Nga Ilir DEMALIA

Sot tek po rrëmoja, gjeta një foto të poetit ekzistencialist, antikonformistit, njeriut të protestës por aq dhe i brishtë me miqtë.
Sa ishte stoik aq ishte dhe i sinqertë.
Njeri me botë të madhe brenda një burgu të vogël që kapercente kufijte me hapsirat e mendimit dhe fantazisës së tij.
Sinonim i dhimbjes dhe simbol i njeriut te lirë.
Madu- Jamarber Marko do të mbetet në kujtese jo vetëm si një poet-artist, por edhe një qiri i ndezur në errësirën e burgut dhe shpirtit nënshtruar të shoqërisë shqiptare.

Në foto pak vjet para arrestimit tij ne 1975

Në burg do të shkruante këto poezi:

E sollën të lidhur

Unë i buzëqesha sepse

Në asnjë botë nuk ka më kriminelë

Dhe unë i zgjata dorën për jetën,

Për miqsinë,

Erdhi më vonë vetë.

Me vrau, me qetësinë

E atij që shkon të shoh diçka tjetër

Na ndan një thikë një pëllumb

Na ndan një mollë që s’hëngrëm dot

Na ndan në mes një botë e tërë

Por na bashkon në shkretirën tonë

Një hap që era dot se fshiu…

Facebook Comments