Sadik Kaceli do të tërhiqej nga arti i Henri Matissë që kur pa për herë të parë përmes fotografive pikturat e tij. Më pas, pasi mbaroi shkëlqyeshëm studimet e Shkollës së Vizatimit të Tiranës dhe pasi ishte njohur përmes Enciklopedisë Britanike në Bibliotekën Karnavon të Tiranës me artistet e mëdhenj të kohës, ju drejtua Matisit me një letër duke i kërkuar të studionte si nxënës pranë tij.

Artisti i madh, në moshë dhe tashme i tërhequr në Nice, e orienton Kacelin tek miku i tij Andre Lhote i cili kishte një Akademi të tijën dhe Andre Lhote i kthen edhe ai një përgjigje artistit të ri shqiptar.

Pavarësisht dëshirës, Kaceli nuk do të shkoje tek Akademia private e Andre Lhote, por në Shkollën Superiore të Arteve të Bukura të Parisit duke qenë se do t’i duhej të kthehej më pas në Shqipëri, ku do t’i shërbente e do ti njihej vetëm një diplomë prej një akademie shtetërore.

Kaceli është një ndër artistët më të njohur shqiptar, i cili ka lënë pas një trashëgimi të çmuar. Spikat dhe cikli i tij i nudove apo cikli i pikturave realizuar gjatë periudhës që jetoi në Paris.

Mes tyre është dhe piktura me titull “zj Karmen”, realizuar nga Kaceli në periudhën studentore në Paris 1936-1941). Zj, Karmen, në atë kohë në moshë të madhe, ishte modelja e Rodenit të madh, e cila i pozoji Rodenit për skulpturën e famshme “Puthja

Facebook Comments