Nga Naim HASANI

Besoj të gjithë e kujtojnë mesazhin më të cilin pushtoi Shqipërinë dhe shqiptarët “Rilindja” narkokomuniste. “Për Shqipërinë qe duam” ishte mesazhi i rëndomtë qe në 2013 i dhuroi pushtetin një grupi kriminal dhe narko-trafikant, pak kush e besonte se do të ishte I tille.
Është shume e dhimbshme të shohësh se si pas 5 viteve qeverisjeje, kjo “Rilindje” arriti të nxjerre Shqipërinë nga binaret e demokracisë dhe ta çoje drejt një katastrofe qe po degjeneron nga një skandal tek një tjetër, njeri më i rrezikshëm se tjetri.
Në këto 28 vite demokraci, shqiptarët nuk kane përjetuar një situate të krahasueshme më ate në Kolumbi, ku suksesi i vetëm i qeverise është narko-trafiku dhe kontroll I çdo qyteti ne Shqipëri, nga jugu ne veri nga familje dhe banda kriminale, qe terrorizojnë çdo dite shtetin dhe qytetarët dhe në çdo votim i garantojnë votën bosëve të tyre në pushtet dhe si shpërblim u garantohet paprekshmëria dhe mbretëria e krimit dhe terrorit.
Është turp i madh për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe padyshim edhe për socialistet e thjeshte tek durojnë mbretërimin e krimit qe është bere njësh me pushtetarët dhe është bere kanceri qe po shkatërron në gjeneze shpresën dhe të ardhmen e çdo qytetari dhe po e detyron çdo familje dhe sidomos të rinjtë të largohen masivisht nga trojet e tyre.
Ajo çfarë paralajmëroi lideri i opozitës z. Lulzim Basha gjatë gjithë këtyre pese viteve çdo dite ishte një profeci qe për fatin e keq po vërtetohet çdo dite.
Kapja e shtetit nga mafja, shuarja e shpresës tek e ardhmja, kriminalizimi total i “Rilindjes”, blerja e votës me paratë e drogës dhe marrja e mbajtja e pushtetit me kriminele ordinere, qe dhunojnë votën dhe vullnetin e lirë të shqiptarëve, është lajtmotivi i pushtetit të sotëm në Shqipëri dhe kjo është tragjedi qe kërcënon në themele paqen sociale dhe rendin demokratik.
Shqiptarët dhe padyshim socialistet e vërtetë po e shohin çdo dite e me shume degradinim e shtetit dhe shoqërisë shqiptare, por a mundet një politikan i kalibrit Europian dhe largpamës si Zoti Basha të përballojë i vetëm një barre kaq të rende me boten e krimit dhe friken qe ky pushtet ka mbjelle në çdo qytetar qe jeton përditë realitetin e hidhur të instaluar në Shqipëri?
Një lider i përgjegjshëm i thërret ndërgjegjies qytetare dhe shpirtit demokratik të atyre qe ai përfaqëson, për tu përballur më të keqen qe i kanoset vendit të tij. Shqipëria ka dhënë prova se është e lehte të besh revolucion brenda ditës, por e ka pasur shume të vështire te beje revolucion Demokratik, qe vjen vetëm nga kutia e votimit dhe vota e lire e shqiptarëve.
Revolucioni Demokratik vjen nga rinia dhe inteligjenca, e cila fatkeqësisht çdo dite e më tepër po bëhen specie ne zhdukje, një tjetër investim I forte i Rilindjes për ta mbajtur Shqipërinë pa shqiptarë.
Bandat kriminale dhe kriminelet ne pushtet po mbushin tregjet e Europes me prodhimet e tyre të narko-trafikut “Made in Rilindje”.
Kancelaritë Europiane kane problemet e tyre të një Bashkimi Europian super te lodhur nga zgjerimi drejt lindjes dhe shqiptarët kudo qe janë në Europe e kudo, duhet ta shikojnë shpëtimin e Shqipërisë tek shqiptarët dhe jo diplomatët e huaj qe tërheqin në pole te ndryshme të politikave në interes të shteteve qe ata perfaqesojne, apo interesave të tyre personale.
Me dhemb shpirti kur vizitoj Shqipërinë ose edhe telefonatat e përditshme qe më vijnë nga Shqipëria, ku tashme jo vetëm të varfrit por edhe shtresa e “pasur” nuk duan të qëndrojnë apo të mbajnë as edhe një dite, fëmijët e tyre në Vendlindje, çka po i shkakton kombit katastrofën më të rende demokratike, 28 vjet pas rënies se komunizmit.
E ardhmja e Shqipërisë nuk mund të jete largimi. E ardhmja e Shqipërisë është bashkimi dhe ndërgjegjësimi për një përmbysje demokratike nëpërmjet votës se lire, të bandave Kriminale qe drejtojnë sot shtetin tone ame. Alternativa e vetme Demokratike dhe qytetare është bashkimi rreth kauzës se opozitës dhe liderit më vizionar dhe qytetar qe ka dhe mund të këtë Shqipëria z. Lulzim Basha.
Partia Demokratike dhe çdo qytetar i ndershëm qe as nuk blihet e as nuk shitet nga bandat dhe krimi I organizuar në Shqipëri duhet të punojnë ore e minute për te bere të qarte katastrofën njerëzore dhe ekonomike ku e ka çuar Shqiperine “Rilindja”, dhe të ndihmojnë ne çdo rast z. Basha për tju bere të qarte shqiptarëve se vendi rrezikon koegzistencen.
Nëse edhe njëherë pushteti blihet me paratë e krimit nga kriminelet e veshur në pushtet, atëherë Shpresat dhe aspiratat e shqiptarëve për liri dhe demokraci do të jene fikur për një kohe të gjatë.
Rinia dhe inteligjenca shqiptare tashme është përqendruar në diaspore dhe neve nuk mundet të rrime duarkryq por të ndihmoje më çdo mjet demokratik, vendosjen dhe sundimin e ligjit ne Shqipëri.
Partia Demokratike dhe lideri i saj dhe i opozitës në tërësi, janë vetvetiu shpresa e vetme për ndryshim, për një shtet funksional dhe promotorë të një vetingu të vërtete politik, për ti prere njëherë e përgjithmonë lidhjet e krimit me politikanët ne Shqipëri.
Nuk ka asnjë krim me pushtet qe mund të frenoje përgjithmonë uraganin e lirisë dhe revoltës kundër shtypjes, kriminalizimit dhe mohimit të lirisë. Është koha për ringritje dhe për ti thënë jo, qeverisjes nëpërmjet drogës dhe vrasjes se shpresës dhe të ardhmen dhe ajo duhet urgjent të merret në dore nga qytetaret dhe një qeveri e përgjegjshme qe në themel ka sundimin e ligjit dhe pergjegjshmerine dhe llogaridhënien, qe buron vetëm nga vota e lire.
Koha e krimit dhe krimineleve, duhet të marre fund njëherë e përgjithmonë, qe shqiptarët të marrin fryme të lire ne token e tyre arbnore dhe shekullore.
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët.

▪Naim Hasani është avokat dhe Kryetar i Degës se Partisë Demokratike në Britani

Facebook Comments