Nga Indrit VOKSHI

Ajo as e fejuar as e martuar, studente.
Thashë mos po bën shaka. Po si ndodhi? E pyes.
Ndodhi siç ndodh çdo shtatzani e padëshiruar, ma kthen. Seriozisht e ke ti? Po.
Sapo isha zgjuar dhe janë këto mëngjeset tani që sapo zgjohemi kapim telefonin.
O, mënyrë e mirë për ta nisur ditën, mendova.
Po mendoja edhe sa keq, keqardhje pra, po njëkohësisht edhe sa budalle që është kjo vajzë.
Çfarë këshille t’i jap? I sigurt që ka menduar abortin.
Çfarë ke ndërmend të bësh, e pyes?
Se di. I kam menduar të gjitha.
Martohu i them, si lirshëm kështu.
Jo, sdua të martohem thjesht për hir të një shtatzanie.
Mirë i them, unë abortin sta këshilloj, se smundem ta këshilloj për ndërgjegjje, po ti jetën tënde e di vetë.
Po edhe po të mos abortoj, opinioni, më thotë.
Tani vetëm ti e di.
Tashti do merresh me opinionin, ke ndërmend të ushqesh opinionin?
Ose do ushqesh fëmijën ose opinionin, smund t’i bësh të dyja. Unë jam natyrë tradicionale e shumë konservator në shumë drejtime, po nuk jam i verbër dhe katil me hallet e njerëzve në emër të ideologjisë.
Kur gjëja ndodh nuk mund ta gjykosh pse ndodhi por duhet të gjykosh për në vazhdim.
Po mendoja me vete sa vajzave iu ndodh e sa aborte bëhen.
Kjo më thoshte po çmendem. Nuk fle.
Si ndryshoka jeta kështu e u gjendka njeriu para fakteve të tilla.
Shumë keq ky sistemi shoqëror që kemi, po mendoja e mendoja. Pastaj si pervers që jam nuk e çkonsideroja kurrë që kjo po tallet për të parë çfarë do i them unë, se helbete të reja janë edhe luajnë.
Nejse e kaluam nuk ndejtem pa bërë batuta edhe me ketë grumbuj spermatozoitësh fatkeqsisht me fat.
Kur më thotë të nesërmen, do bëj dy vizita obstetrike siç i kanë emrat këto vizitat.
E mirë. Nuk folëm fare.
Humba unë nëpër ekspedita në organizimin e partisë së lavdishme demokratike, në përpjekje për ta lënë shtatzanë partinë që të lindte ndonjë rezultat zgjedhjet e ardhshme.
Kur më rishkruan pasdite; si smë pyete fare si më shkuan testet?
Po s’të pyeta se nuk desha të ta përmend, se dija si je psiqikisht.
He? Nuk jam shtatzanë. Ou?
Seç nisi të më shpjegojë se një lloj hormoni që çlirohet bën ketë e atë dhe jep të dhëna të rrejshme sikur je shtatzanë.
Eh thashë, e besova meqë check up i Ramës i ka nxjerrë edhe burrat shtatzanë.
Thashë çfarë nuk ndodh.
Por që më detyroi të mendoja seriozisht për vajzat që mbeten kështu shtatzanë ose se çfarë do bëja unë po të lija ndonjë vajzë shtatzanë gabimisht, më detyroi…

Facebook Comments