Nga Agim POPOCI

Paralajmërimi i kushëririt të Habilajve për “të vërteta drithëruese” nuk ishte paralajmërim për tregtarët e fruta-perimeve por për konkurrentët, të cilët i kishin hipur kalit të drogës me ardhjen e vëllait të Agron Geron Xhafajt në mënyrë paparë. Pa konkurrencë nëpër këmbë, me ekskluzivitet të atyre substancave që mbillen dhe nuk mbillen në tokën shqiptare, duke trashur zullumin edhe ndër trafikun ndërkombëtarë të drogës, ishte e dosmodshme ndërhyrja.

Kodin e mafies e dha Saimir Tahiri. Shumë vetë nuk e kuptuan, por për ata që ishte dedikuar u mirëkuptua. Fatmir Xhafaj hapi krahun dhe u drithërua pa u bërë ora 10:30 e së shtunës.

Deri këtu gjithçka çfarë ndodhi ndër trafikant mund të jetë edhe normale, ashtu siç mund të quhet edhe fitore e opozitës pas denoncimeve ndaj ministrit të Brendshëm, por zëvendësimi i Fatmir Xhafajt me Sandër Lleshin është shumë më shqetësues se sa lufta e trafikantëve të bandave të Tepelenës dhe Vlorës.

Spaletat e Sandër Lleshit u bënë të rëndësishme kur ai u bë Këshilltar i Sigurisë Kombëtare të kryeministrit më të përfolur në Evropë për trafik ndërkombëtar të drogës.
Por Gjeneral Brigade Sandër Lleshi jo vetëm që nuk veproi por nuk mbajti as nivelin e një gjenerali të një shteti të NATO-s.

Nëse Siguria Kombëtare sipas vlerësimit të tij nuk ishte cenuar me dëshmitë e opozitsës se ministri i Brendshëm po shoqërohej me trafikant ndërkombëtar të drogës, dhe nga një mendje e ftohtë edhe mund të vlerësohen akuza politike, dëshmia e oficerit Dritan Zagani e komplikon paksa situatën e një Gjenerali. Në mes të një politikani ordiner si Edi Rama dhe një oficeri i cili nëse asgjë tjetër ishte oficer karriere me një të kaluar bashkëpunuese me të ndërkombëtarët, atëherë një Gjeneral duhej të zhvendosej në anën e një oficeri siç ishte Zagani.

Vlerësimi i atyre se një Gjeneral nuk mund të jetë me vlera kur vlerësohet pozitivisht nga Ismail Kadare, doli të jetë i vërtetë. Sandër Lleshi nuk reagoi as në rastin kur u publikuan përgjimet italiane të bandës së Habilajve, dhe në pikun e largimit të kushëririt të tyre ministër, kur me një drekë me 11 drejtorët e policisë në Restoran Taiwan, po demonstronte njeriun e fortë të Shqipërisë. Publikimi i fotos së kësaj dreke, për njerëz normal të kësaj toke ishte shumë shqetësues, për ata ekspertët të sigurisë ishte cenim i sigurisë kombëtare por jo edhe për Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të kryeministrit. Për ata që arsyetojnë Gjeneralin tashmë me spaleta të lagura, se Edi Rama nuk dëgjon njeri, Sandër Lleshi kishte një zgjidhje prej oficeri të nderuar, largimin nga kjo detyrë.

Por Gjeneral Brigade Sandër Lleshi vazhdoi të qëndroj në detyrë, duk e i lënë spaletat edhe të myken nga lagështia. Si Këshilltar për Siguri Kombëtare i kryeministrit vazhdoi të qëndroi edhe pas emërimit të vëllait të Agron Geron Xhafajt si ministër i Brendshëm. Nuk u mjaftua me dëshmitë e opozitës, “Babalja” u vlerësua si telenovelë por jo edhe pranimi i këtyre dëshmive nga Xhafajt dhe “dorëzimin” e paligjshëm të Agron Geron Xhafajt pranë autoriteteve italiane.

Me përpjekjen e Edi Ramës për të shpikur dëshmitarin kyç, Fred Alizotin për të zhvlerësuar “Babalen”, vetëm Këshilltari për Siguri Kombëtare i kryeministrit nuk u shqetësua ndonëse në një shtet me qytetari normale, gjithçka do të dorëzohej, jo vetëm shteti.

Sandër Lleshi nuk u shqetësua kur pa me zë dhe figurë se dëshmitari kyç që rrëzonte “Bablen” po dëshmonte se Shefi i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu e kishin bindur Fred Aizotin të dëhsmoj kundër Babales. Dhe jo vetëm kaq!

Nuk u shqetësua as nga broçkullat e kryeministrit për Babalet dhe Alizotët, ndërkohë që nuk i bindej dëshmive nga TIMS për Taulantin!

Dhe, qershia mbi tortën e indiferentizmit të Sandër Lleshit vjen me Nënkomisar Emiljano Nuhun. Edi Rama mund ta bindë një socialistë se një Nënkomisar është horr sepse cenon pushtetin e qeverisë socialiste, por në asnjë mënyrë një Gjeneral Brigade të një shteti anëtar të NATO-s. Nënkomisar Nuhu nuk është një oficer që vdes për ta djegur veten me cigare, sicc bëjnë Rrajat me dashnoret e tyre, por një oficer i cili është dëshmuar duke rrezikuar jetën me infiltrime në bandat e Saimir Tahirit dhe Fatmir Xhafajt. Fjala e Nënkomisar Emiljano Nuhut ka peshë shumë më të madhe përballë një Gjeneral Brigade se sa një qytetari të thjeshhtë ose piktori të cilin Vangjush Dako me kriminelët e tij e bënë kryeministër.

Fatkeqësisht, Saimir Tahiri iku si kushëri i bandës Habilajve dhe u zëvendësua nga vëllai i trafikantit ndërkombëtarë të drogës Agron Agron Xhafaj, për tu pasuar tashmë me njeriun i cili e Këshilloi kryeministrin ose në rastin më të mirë, heshti, duke e miratuar idenë se krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, mund ta luftoj ministri Fatmir Xhafaj.

Në fund, Sandër Lleshi, ashtu siç e dha provimin se ishte Gjeneral Brigade shumë i mirë, gjithashtu e dha provimin se ishte Këshilltar shumë i keq i Sigurisë Kombëtare i kryeministrit. Siguria Kombëtare nuk u cenua pse Saimiri dhe Fatmiri u emëruan ministra të Brendshëm, dhe pse kjo ministri u stolisë me 500 Ish-punëtorë të Sigurimit të Shtetit, por pse këtë e lejoi kryeministri, që për Këshilltar të Sigurisë Kombëtare kishte Gjeneral Brigade Sandër Lleshin.

Një Këshilltar i keq i Sigurisë Kombëtare nuk mund të jetë një ministër i mirë i Brendshëm. Sandër Lleshi, Sigurinë Kombëtare ka kohë që e ka shitur.

Zoti qoftë me Shqipërinë!

Agim Popoci

Facebook Comments