Nga Agim XHAFKA

Titulli i këtyre radhëve i takon djalit të Ronald Regan.

Në nëntor në Amerikë zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për kongres.
Ndaj ai u rrëfen votuesve se votimi majtas sjell dëm e shkatërrim.
Ndërsa ai djathtas rezulton me ulje taksash e hapje vende pune.
Ja, shembulli; Trump. Papunësia shkoi në 3%.
Jo më kot ka dalë shprehja se nuk guxon të dalësh nga shtëpia se të fusin drejt e në punë.
Njësoj i shkon ky shqetësim edhe vendit tim.
Shoh çdo muaj faturën e ujit dhe krahasimi me ca vite më parë del se është rritur dyfish. Karburanti kampion, askush nuk na e kalon për shtrenjtësi.
Vende pune ka në ëndrra, provohet nga shifra zyrtare afër 60% e popullatës na ka lënë glasat. Energjia elektrike shtrenjtë, rrogat nuk rriten, pensionet janë lëmosha.
Ndaj më vjen thirrja e sinqertë:


“Nëse nuk e doni Shqipërinë, votoni Edi Mavrinë!”

Mbushi pesë vjet në tepsi e nuk mbylli asnjë rrugë. Po bëj 100 metër asfalt e veri emrin tënd!
O njeri, si kujtim për brezat!
Mori miliarda borxh dhe serish drejt Elbasanit nuk ecën dot në autostradë.
Pushimet verore t’i streson hyrja e dalja nga Fieri.
Shëndetësia me siguracion në dorë dhe me euro në xhepin e mjekut.
Ilaçet false dhe ajri në qytet katërfish më shumë se ndotja e lejuar.
Uji me orar e pa kufizim veç mashtrime e rrena. Në 3D apo 4D.

Qeveria e sotme e armatosur me median më të pafytyrë e më të shëmtuar mbi glob ende i bën jehonë luftës ndaj Berishës. Ikim ne, por vjen Berisha. Na mbani ne se vjen Berisha.
Mos na shani ne se vjen Berisha. E kështu ndër vite.

Trembin një popull i cili nga Berisha siguroi lëvizjen e lirë në Evropë, hyrjen në NATO, thithjen e miliarda investimeve, dyfishim rrogash për mësuesit e mjekët, autostrada jug e veri, shkolla e spitale.
Sot vendi ka lajme se arrestohen deputetë socialistë, KLSH ulëret se afro 500 milionë euro në vit grabiten nga ofiqarët e shtetit, kuvendi mbushet me trafikantë e policia është njësh me mafien.

Ja, pse më vjen thirrja: “Nëse nuk e doni Shqipërinë, votoni Edi Mavrinë!”

E keni të sigurt rritjen e taksave, rritjen e çmimeve, varfërimin e mëtejshëm dhe pasurimin e ca njerëzve, shokëve të qeverisë.

Vetë e keni në dorë.
Ose ndryshe, votoni djathtas e jetoni në Shqipëri.
Nga viti në vit mirë e më mirë. Se e djathta është progres dhe diell.
Është gëzim, siguri e mirëqenie…

Facebook Comments