*Dhjetë pyetje për Lulzim Bashën

Nga Avokati Altin GOXHAJ, përfaqësues i Levizja AntiSoros​

Pyetjet që kam unë për Lulin dhe mediat që financon ai janë:

1▪Pse nuk gjejnë një gazetar me emër dhe mbiemër por përdorin profile fake “Mona Rusi” për të shkrujt shkrime kundër meje, kaq pa b.. janë lulqimat sa as një gazetar apo politikan me emër e mbiemër s’gjejnë dot sa të përdorin anonimë???

(https://shqipnews.al/2018/10/14/pisk-e-paska-basha/
Mos u merr me gjëra anësore ti më mirë se kushdo tjetër e kupton punën e anonimatit,nuk po i fshij të sharat se të tregojnë më të burrëruar dhe për ty që nuk ke sharë kurrë në jetë të shash në letër është heroizëm.)

2▪Kur u bëra prapë Sorosist, para apo pas fitores së Trump në 2016 se me sa mbaj mend unë Luli më falënderonte në 2008 kur unë plasa një dosje me 100 faqe për demaskimin e Sorosit dhe axhendën e tij me Veliajn dhe Ramën?

(Çfarë lidhje dhe çfarë kontributi ke ti në fitoren e Trumpit pse flet si Namik Dokle,kush duhej dhe kush ka pasur kohë të merret e të lexojë dosjen tënde.)

3▪Po Sorosi kur më bleu para apo pas 18 gjyqeve dhe kallzimeve penale, 4 arrestimeve dhe falimentimit të biznesit familjar (s’po merrem me kërcënimet me jetë)?

(Çfarë lidhje kanë gjyqet e tua të humbura,të fituara, “pro bonot” për publicitet,arrestimet dhe lirimet,dështimi i biznesit privat apo familjar me Bashën dhe PD-në, shiko rreth e rrotull gjithçka ka falimentuar, shiko lajmet jeta e të gjithëve është kërcënuar.)

4▪Ky Sorosi kur me bleu para apo pas kryqëzatës sime 11 vjeçare që e bëri që ta urrejnë shumica e shqiptarëve?

(Nëse ti dhe kryqëzata jote 11 vjeçare me laptop dhe megafon, më e gjata në historinë e kryqëzatave ka bërë që shqiptarët të urrejnë Sorosin,ti qenke diversion, sepse në se është e vërtetë kjo që thua ti me magjitë dhe me “superpower” që disponon mund ta kishe drejtuar urrejtjen e shqiptarëve në drejtime më efikase, Edvin Ramës,Sajes,Gramozit,Fatmirit dhe të kishe shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat e Narko-Socialistëve.)

5▪Ky Sorosi kur më bleu para apo pas zgjedhjeve të 2009 kur nuk e lashë Veliajn dhe G99 të hynte në Parlament dhe të prishte formulën e PS 66+1+4>69 duke sjellë të vetmen formulë qeverisëse të PD 66<4+70 në 2009-2013?

(Prapë diversion, si mor burrë nuk e le Erionin dhe G99 në parlament?! Manipulove votat?! Pastaj si na e le të bëhet Kryetar Bashkije atëhere pse nuk ja fute dhe lali Erit një kryqëzatë?!)

6▪Ky Sorosi më bleu para apo pas pazarit të Lulit me Sorosin në 5 Dhjetor 2014 ku unë isha i vetmi që e denoncova dhe prisha menjëherë çdo marrëdhënie bashkëpunimi të deri atëhershme me Lulin si të papranueshme për kauzën time antiSoros?

(O Qeros more Qeros vetë shkruan, vetë vulos!Ti!Ti!Ti!)

7▪Ky Sorosi kur më bleu para apo pasi i kërkova Lulit që ta përdorte pas fitores së Trump kauzën antiSoros si një motiv i fortë për të forcuar influencën amerikane në favor të PD-së?

(Ti ja kërkove Lulit si mik,si shok,si këshilltar,si analist si avokat apo e shkruajte status në facebook dhe mendove që Kryetari i Opozitës ë nis ditën me leximin e statuseve të tua? Nuk e kishe kuptuar ti që influenca amerikane ë përfaqësuar më së miri nga Don Lu ishte e blerë nga Rama dhe po përdorej në mënyrë kriminale dhe fare hapur prej tij.)

8▪Ky Sorosi kur më bleu, para apo pas dosjes antiSoros që i dorëzova Lulit në 10 Maj 2017 për t’ja dhënë 2 senatorëve amerikanë të interesuar por që nuk ja dha?

(Akoma me dosjen ti, senatorët amerikanë nuk punojnë me të tretë, nëse ishin të interesuar ata ta kërkonin direkt dosjen. Habitem që në vend që të takonin ty komandantin suprem të kryqëzatës 10 vjeçare atëhere, antiSoros,senatorët shkuan takuan një Soroist si Basha…)

9▪Ky Sorosi kur më bleu para pas denoncimit ekskluziv dhe shumë të suksesshëm në Kosovë të skenarit Soros për copëtimin e Kosovës ndërkohë që Luli se ka thënë një llaf a as ka për ta thënë ndonjëherë?

(I zoti e jep, tellalli se shet! Mos u bëj qesharak,je shumë i parëndësishëm ti dhe kryqëzata jote krahasuar me përpjekjet dhe luftën e lidershipit të PD-së për moscoptimin e Kosovës.)

10. Ky Sorosi kur më bleu para apo pas Axhendës Patriotike Antiestablishment dhe AntiSoros për Shpëtimin e PD-së dhe Shqipërisë?

(Je duke shkelur në një territor që ka Zot,në territorin blu të Partisë Demokratike,ti nuk je pjesë dhe as nuk je thirrur ndonjëherë të ndihmosh shpëtimin e Partisë Demokratike,ti dhe kryqëzata jote jeni të mirëpritur të shpëtoni,Shqipërinë,Ballkanin,Evropën,planetin por jo PD-në,PD-ja ka antarët e saj,mbështetësit,simpatizantët e saj ata janë në frontin e parë të luftës kundër së majtës,narkosocialistëve,Soroistëve dhe shërbëtorëve të tyre.)

•Gjithsesi falënderoj portalin e Lulit për foton që më përfaqëson më shumë se çdo foto tjetër!

(Edhe ne mendojmë që është fotoja që të përfaqëson më shumë si udhëheqës të kryqëzatës 11 vjeçare,na fal që nuk duket laptopi😁)

Facebook Comments