Nga Ermal NGJELINA

Tani që po shkruaj ora shënon 6 e 47 minuta çka do të thotë se zyrtarisht ende nuk janë mbyllur votimet në SHBA.
Zyrat e fundit të votimeve mbyllen në Alaska në orën 7 të mëngjesit me orën e Tiranës.

Në mediat korporative të cilat kryesisht për shkak të axhendës janë të majta, do të dëgjoni raporte mbi fitoren e demokratëve.

E vërteta është krejt ndryshe. Fituesi i madh i këtyre zgjedhjeve është presidenti aktual Donald J. Trump dhe republikanët.

Çfarë ka ndodhur?

Republikanët në 8 vitet e fundit morën kontrollin total të të gjitha pushteteve në SHBA. Ata kishin kongresin, senatin dhe presidencën. Mund të ndodhë që dëgjoni që republikanët kanë nën kontroll gjykatën supreme por kjo temë ha debat.

Parimisht në këto kushte konsumimi politik është i lartë dhe historikisht partia që ka presidencën pëson dhe një rënie të fortë në zgjedhjet e gjysmës së mandatit/ midterm elections.

Kjo nuk ka ndodhur në zgjedhjet e të martës 6 nëntor 2018.

•Sëpari demokratët pretendonin për një valë blu, bluja ngjyra simbol e tyre. Kjo nuk ka ndodhur.
Deri në këto momente që flasim parashikohet që demokratët të marin kontrollin e dhomës së ulët.
Por masa e parashikuar e fitores së demokratëve nuk reflektohet në rezultatin final.

•Së dyti demokratët humbën senatin.
Jo vetëm që humbën senatin por republikanët kanë zgjeruar fitoren në senat.
Fitorja më e shëlqyer është ajo e Ted Cruz në Teksas. Vini re Cruz hyn në listën e senatorëve të cilët janë në pranë shqiptarëve!

Demokratët nga ana tjetër regjistrojnë humbje të fortë në terma të aftësisë për të qënë të besueshëm.
I gjithë investimi publik dhe financiar i demokratëve u përqëndrua ne kandidaturat e Beto, Rourke, Abrams dhe Gillum. Të treja këto kandidatura regjistruan humbje.
Ky është një sinjal i qartë se Trump tashmë e ka të garantuar fitoren në 2020.

Gillum i demokratëve në garën për guvernator i Floridës humbi përpara kandidatit të njohur si mbështetës i flaktë i Trump. Kjo humbje dhe fakti që gara është kryer në një shtet të papërcaktuar në votën e vet është garanci për presidencën Trump 2020.
Rëndësia qëndron në faktin që votuesit e shtetit të Florida me votën e tyre janë shprehur se në temën e qeverisjes besimin e kanë tek Trump.

Argumentat më të qartë për fitoren e trump dhe të republiaknëve i jep Sean Hannity:

https://twitter.com/seanhannity/status/1060024501239537664

Hannity thotë: “Shumica e mediave as që ja kanë idenë se zgjedhjet e ditës së sotme janë një fitore masive për Donald J. Trump dhe për njerëzit që ai bëri fushatë.
Mos harroni midis Dhomës dhe Senatit Obama humbi 69 vende. Bill Klinton humbi 60 vende, prandaj kontrolli nga demokratët është krejt i pavlerë

Deri më tani skenarin më negative për kontrollin e Dhomës nga demokratët e ka dhënë Steve Bannon që thotë:
I shtrenjti im (I drejtohet Trump), tani që kontrollin e Dhomës e kanë demokratët, do të të slmojnë tek taksat”.

https://twitter.com/SteveKBannon/status/1060036298264715264

Dhe në fakt Bannon ka të drejtë.
Ndonëse do të dëgjoni në media retorikën për lëvizje drejt Impeachement për Trump,shkarkim nga detyra, në fakt lëvizja konkrete e demokratëve do të jetë tek taksat.

Këtë fakt sapo e ka konfirmuar tregu i aksioneve që është pranë mbylljes në sesionin e sotëm në rajonin e lindjes së largët në Azi.
Në treg është rritur kërkesa për bono sovrane dhe është dëmtuar vlera e dollarit kundrejt shportës me 6 monedhat kryesore të tregtisë.

Rritja e kërkesës për bono sovrane është sinjali më i qartë i investitorëve se demokratët me politikën e tyre tatimore do të ndikojnë ën fitimet e kompanive dhe të biznesit, nga biznesi i vogël tek biznesi i mesëm dhe korporatat.
Bonot konsiderohen safe haven,parajsë sigurie.

Demokratët janë të detyruar të sulmojnë Trump tek sistemi tatimor.
Taksat janë fitorja kryesore e Trump në këto dy vitet e para të presidencës.
Taksat janë motivi që indekset në tregjet e aksioneve janë në pikat më të larta historike të pa regjistruara më parë.
Taksat janë rezultat i faktit që niveli i papunësisë në SHBA është në pikat më të ulta historike.
Janë më miliona vende punë bosh në Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë masa e rritjes së pagës është më e madhja historikisht.

Obama që deklaroi në 2016 se Trump nuk ka shkop magjik për rritjen e ekonomisë në këtë fushatë zgjedhore u përpoq të marrë kreditë për normën e rritjes së ekonomisë të regjistruar në dy vitet e fundit.
Informacionin do ta plotesojme ne oret ne vijim….

Facebook Comments