Nga Adriatik R. DOSTI

…Nje provokacion teper i rende ,,madje me i rendi sipas meje i ketyre viteve te fundit ne marrëdheniet greko-shqiptare eshte regjistruar sot ne fshatin minoritar Bularat ne jug te territorit zyrtar e shteteror te Republikes se Shqiperise …me rastin e percjelljes per ne banesen e fundit te ekstremistit Kacifas vrare nga forcat e policise speciale shqiptare disa dite me pare pasi hapi zjarr kunder tyre.

Qindra greke te ardhur nga pertej kufirit .. mes tyre edhe politikane, deputete e zyrtare te larte te shtetit fqinj…ku thuhet se kufirin shqiptar e kane kaluar mbi 10 autobuze te mbushur plot me “pjesmarres ne ceremonine mortore” qe ne fakt siç u pa fare qarte me zbarkimin e tyre ne fshatin Bularat te gjithe ishin ekstremiste te Vorio Epirit e perfaqesus te fashisteve te Agimit te Arte….

Me thirrjet raciste e fyese kunder shqiptareve e Shqiperise …me parrullat Greqia eshte ketu…ketu jemi ne token tone…Maqedonia e Vorio Epiri jane Greqi…poshte vrasesit shqiptare…Kacifias eshte Heroi yne kombetar…etj etj…greket kane provokuar mjaft rende Shqiperine e shqiptaret brenda ne token e territorin e tyre…

Prezenca e Dules, Barkas, Kseras, Micos, etj dhe sidomos e vorio-epiriotit te cmendur e antishqiptarit te terbuar i cili ende ka probleme te pa zgjidhura me drejtesine shqiptare..Fredi Beleri..si dhe fjalimet e prononcimet e tyre te ndyra ..fyese e poshteruese per shqiptaret i kane hedhur edhe me shume benzine zjarrit ne Bularatin qe u shnderrua ne nje lloj Grusht Shteti grek ne token shqiptare….

Asnje flamur shqiptar ne token shqiptare…dhe mijera te tille greke…asnje perfaqesues zyrtar policie a cfaredo qofte i shtetit shqiptar ne Bularat….prifterinj qe “permes ritualeve mortore” haptazi , qartazi e ne menyre te ndyre e provokative bejne thirrje per çlirimin e pushtimin e Vorio-Epirit dhe kerkojne hakmarrje per Kacifan…

Kerkundi asnje lloj fryme te egzistences se shtetit shqiptar ne Bularatin e pushtuar dhunshem nga greket…ku flamuj grek deri edhe te permasave extra …parrulla e thirrje masive per toke greke ne jug te Shqiperise…gazetare e perfaqesues te medias shqiptare qe perbuzen, poshterohen e as qe lejohen te bejne punen e tyre brenda territorit te shtetit te tyre ame…ekstremiste neverites greke gati-gati njesoj si ne protestat e tyre te peshtira antishqiptare te para disa diteve ne Athine e Selanik …keto ishin pamjet e kjo ishte gjendja e sotme ne percjelljen e Kacifas per ne banesen e fundit ne Bularatin qe shteti i tradhetareve qeveritare, politikane e shtetare shqiptare ju a dorezoj sot ekstremisteve agresive vorio-epiriote greke ne duart e tyre pa asnje lloj kushti…

Gjithcka ishte poshteruese ne maksimum..greket erdhen e bene si deshen,,,i fyen dhe i perdhosen Shqiperine e shqiptaret ne Bularat brenda ne toke te tyre dhe askush nuk guxoi tu thoshte asnje gjysem fjale…

Dje e bene me varrezat e te vdekurit e tyre…sot ja ku e bene realitet me te gjallet e ne mes te gjalleve tane qe heshten, u tremben, u zbythen e na shiten…ne menyren me te poshter te mundeshme …aq sa as edhe greket vete nuk do ta besojne dot dhe as qe do kishin guxuar te benin keto qe bene ne Bularat ..qofte edhe ne token e territorin grek…

Dhe Presidenti qesharak i Shqiperise vazhdon e kendon me Pandeli Majkon ne Calabri…si te lash ..e me s’te pash…

Dhe Kryeministri palaço Rama vazhdon me prezantimin e Leshit te tij zv.minister qe firmos urdhera kafesh…

Dhe Ministri i Jashtem sharlatan Bushati vazhdon e mban fjalime te peshtira e te ngjyrosura ndyresisht me politike komuniste..per 550 vjetorin e arberesheve

Dhe as ministria e Rendit a e Brendeshme as ajo e Mbrojtjes, as ajo e Jashteme as Policia shqiptare, as SHISH-i as ata te Sigurise Kombetare te Republikes se Shqiperise ..as pushteti lokal shqiptar…thjesht …askush prej Shqiperie e as nje kembe e gjurme shqiptari a Shqiperie nuk guxoi te ishte i pranishem ne Bularat per te mbrojtur token e territorin shqiptar uzurpuar kaq dhunshem prej grekeve kete te Enjte te Zezë të 8 Nentorit 2018 qe si “çuditerisht” perkon me diten e themelimit te Partise Komuniste Shqiptare..77 vjet me pare…te koleres, murtajes e kancerit te Shqiperise e te shqiptareve per dekada me radhe…

Varret greke “kuajt e Trojës” në tokën shqiptare

Facebook Comments