Nga At Zef PLLUMI

Thuhet se n’ujë të turbullt gjuhet shumë peshk.
Kur shqiptari fitoi lirinë, i hueji lëshoi grepin e përçamjes për me zanë shqiptarin.
Ku ishte shqiptari? Ndër katër vilajete.
Turku e dinte mirë se për me zotnue Shqipninë e vetmja rrugë ishte përçamja.
Ai e vuni re këte që në ditën e parë që e ndeshi fati i historisë me këte popull ku u shquen dy burra: Gjergj Kastrioti Skanderbeg, nji rebel që kërkonte ndihmë në Perëndim, dhe strategu i madh Ballaban Pasha që ra shahit nën muret e Krujës.
Trupin e tij e çuen në Petrelë të Tiranës.Aty i ndërtuen nji tyrbe të madhe ku filluen me u falë shqiptarët e me i ndezë qirat.

Ndërkaq ndër gërxhe të maleve lahuta filloi me i këndue Gjergj Elezit.
– Gjergj Elezit, ushtarit që vrau Ballabanin.
Turku dhelpnak e pa se shqiptari, edhe i ndamë dysh, ishte nji rrezik, prandej e ndau katërsh.
Në katër vilajete të turkut njisia e shqiptarit.
E kështu gjatë shekujve u vranë mes vedit kush për Bushatllinjtë e Shkodrës o për Begollajt e Pejës; kush për Ali Pashën e Janinës o për Manastirllitë, ndërsa turku bante sehir me spahijtë e vet.

Facebook Comments