistike të kundërshtarëve të saj. Megjithatë si një historiane e dipllomuar dhe qytetare e hershme e Tiranës, nëna ime ishte bindur se kishte bërë një vepër bujare në drejtim të shtetit, megjithë keqtrajtimin që diktatura komuniste po i bënte familjes së saj. Kështu ajo dorëzoj në arkivën e shtetit rreth 1200 fotografi të ralla dhe filma që nga viti 1911 deri- 1944, në disa kopje dhe me një proçes verbal të cilat ishin pothuajse në 2 ose tre kopje.
Mbas vdekjes së diktatorit dhe fillimit të lëvizjeve demokratike në Europën lindore, kurba e diktaturës në Shqipëri filloj të binte dhe e detyruar nga frika e ndryshimeve, ajo së pari një falje për të dënuarit politikë. Kështu dy vjet më përpara se të plotësonte dënimin e tij, në vitin 1988 del nga burgu i Spaçit edhe babai im. Dy vjet më pas në Rumani, nisin grevat kundër rregjimit komunist të Causheskut, të cilat pëfundojnë me dënimin dhe pushkatimin tij dhe të gruas në Bukuresht. Këto do të ishin edhe ditët e fundit të rregjimit komunist në Shqipëri, i cili avash – avash donte të largohej nga skena politike pa gjak edhe pse për 45 vjet e kishte gjakosur vetë Shqipërinë.
Viti 1992 na gjeti të gjithë në Tiranë, prindërit dhe dy vëllezër të martuar në dy dhoma dhe një guzhinë, ndërsa unë me familjen time kishim marrë një garsonier, po në atë pallat. Nëna jonë nuk ndaloj së kërkuari të drejtën e saj, mbi trashëgimin testamentar që ajo kishte mbi pronat dhe veprat e mbetura të Ymer Balit. Një pjesë e mirë e letrave origjinale të pronave të familjes Bali, ishin zhdukur ose grisur nga ish të afërmit tanë, prandaj ajo ishte e detyruar të kërkonte deklarata nga kufitarët dhe ti drejtohej gjykatës për vërtetimin e kësaj pronësie. Përveç këtyre vështirësive, mbasi kishte siguruar dokumentacionin në 1996 asaj i takoj të luftonte përsëri me të afërmit e saj, motrës dhe Arbenit, i cili përfaqësohej gjithmonë nga gruaja e tij Pranvera. Por tashmë poshtërsia kishte arritur kulmin, pasi mbasi kishin prishur shtëpin e Daj Merit, si dhe fototekën, tashmë ata po kërkonin të drejtën e pronësis mbi to. Ky ishte turpi i dytë që ata po i bënin daj Merit dhe nënës time, mbas shkatërimeve që diktatura komuniste kishte realizuar me ndërmjetësin e tyre. Tashmë Arbeni kishte rreth 30 vjet që i gëzonite pronat e vëllezërve Bali, ndërkohë që edhe tezja kishte 20 vjet që po gëzonte padrejtësisht shtëpinë e gjyshes tonë. Kjo vetëm për faktin se nëna ime ishte treguar e drejtë dhe bujare me nënën e saj, të cilën gruaja e djalit dhe nipi, mbas vdekjes së Lymit e kishin përzënë atë edhe nga shtëpia. Kësaj i thonë njëlloj sikur :
“ Të vrasësh dikë dhe më pas ta hedhësh në gjygjë pse e ke vrarë ” .
Atë periudhë ne kishim pajtuar një avokat tepër të njohur në Shqipëri , Kleanthi Koçin dhe kushërinjt tanë e ndalën hapin, duke mos u paraqitur më në seancën tjetër gjygjësore.
Në periudhën e lëvizjeve demokratike në Shqipëri, Arkiva e shtetit ishte e hapur edhe për popullin. Në këtë arkivë diktatura komuniste kishte fshehur prej 45 vitesh historinë e vërtetë të Shqipërisë. Njerzit kishin filluar të kërkonin dokumenta, për tu informuar mbi saktësin e ndodhive historike të Shqipërisë dhe kjo mund të bëhej shumë mirë edhe nga fotot e asaj kohe. Një nga fotografët dhe kronistët më të njohur Shqiptarë të asaj periudhe ishte edhe Ymer Bali daja i gjyshes tome. Promovimi i tij në këtë periudhë, ishte një detyrë që nëna ime i kishte vënë vetvehtes, a cila ishte edhe amaneti që ai i kishte lënë para ndarjes së tij nga jeta, në prill 1967. Amaneti i saj konsistonte në marrjen e fotove të tij, të cilat ajo i kishte dorëzuar për ruajtje në Arkivën e shtetit. Ky do të kishte qënë edhe objektivi i riparimit të shtëpisë daj Merit, të cilin edhe diktatura komuniste e kishte dekoruar në vitin 1962 me urdhrin e Patriotit Kombëtarë, me rastin e 50 vjetorit të panvarësisë. Por tashmë shtëpia e tij ishte zhdukur pa lëmë gjumë nga kushërinjtë tanë, dhe tashmë me hipokrizinë më të madhe ata po pretendonin edhe pronësinë mbi to.
Për këtë arsye nëna ime kishte bërë disa tentativa për ti marrë fotot nga Arkiva, por nuk kishte mundur edhe pse i kishin premtuar. Fillimisht ishte mjaftuar me marrjen e dokumentave e trashëgimit të pronave të Daj Merit, për të cilat ata e kishin ndihmuar pa rezerva. Më pas ajo do të merrte fotot e daj Merit dhe kjo ishte arsyeja që edhe ajo nuk ishte konfliktuar ligjërisht me Arkivën e shtetit. Mbas një vitë pune bindëse të nënës time , me anë të dokumentave dhe fotove Daj Merit, me datë 21 prill të vitit 2000, Bashkia e Tiranës me vendimin nr 59 i akordoj fotografit dhe patriotit Ymer Bali, titullin i nderuar “Simbol i qytetit të Tiranës “.
Mbas sa e sa mundimesh 10 vjeçare në hipoteka dhe gjykata, siç thotë populli:
“ Nënës time ju shpif kanceri “
Dhe kjo influencoj në ndarjen e saj nga jeta në 18 dhjetor të vitit 2000, moshën të re , rreth 70 vjeçare. Gjithçka çfarë përfitoj personalisht nga pronat e daj Merit ishin shitja e disa cepa pallatesh në pronën e saj, të cilat mjaftuan vetëm për ceremonitë e varrimit të saj dhe më pas të burrit mbas dy vjetësh. Ndërkohë që ne fëmijët e sai nuk kemi akoma asnjë metër në këtë pronë,
Me ndarjen nga jeta të nënës time, unë kisha përjetuar hidhërimin më të madh në jetën time dhe mbas dy vjetësh humba edhe babain, prandaj dhimbja mu dyfishua. Ishte periudha më e vështirë e jetës time, e cila më la shënja të pa shlyeshme edhe në jetën time të përditëshme. Kjo influencoj shumë në mbarvajtjen e biznesit tim, pasi impenjot financiare të familjes time në Itali ishin më të mëdha, ndërsa fitimet avash – avash filluan të bien. Kjo gjëndje shpirtërore më uli shumë edhe imunitetin e biznesit kundrejt partneritetit dhe në rastin e parë që pata u gjënda i tradhtuar totalisht nga ortaksia. Fati im i keq më kishte detyruar që të lidhem me një Shqiptarë nga Kosova, i cili me moralizma patriotikë dhe parahistorikë për kohën, ma morri mëndjen dhe shumë kujditete të lira. Në krye të një viti biznesi të sukseshëm në fushën e distribucionit ushqimorë, unë provova në kurrizin tim të gjithë frustacionin imagjinar 50 vjeçar të Kosovarëve nga Sërbia. Për konseguencë, në mëndjen time u fut një pikëpyetje e madhe për historitë dhe patriotizmat e tij, që ma kishin bërë deri atëhere mëndjen dhallë. Kishin pasur të drejtë shumë shokë dhe miqë, të cilët më kishin lutur të mos e bënja këtë ortaksi, duke më thënë që është shumë më mirë ta bësh biznesin me armikun e tyre, se sa me ta. Për të më marrë biznesin, nga një servil tepër i bindur siç më ishte paraqitur në fillim, ai u kthye në një përbindësh i vërtetë dhe patriotizmi i tij ishte me të vërtetë vetëm një moralizëm parahistorikë. Megjithse e denoncova penalisht, korrupsioni skandaloz i Kosovës, bëri amnisti për proçeset penale, duke lënë delinkuentët rrugëve për të vjedhur dhe dhunuar gjithçka. Edhe sot mbas 7 vjetësh, unë gjëndem në startin e gjykimit, ku gjygjtarët e korruptuar ndërrohen dhe drejtësia e kalbur nga korrupsioni vazhdon ciklin e saj. Megjithë humbjen e pjesshme të investimeve të mia, pastërtia dhe pozitiviteti im mi përgjysmuan vështirësinë që po kaloja, pasi 2 vajzat e mia i nxorra në jetë me sukses të plotë.
Kishin kaluar përsëri rreth 13 vjet të tjera dhe mëndjen time ma kishin e errësuar eurot dhe biznesi dhe ky nuk mund të ishte një justifikim me vlerë, për të lënë në haresë amanetin që më kishte lënë nëna ime, para ndarjes nga jeta.
Këtë e kuptova kur po nisesha një ditë për në Tiranë dhe më duheshin disa dokumenta për zyrën e sigurimeve shoqërore. Isha i bindur se ato do ti gjeja ashtu siç i kisha lënë shumë vjet më parë, pasi humbja e dokumentave në shtëpinë time është e pamundur. Për konseguencë ato i gjeta në një kuti të vjetër, e cila mu kujtua që e kisha marrë me vehte në Itali, një muaj pas ndarjes nga jeta të nënës time. Para se ta hapja atë kuti, sytë mu mbushën me lot, pasi ndjeva të njëjtën dhimbje që kisha pasur ditën që ajo ishte ndarë nga jeta. Por kësaj rradhe ishin përzierë edhe me lot gëzimi, pasi mbas një mirqënie pasurore, isha kthyer përsëri një njeri normal, i gatshëm për të plotësuar amanetin e nënës time. Në kutinë e vjetër që gjeta dokumentat që kërkoja, sytë e mij ndeshën përsëri tek 7 kutit cilindrike me ngjyrë portokalli. Ishte hera e tretë që gjindesha para tyre dhe siç thotë populli :
“ Ishte e treta , por e vërteta “.
Erdhi koha për ti hapur përfundimisht kutitë e daj Merit dhe brënda tyre gjeta negativa filmash fotografikë, ku me sy të lirë nuk dallohej asgjë. Ato ishin si “ Një pikë uji në oqean “ duke marrë parasyshë arkat e panumërta të negativave të Dajmerit, të cilat me ndihmën e Arbenit puntorët e pasurisë shtetit në vitin 1976 i kishin hedhur ato në gropën e gëqlqeres. Të nesërmen nisem për në Tiranë me dy objektiva, së pari mbledhjen e fotografive të daj Merit kudo që të gjëndeshin dhe se dyti, sitemimin në Tiranë të biznesit që më kishte mbetur. Mbërrita në Tiranë natën vonë dhe në mëngjesin e ditës tjetër shkova tek Foto Rreli për të pyetur, i cili ndodhet në qëndër të Tiranës, në krahë të djathtë të Hotel Tiranës. Por edhe fati kishte qënë dy herë me mua, pasi së pari, pronari Demi dispononte një aparaturë Kodak, në të cilin negativat e vjetra ktheheshin në foto ose në D.V.D dhe së dyti vërtetova ato nuk ishin të dëmtuara. Edhe Demi u habitë, që si ishte e mundur që mbas 80 vjetësh filmat të ishin akoma aq të qartë, duke më bërë komplimentat për cilësinë e filmave që përdorte mjeshtri fotograf Ymer Bali.
Në këto negativa gjeta fotografi të ralla, duke filluar nga ceremonia e varrimit të nënës së Zogut, sfilatës së vajzave të pedagogjikes me kostume kombëtare, vizitën të Konti Çianos në Shqipëri në vitin 1938 si dhe shumë të tjera. Bashkë me ato që disponoja unë, ato përbënin një minimumin absolut të fotografive 80 vjeçare të Ymer Balit. Më bëri shumë përshtypje disponibiliteti i fotografit Dem Rreli, i cili pasi u bind që unë isha një nga trashëgimtarët testamentarë të Ymer Balit, më dha pa asnjë shpërblim fotot e Ymer Balit që ai kishte në arkivën e tij. Gjithashtu ai më premtoj se do të bisedonte me një person tjetër, i cili kishte pothuase një pjesë të madhe të fotove të Daj Merit. Ky tregim e Demit më futi edhe më shumë kuriozitetin për të gjetur se ku kishin përfunduar fotot e daj Merit që nëna ime kishte dorzuar vetë në arkivën e shtetit.
Mbas vitit 2006 kisha shkuar dy herë për të takuar drejtoreshën e Arkivës së shtetit, me të cilën kishim qënë gjimnazistë tek Ismail Qemali. Edhe nëna ime kisha parv se ishte shumë e njohur me nënën e saj, por kjo njohje dyfishe nuk i dha frutat e saj, pasi Nevica nuk denjoj as të më takoj. Qëllimi i vetëm i takimit me të ishte biseda se si mund të merrja nga një kopje te fotove të Daj Merit, të cilat nëna ime i kishte depozituar në arkivë në vitin 1980. I demoralizuar isha kthyer në Itali për të vazhduar jetën e time të përditshme me shpresën se amanetin e nënës time kisha kohë për ta realizuar. Por tashmë para meje kishte vetwm një objektiv, marrja e fotove të daj Merit në arkivën e shtetit dhe përfundimisht me to kisha vendosur të hapja një ekspozitë fotografike. Fotografia është arti i kujtimit dhe me fotot e Daj Merit do të mund të bashkëjetoj përsëri me njerzit i mij më të afërm edhe pse kishin shumë vite që ishin larguar nga kjo jetë. Kisha filluar edhe të shkruaj edhe fotot do të më ndihmonin për të vazhduar më sakt në këtë rrugë.
Ishte viti 2013 dhe kisha filluar të shkruaja historinë e jetës së familjes, nënës tdhe babait, por më shumë të dajës, Myslym Keta, e cila fillonte me historia e jetës të daj Merit. I kisha botuar fillimisht shkurt në gazetën “ Tirana Observer “ dhe një prej tyre e kishte lexuar Qerim Vrioni, një fotograf i njohur, i cili kishte shkruar një shkrim për Ymer Balin në vitin 2007, në Albanova Online. Qerimi më kishte kërkuar dhe me të u lidha në telefon dhe lamë takim tek një kafe tek Brryli dhe në bisedë e sipër ai më tregoj inisiativën e tij për të vendosur një pllakë përkujtimore tek ish dyqani i daj Merit, në krahë të majtë shkollës pedagogjike në Tiranë. Ishte lidhur me shoqatën Tirona dhe i kishin premtuar që do ta bënin këtë ceremoni të vogël , në kujtim të këtij fotografi aq të njohur në trevën e Tiranës që prej vitit 1910. Qerimi më tregoj se në vitin 2005 kishte marrë pjesë në një ekspozitë të Marubit dhe në të kishte marrë pjesë edhe një koleksionist i njohur, Thimi Nika , i cili kishte ekspozuar disa foto të Ymer Balit, duke përmëndur se “ Ymer Bali nuk kishte trashëgimtarvë ligjor. Siç më tregoj ai, Thimi dispononte koleksionin më të madh të fotografive orrigjinale të daj Merit, gati rreth 500 copë dhe kjo ishte shkruar edhe në një artikull të tij. U ndava me Qerimin duke i premtuar se do ti merrja të gjitha fotot e daj Merit kudo që të ishin dhe do të organizoja me to një ekspozitë duke ftuar së pari edhe atë.
Atë vitë zgjedhjet elektorale i kiste fituar partia socialiste dhe për kushërijtë tanë u dukë se ishte ngjallur Enver Hoxha dhe për konseguencë ata na hedhin përsëri në gjygjë. Inisiatore kësaj edhe kësaj rradhe ishte Pranvera, gruaja e Arbenit, i cili nuk kishte vetë nuk donte të dilte vetë në skenë. Atyre nuk i interesonin më fotot e daj Merit, se me ndihmën e diktaturës komuniste, në vitin 1976 ato i kishin hedhur në gropën e gëlqeres. Nuk i mjaftonin as edhe apartamentet pa leje që kishte ndërtuar në tokën që i kishte falur daj Meri kur ishte gjallë, por kërkonte ti ligjëronte ato me këtë gjygjë farsë. Kishte të drejtë, pasi vinte nga një familje komuniste dhe kjo ishte kultura e tyre mbi pronën private, ashtu siç kishte bërë Enver Hoxha në vitin 1946. Ne që ishim të vetmit trashëgimtarë testamentarë, nuk kishin gëzuar deri atëhere asnjë metër nga kjo pronë, përveç disa cepa pallatesh që kishte shitur nëna jonë para vdekjes. Por ato para ishin shpenzuar nëpër avokatë dhe gjykata dhe pjesa që mbeti, nuk mjaftuan as për varrimin e dy prindërve të mij.
Një darkë isha për vizitë tek një miku im, Vahe Mokin dhe gjatë bisedës me gruan e tij Loretën për fotot e daj Merit, ajo më tha se duhet të shkosh vetë në arkivë. Më shpjegoj që tani ishte më thjesht të hyje, pasi drejtuesi saj ishte ndërruar, duke shtuar se mjaftonte një email drejtorit dhe mund ta takoja atë shumë shpejt. Më tregoj se këtë veprim e kishte bërë edhe ajo dhe kishte mbaruar punë, duke më dhënë edhe emailin e tij. Që të nesërmen në mëngjës i bëra emailin drejtorit të Arkivës Shtetit. Quhej Gjetë Ndoj, me origjinë nga Mirdita dhe ish punonjës policie, që për mua ky ishte një motiv më shumë për ta gjetur të vërtetën për fatin e fotove të daj Merit në këtë istitucion. Ishte e premte në darkë dhe për dy ditë ai më përgjigjet duke më bërë një mesazh, ku më informoj që më priste në takim të hënën në orën 9 të mëngjezit. U paraqita në orën e caktuar dhe u takova me drejtorin e Arkivës së shtetit, i cili më priti shumë mirë dhe me thjeshtësinë e një malsori e dëgjoj me vëmëndje problemin tim. Unë kam punuar gati 11 vjet në qytetin e Pukës dhe për pasojë kisha shëtitur shumë fshatra mirditore të këtij rrethi, prandaj Mirditorët i kisha njohur mirë, të cilët mund të kishin shumë difekte, por së paku ishin burrërorë dhe po të jepnin fjalën, e mbanin.
Gjeta më pyeti se çfarë e kisha Ymer Balin dhe unë i tregova edhe dokumentin e trashëgimisë dhe një kopje ja dhash ta mbante edhe ai . Kishte ngut, pasi kishte një takim në muzeun kombëtar, megjithatë për pesë minuta, duke zbritur shkallët më vuri në kontakt me mvartësit e tij. I porositi që të viheshin në dispozicionin tim dhe për konseguencë gati për një muaj arrita të inventarizojë të gjitha fotot e Daj Merit. Mbas evidentimit dhe inventarizimit të fotove të Daj Merit, unë mora përsëri kontakt me drejtorin e arkivit, për ti kërkuar marrjen e një kopje të tyre, ashtu siç kishte qënë marveshja e arkivës me nënën time në kohën e dorzimit. Edhe këtë herë zoti Gjetë më premtojë burrërisht se po prismi një skaner tv ri due mbasi ti skanojë të gjitha fotot në mënyrë profesionale, do ti jap edhe pse këtu nuk ekzistojnë dokumenta në emrin e nënës tënde, kur i ka dorzuar. Për këtë caktoj një punonjëse të Arkivës, e cila quhej Larisa, me të cilën rashë dakord që, mbasi ajo të mbaronte skanimin, në fund të vitit 2016 do të më jepte nga një kopje. Më bëri tepër përshtypje qëndrimi korrekt dhe largpamës i drejtorit të arkivës, zotit Gjetë Ndoi, i cili edhe pse nuk kishte specializimin përkatës, kishte njerzillëkun, guximin dhe inisiativën të vepronte në këtë mënyrë. Të kundërtën kishte bërë paraardhësja e saj, Nevila Nika, e cila megjithë se kishte specializimin përkatës, nuk pati së paku as njerzillëkun për të më pritur në zyrë, megjithëse kishim edhe njohje personale. Mbas takimit me Gjetën dhe informacionet që mora në arkivë, e kuptova arsyen e vërtetë që ajo nuk pranoj të takohej me mua, pasi nuk kishte çfarë të më thoshte për fotografit e vjedhura të Ymer Balit. Por më e bukur ishte se me fotot e e arkivës ishte marrë direkt kunata e saj, Arta, gruaja e Thimi Nikës dhe se inventarizimi the sistemimi i tyre kishte filluar në kohën kur Nevila kishte filluar punë si drejtuese e këtij istituzioni. Këto fakte kishin krijuar mundësinë që Thimi të bëhej koleksionisti më me emër në Shqipëri.
Të gjitha këto informazione, bënë që unë të insistoja të takoja Thimi Nikën, të cilit i bëra këkesën për miqësi në facebook dhe ai e pranoj. Në mesazhe I lashë një takim për të nesërmen në orën 11 të paradites, në një bar afër ish kinema 17 nëntorit dhe në orën e caktuar vajta dhe e gjeta aty. Thimi nuk kishte ndryshuar, megjithëse më tha se ishte mbi 70 vjeç, por mu bë qejfi nuk më kishte harruar edhe pse kishim mbi 35 vjet që nuk ishim parë. I tregova për problemin që kisha kërkuar takim me të, duke i treguar shumë shkurt historin e nënës time, në lidhje me fotot daj Merit dhe momentin e dorzimit të tyre në arkivën e shtetit. Më tha se kishte lexuar artikullin tim në gazetën ” Tirana Observer ” mbi historinë e fotove të Ymer balit, duke më thënë se ato i ka dhuruar në Arkivë familja Keta, por unë e kundërshtova se kishte qënë nëna ime. Menjëherë ai i telefonoj gruas së tij, Artës, e cila kishte qënë punonjëse e arkivës që nga viti 1972. Ajo i konfirmojë që mbante mënd që fotot e Ymer Balit i kishte sjellë në arkivë një grua e gjatë dhe e pashme, që kishte mbiemrin Keta. Mbas arrestimit të burrit të saj, Sabri Pilkatit, për veprimtari armiqësore, agjitacion dhe propagandë, nëna ime mbante mbiemrin e babës së saj, Keta. Këtë ja kishin sugjeruar shokë, shoqe dhe miq, për të amortizuar sado pak raprezaljet e mëtejshme të familjes së saj, fëmijët, nga diktatura komuniste. Për këtë arsye, unë i tregoj Thimit edhe aktin e trashigimis testamentare që Daj Meri i kishte lënë nënës time dhe ai më tha se nuk kam problem se të besoj.
Atë ditë ai nuk kishte kohë, pasi të nesërmen do të shkonte në Greqi, për një takim me koleksionistë të ndryshëm dhe do të kthehej mbas një jave. Më premtoj se kur të kthehesh do të takoheshim edhe një herë tjetër, pasi ai do të më jepte kopjet e 500 fotografive të Ymer Balit që ai dispononte. Bëra sikur nuk e kuptova dhe ju përgjigja se nuk kisha problem kohe, mjafton që ai të më jepte fotot e Daj Merit, por ai mu përgjigj se nuk ti jap origjinalet se unë jam koleksionist. Mu dukë pak e çuditshme që si kishte mundësi që ai të mbajë pronat e mia, aq më tepër që këtë e kishte edhe biznes. Për momentin nuk desha të konfrontohem më shumë me të edhe pse nuk më pëlqeu ky fakt, por me këtë desha ti linja kohë që të reflektonte më shumë në këtë drejtim. Megjithatë e pranova momentalisht, për miqësinë që kishte pasur 35 vjetë më parë me vëllanë tim, Fatosin, në gazetën “ Zëri i Popullit “. E pyeta si i kishin rënë në dorë ato foto dhe ai filloj të krijoj alibinin e tij prej tregëtari, duke fantazuar se rreth vitit 1992, ai kishte kaluar nga Zëri popullit, ku kishte punuar. Pikërisht atë ditë dhe orë, disa puntorë hodhën tek këmbët e tij kuti me dokumenta dhe për fatin e tij si koleksionist, kishin qënë pikërisht fotografitë e Ymer Balit. Përfundimisht lamë një takim tjetër mbas një jave, për të shkuar shtëpinë e tij për ti parë fotot dhe për të marrë ato 500 kopjet që më kishte premtuar.
Mu dukën shumë të çuditëshme të gjitha këto koiçidenca që më tregoj Thimi dhe atë moment më erdhën në mëndje të gjitha argumentat që më kishin thënë tek arkiva e shtetit, të cilat kundërshtonin me fakte fantazin e tij.
Prita Thimin edhe një javë, për të marrë 500 kopjet e fotografive që më kishte premtuar. dhe u takuam në shtëpinë e tij, ku kishte pregatitur kopjet e fotografive të Daj Merit në kompiuterin e tij. Takova atje edhe gruan e tij, Artën, e cila më konfirmojë edhe një herë momentin kur nëna ime kishte dorëzuar fotot e Daj Merit, por pa hyrë në detaje. Ajo kishte punuar në arkivën e shtetit që nga viti 1972 dhe kur e pyeta se pse nuk gjindeshin dokumentat e dorzimit ajo nuk më dha asnjë përgjigje. Thimin e pashë që kishte marrë pamjen e një tregtari, sepse po më mbante padrejtësisht diçka që më takonte mua edhe me ligjë, por mundohej të shtirej i qetë. E kishte kuptuar që unë nuk e kisha pranuar ofertën e tij, prandaj mundohej të bënte diçka për të justifikuar padrejtësinë që po më bënte. Mi kaloj fotot në fleshin tim që kisha marrë me vehte, duke më treguar në kompiuterin e tij që nuk kishte më të tjera, si për tu justifikuar. Kisha bindje për fotot që po më jepte, të cilat për mua nuk do të kishin vlerën e duhur, megjithatë e falenderova momentalisht edhe për aq. I thashë se fotot origjinale në Arkivën e shtetit kishin mbetur shumë pak, por ai nuk më dha asnjë përgjigje. I tregova thashë se në çfarë do llloj mënyre, unë do të mundohem ti marrë të gjitha fotot që dispononte Arkiva e shtetit dhe të tjerat kudo që të ndodheshin, qoftë edhe me konflikt gjygjsorë.
Sapo mbërrita në shtëpi i kontrollova të gjitha fotot në kompiuterin tim dhe verifikova ishim vetëm 250 copë nga 500 që më kishte thënë ditë më parë, por ato ishin edhe të kopjuara keq. Për këtë arsye e mora në telefon Thimin, duke i thënë që nuk ishin 500 copë , siç kisha lexuar nv shkrimin e tij dhe atë që kishte shkruar Qerim Vriponi për Ymer Balin. Por përgjigja e tij kësaj radhe ishte e ftohtë dhe e prerë, duke më thënë se këto kam unë nga fotot e Ymer Balit dhe me këtë kuptova përfundimisht se Fotot e Daj Merit tashmë ishin bërë objekt i fitimit në biznesit të tij, si koleksionist. Kur mbylla telefonin kuptova se takimi im i ardhshëm me Thimin, gruan e tij Artën dhe kunatën, Nevilën do të ishte vetëm në Gjykatën e Tiranës.
Në fund të vitit 2016 unë u paraqita përsëri në Arkivën e shtetit, ku takova punojsen që ai kishte caktuar të merrej me foto e Daj Merit. Prej saj mora vesh se drejtori i arkivës kishte ndryshuar përsëri dhe në vënd të tij kishte ardhur një djalë i ri nga Partia Çamëve, Ardit Bido. E pyeta Larisën se si do të bëhet për marveshjen që kisha pasur me drejtorin e kaluar, por ajo mu përgjigjë se sapo ti mbaroj do të them, por megjithatë dua edhe një konfermë nga drejtuesi aktual. Mu dukë sikur koha nuk ishte më me mua, sepse nga takimi i parë në arkivë kishin kaluar gati më shume se një vitë. Duhej filluar përsëri proçedura dhe kësaj radhe mbas dy a tre kërkesave të mia nuk po arrija të takohesha me drejtuesin e ri të arkivës Shtetit. Dikush më tha se Arditi ishte duke bërë një temë me Nevila Nikën dhe kjo më jepte të kuptoja që problemet e mia në arkivën e shtetit nuk po shkonin në drejtimin e duhur. Në këto kushte desha të vë në provë shoqërinë time të hershme dhe kësaj radhe një Deputet të Partisë së çamëve, Tahir Muhedinin. Ishte hera e treta që shkova në Arkivën e Shtetit për të takuar drejtuesin e saj, por nuk po arrija të takohesha dhe në këtë moment më lindi ideja ti bëj një mesazh Takut, pasi kështu e thërrasin shokët. Ishte i zënë me komisionet në parlament, megjithatë nuk kaluan 10 minuta dhe dezhurni i Arkivës më njofton se drejtori po të pret në zyrë për takim.
Nuk mund ta kuptoni se sa të lumtuar e ndjeva vehten në atë moment, sepse shokët nuk më kishin lënë asnjëherë në baltë edhe në periudhën e diktaturës komuniste kur babai im ishte në burg. Po hyja në zyrën e drejtorit të arkivës shtetit, kësaj radhe me rekomandim dhe por aty verifikova që ai kishte pasur arsye që nuk po takohej me mua, pasi kishte 20 ditë që kishte humbur nënën e tij. Kur u takova më pyeti për problemin që kisha me arkivën dhe unë ja shpjegova, duke i kërkuar që të thëriste aty edhe Larisën, një punonjëse që drejtuesi i kaluar kishte ngarkuar për problemin tim. Për pak minuta ajo erdhi në zyrën e tij dhe ai e pyeti për problemin tim, e cila u përgjigjë se ishte duke mbaruar skanimin e fotove, por i duhej një urdhër tjetër prej tij. Më pas drejtori më tha se e kishte kuptuar problemin tim, por do të interesohej për anën ligjore të problemit dhe do të më jepte përgjigje pas disa ditësh. Me thënë të drejtën më vuri pak në merak dhe nuk prita shumë ditë dhe u paraqita përsëri në arkivën e shtetit, ku më priti kryetari I zyrës së Larisës, I cili më tha se edhe drejtori kishte rënë dakord. Ishte një djalë shum xhentil , pasi kur unë e falenderova për interesimin, ai më tha se kisha të drejtë ligjore në kërkesën time dhe se par pak kohë ai do të mi dorzonte të gjitha fotot. Por më kërkoj se i nevojiteshin edhe pak kohë për ti mbaruar, se ishin shumë të ngarkuar me punë. Fjalët e tij ma hoqën ankthin dhe nga gëzimi pranova që ta shtynin edhe pak dorzimin, vetëm e vetëm që unë të mbaroja punë një herë e përgjithmonë me marrien e fotokopjeve të fotove të daj Merit . Përfundimisht mbas sa e sa peripecive të mësipërme, arrita të marr të gjitha fotot e daj Merit që ekzistonin në arkivën e shtetit, në fotokopje, të cilat i futa në një Hard disk 1000 GB, Toshiba, që ma bëri peshqesh vajza ime e vogël. Por kishin mbetur akoma 500 fotot orrigjinale që dispononte Thimi Nika, të cilat ishin vjedhur nga fondet e Arkivës së shtetit, kur gruaja e tij ishte punonjëse në ato fonde dhe kunata e tij, Nevila Nika, ishte drejtuese e kësaj arkive. Përveç kësaj edhe ligji mbi të drejtën e autorit që ka aprovuar kjo qeveri, mediat e kanë hedhur në gjygjë, pasi nuk duan të paguajnë detyrimet e tyre që lindin nga ky ligj.
Mbas gjithë këtyre torturave të mia në institucionet shtetrore , ato nuk kan mbaruar akoma , pasi nga tradhëtit e fundit të të afërmve tanë, mbas manipulimeve dhe korrupsioneve çështja ka arritur deri në gjygjin e apelit. Nuk i maftuan dëmet që i kanë krijuar trashëgimisë kulturore të familjes tonë me pronat dhe fotot e daj Merit ( Ymer Balit ) por kanë edhe paftyrsinë të pretendojnë pronësinë mbi to. Në krye të tyre si gjithmonë është gruaja e Arbenit, Pranvera, e cila në gjykatën e Apelit ka krijuar lidhjet e saj me gjygjtarin më të korruptuar Shqiptarë, Vlonjatin Elaudin Malaj. Diferenza midis meje dhe asaj konsiston në atë që unë pretendoj një gjykim të ri dhe të saktë që nga shkalla e parë, ndërkohë që ajo shpejton ta mbylli atë me korrupsion në kohë rekord.

Facebook Comments