Nga Mirton MATAJ

◾◾◾

Është për të ardhur keq por njëkohësisht për të qeshur kur lexon shkrime të shëmtuara të “gazetarëve” të shëmtuar dhe kupton që poshtërsia dhe gatishmëria e tyre për t’i shërbyer padronëve është e pafund.

Pa kaluar dy ditë nga kritikat e Fatos Nanos për kryeministrin Rama si një qen i ndërsyer Kikia hidhet të kafshojë me shkrime dhe padashje hap Kutinë e Pandorës…

Rastësisht i paska parë tani fotot e makinave të Nanos që pushtuan faqet e shtypit para një viti.

Çfarë gënjeshtari i pështirë një njeri që tërë jetën është veshur dhe ushqyer nga shtypi nuk lexoka lajmet kryesore të ditës ose i lexoka pas një viti…

Çfarë kamikazi që harron se duke kërkuar vetting për pasuritë dhe profesionin e Nanos ka kërkuar njëkohësisht vetting për pasurinë e vet, të ish pronarëve të vet që thuhet janë pasuruar nga tregtia e narkotikëve dhe nga paratë e shërbimeve të huaja, ka kërkuar vetting për pasurinë e punëdhënësit të tij të ri dhe natyrisht dhe për pasurinë e kryeministrit Rama.

Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për abuzimet, përfitimet nga pushteti të Tos Nanos dhe nuk jemi kundra për çfarëdo hetimi apo verifikimi të pasurisë dhe burimeve të tija financiare por e duam këtë kërkesë t’a dëgjojmë nga organet kompetente dhe jo nga një legen, një shërbëtor i familjeve kriminale në pushtet apo në opozitë.

Verifikimi i pasurive të gjithkujt dhe kthimi i pronës tek i zoti janë dy kushtet themelore pa të cilat Shqiperia nuk mund të bëhet pjesë e familjes perëndimore.
Përndryshe mbetet t’i bashkohemi flamave të vjetra, turqve, rusëve, kinezëve apo më keq arabëve.

Është e dhimbshme të shikosh një lexues të bombarduar me shkrime të Kikisë dhe të tjerëve si ai, rreziku i mediave të blera shqiptare që manipulojnë opinionin shqiptar me në krye kryemjeshtrin e Opinionit është i jashtëzakonshëm, në mënyrë të pashmangshme dhe të pavullnetshme këto media janë kthyer në një drogë për shikuesin, lexuesin e thjeshtë dhe varësinë që kanë krijuar tek ndjekësit e konvertojnë çdo ditë në para, valutë të pastruar dhe të gatshme për t’u depozituar në bankat e huaja.

Ku gjendet Fatos Nano, me çfarë e siguron jetën e luksit që bën?

Nga Mentor KIKIA

Duke medituar mbi Vettingun, Reformën në Drejtësi, BKH-në, SPAK-un.
Nuk ka ndodhur asgjë e re, në aspektin e lajmit.
Ky është Fatos Nano i para një viti.
I hasa këto foto sot, ndërsa po lexoja pa fund lajme dhe mendime rreth “Vettingut” te politikës, reformës në drejtësi, BKH-së dhe SPASK-ut.
Dhe me lindën ca pyetje: Çfarë pune bën ky njeri?
Sa e ka pagën mujore, apo vjetore?
A ka ky ndonjë biznes të regjistuar në QKL, dhe çfarë te ardhurash ka?
Si e siguron jetesën luksoze ky njeri, që jeton mes Tiranes e Vjenës dhe i mundëson vetes te kënaqë pasionin për makinat me të shtrenjta në botë?
Nuk kam asgjë me Fatos Nanon personalisht, dhe te mos mendojë kush se po paralajmëroj ndojë rikthim te tij, pasi s’më intereson fare.
Por më shqetëson fakti se këtu, njerëzit që lënë pushtetin, na demonstrojnë para syve luksin e jetës se tyre.
Te qetë, pompozě, me karshillek.
Është e rëndë, fyese, neveritëse, të shikoj ish kryeministrin tim të kapardiset kështu me paratë qe ka bëre duke zhvatur buxhetin e popullit dhe vendit tim, më të varfërit në Europë. Sa ish-ministra e ish-deputetë, ish-drejtorë e ish-zyrtarë të tjerë janë majmur, kanë lënë politikën e na shikojnë nga lart”, neve, që si milingona të pafuqishme përpëlitemi për mbijetesë?
A mjafton që këta te “Vettingohen” e të nxirren jashtë sistemit, për te jetuar të qenë në luksin e tyre?
Jo, jo! Keta duhet të hetohen.
Këtyrë duhet tu sekuestrohet pasuria nese e kane vënë me para te vjedhura.
Sepse një makinë e këtij burri, vlen sa të gjithë librat e fëmijëve që sot ministrat kanë dalë derë më derë t’ua shpërndjanë me qese, në mënyrë triumfatore, sikur po u dhurojnë vetë jetën.

Facebook Comments