“Koka ime është mësuar të jetojë nën hijen kuq e zi, ndërsa koka jote nën hijet laramane. Mua nën hijen laramane më zihet fryma. Prandaj nuk bëhet kjo punë”.

Përgjigja e Daut Hoxhës Ministrit të Marinës Greke Boçari

Nga Erl KODRA

Tradhëtia nuk është një Medialje Olimpike që grekët ia varin në qafë Edi Ramës për shërbimet që i ka bërë Athinës (edhe Beogradit).
Ajo është akti diskret që Edi Rama ka bërë gjatë gjithë viteve të tij në krye të qeverisë shqiptare.

Patrioti Edi Rama e ngriti lartë retorikën e nacionalizmit bosh nga mediat dhe facebook-u.
Deviza “zero mosmarrveshje me fqinjët” u kthye në “mosmarrëveshje serioze facebook-u”.

Pastaj, kur doli nga facebook-u dhe ERTV-ja, në negociata reale për problemet reale, sovraniteti grek u zgjerua me 12 milje detare, çeshtja shqiptare e Çamërisë u fshi nga fjalori (fitorja e vetme e patriotit Edi Rama është “heqja e Ligjit të Luftës” që vlen sa ç’vlen një kalë i ngordhur), ndërsa “Vorio Epirit” iu dha edhe një “hero” në Bularat të Gjirokatrës.
Ky i fundit ishte gratis, në formë shpërblimi, pavarësisht retorikës perfide “fqinjë të dashur, na falenderoni se ne vramë një të krisur”.

Sepse atë ditë në Bularat, kur “i krisuri” po gjuante me kallashnikov për arsye të pakuptimta, pavarësisht rrethanave të ngjarjes, misioni i vertetë i Policisë Shqiptare duhet të ishte një “Mision Shpëtimi”.

Po, t’i shpëtohej jeta një njeriu që donte me çdo kusht të kthehej në “Hero i Vorio Epirit”.
Pse duhej t’ua dhuronim një hero armiqve tanë?! Pse?

Sidomos në kushtet kur nuk je kurrkushi, kur nuk je në gjendje që për asnjë moment të luash si i barabartë dhe me reciproritet.
Kur e di se fqinjët e tu “të dashur”, heroin e tyre idiot do ta përdorin si Kalë Troje.

Dhe kam frikë se kjo histori me siguri nuk do mbyllet këtu.

Prandaj them se Tradhëtia nuk është një Medalje Opimpike që ta varin në qafë.
Ajo gjithmonë ka qenë diskrete.

Daut Hoxha

Facebook Comments