Hitleri, Shaqiri dhe shqiponja!

▪Hitleri nuk arriti të pengojë Jesse Owens, një afroamerikan, që të merrte pjesë në Olimpiadën e Berlinit (1936) dhe as dhënien e Medaljes së Artë.
Arsyeja ishte se nuk mundë ta pērballonte presionin e forcave progresive në botë, nē kohën kur nazizmi dhe racizmi ishin ideologji zyrtare ne Gjermanin dhe kēshtu të rrezikonte bojkotimin e Olimpiadës, përkundrejt faktit se performanca e një njeriu me ngjyrë dhe
fitorja e tij binte ndesh me konceptin racist, arian, të superioritetit të racës së pastër.

▪82 vjet më vonë, një shtet, një komb, një skuadër naziste, raciste, shoviniste, ia ndalojnë ardhjen dhe pjesëmarrjen me skuadrën e tij në një ndeshje ndërkombëtare Shaqirit.
Nuk i lejohet të vijë e të luajë në Beograd, Serbi, me ekipin e tij Liverpool,kundër Crvena Zvezdës së Beogradit.
Mund të thuhen shumë arsye por esenca është kjo: një shqiptar nuk është i mirëseardhur ( lexo i ndaluar) në Beograd për shkak të performancës së tij e cila bie ndesh me konceptin racist të stereotipit të krijuar për shqiptarin në Serbi!
Kësaj rradhe nuk ndodhi ajo që ndodhi me Hitlerin dhe Jesse Owens, kësaj rradhe, për marre, qëndrimi Serb u bë edhe qëndrim zyrtarë i Klubit të Liverpulit dhe Shaqiri nuk udhētoi për Beograd.

▪Tani na duhet t’a pyesim veten se ku jemi, sa pa vlerë jemi, sa të pa krah jemi, sepse Shqiponjës ia këput kryet kushdo që këte e dëshiron, sepse për boten DEMOKRATIKE E TE LIRE , ajo nuk është shqiponjë por KUÇEDËR, sepse ashtu iu duket Serbve!
Dhe nga askush, nga asnjë institucion i sportit, se lëre më shtetërore, në të dy shtetet tona,nuk reagon!

▪Shaqiri nuk u ndëshkua pse ishte i Liverpulit, as i Zvicrës, por pse ishte shqipētar.
Sjellja ndaj Shaqirit flet shumë më shumë sesa rasti, tregon për poziten dhe gjendjen tone të pavlerë e të pahesap në bashkësinë ndërkombëtare dhe mbi të gjitha se kjo është pasojë e sjelljes sonë, servilizmit tonë edhe kur na fyejnë e nuk na vlerësojnë.
Mosrespektimi i vetes është mungesë dinjiteti.

Facebook Comments