Leon Molla lindi me 18 nëntor 1984 në fshatin Malaj-Mirditë, pas mbarimit të shkollës së mesme ndjeku studimet e larta për gazetari dhe gjuhë-letërsi në Tiranë.
Aderoi në Partinë ‘’Lëvizja e Legalitetit’’ i cili në vitin 2000 ishte Kryetar i seksionit Malaj, Mirditë, në vitin 2003-2007 u zgjodh Kryetar i Forumit Rinor për Partinë ‘’Lëvizja e Legalitetit’’ dega Mirditë, nga viti 2007-2012 u zgjodh Kryetar i Forumit Rinor për Partinë ‘’Lëvizja e Legalitetit’’, dega Durrës.
Nga periudha 2007-2012 u arrestua dhe u burgos tre herë me akuzat, për ushtrim dhune, dëshmi të rremë kundër prokurorisë, si dhe vrasje e mbetur në tentativë.
Burgjet i kaloi në birucat e Rrëshenit, Shën-Kollë, Lezhë dhe në Rrogozhinë që pas daljes nga burgu do të akuzonte qeverinë e asaj kohe për keqtrajtim të burgosurve.
Nga rrëfimi i tij në shtyp do të refuzonte që të merrte pjesë në media vizive duke zgjedhur më mirë që këto denoncime ti drejtohej vetë përsonalisht me letër qeverisë, si Presidentit, Kryeministrit, Kryeprokurores, Kryetares së Parlamentit si dhe Ministrit të Drejtësisë.
Pas kësaj ndaj tij kryhen katër atentate në Shqipëri që atentati i vitit 2011 do të ishte më i rrezikshmi për jetën, pasi atentati u krye i drejtpërdrejtë me kallashnikov për likujdimin fizik të tij.
Me 10 dhjetor 2012 vendos të lë Shqipërinë dhe me datën 12 dhjetor 2012 arrinë në Francë e menjëherë kërkon mbrojtje nga shteti Francez.
Me 11 korrik 2013 thirret në Ministrinë e Shtetit Francez në Paris dhe mbahet në pyetje rreth 3 orë e 40 minuta, por ditën e datëlindjes me 18 nëntor 2013 arrestohet nga forcat e policisë me akuzën për armëmbajtje pa leje e cila kjo u informua nga vetë azilantët Shqiptarë në Lyon të Francës.
Policia Franceze në momentin e arrestimit i gjejnë një thikë Kolumbiane që sipas tij e mbante për prerjen e thonjve ose për qërimin e mollëve, por thika që dispononte ishte një thikë me përmasa fare të vogla që në realitet përmbante sulucion helmues.
Pas 72 orëve me urdhër të prokurorit lirohet nga dhomat e paraburgimit dhe i ndalohet rreptësisht mbajtja dhe përdorimi mjeteve të mprehta, në të kundërt do i dyfishohej dënimi.
Pas disa muajve do të akuzohej për organizim të emigrantëve kundër institucionit të Forumit të Refugjatëve në Lyon të cilët rrefugjatët Shqiptarë thyen derën kryesore të administarët, dhunuan e arritën deri aty që të rrihnin drejtorin.
Për këtë u akuzua si organizator, por në të vërtetë në kohën që ndodhi ngjarja ishte në një vizitë disa ditore në Bruksel dhe në kthimin e tij për në Francë u ndalua dhe u kontrollua nga policia Franceze.
Këta të fundit e mbajtën të ndaluar mbrenda trenit deri sa erdhi urdhëri i qeverisë për lënjën e tij në gjendje të lirë.
Në ardhjen e tij në Lyon, Francë i komunikohet vendimi që Forumi i Refugjatëve i ndërpret ndihmën ekonomike, përjashtimin e adresës si dhe nxjerrjen jashtë loje nga azili i tij politik me pretekstin si përson rracist dhe organizator i refugjatëve shqiptarë kundër administratës franceze .
Me 24 janar 2014 Ministria Franceze i njeh Statusin Politik me mbrojtjen e katër Konventave, Parisit, Gjenevës, Brukselit dhe New Yorkut.
Pas njohjes së Statusit Politik nga Franca, menjëherë zhvilloi disa takime në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Gjeneve, rrugëtoi në Bruksel dhe pastaj drejt Vatikanit i cili shprehu shqetësimet e tij ndaj të padrejtave që i bëhej komunitetit shqiptarë në Francë .
E para protestë më e madhja në mbrojtje të emigrantëve Shqiptarë do ta organizonte në Lyon të Francës të cilën u protestua përpara Prefekturës që kjo protestë e udhëhequr nga ai u mbështet nga Associationet Franceze, poashtu u publikua dhe në shtypin francez.
Menjëherë nisi dhe një kërkesë Komisionit të Parlamentit Europian duke akuzuar qeverinë franceze që këta të fundit nuk respektonin të drejtat e emigrantëve shqiptarë, për pak ditë refugjatët shqiptarë strehohen që fatkeqësisht deri në atë ditë i linin parqeve të qytetit dhe pa mbështetje.
Me 8 tetor 2016 shpall Asociacionin ‘’Royaume du Soleil’’ dhe Assamblenë, ndërsa me 9 janar 2017 e dorëzon dosien në Prefekturë, po këtë ditë Prefekti e miraton dhe e nis për miratim Ministrisë Franceze.
Me 21 janar 2016 Ministria Franceze e miraton dhe e njeh themelimin e Associationit të tij dhe e çertifikon, por përsëri problemet do të vazhdonin.
Në zgjedhjet prezidenciale që favorite ishte Marine Le Pen do të përplasej rëndë që ky debat do të pasqyrohej jo vetëm në shtypin Francez, por dhe në atë Amerikan e Shqiptarë.
Fill pas kësaj si President i Association largohet nga mbledhja e përgjithshme të Associationeve duke i akuzuar që nuk mbanin qëndrime demokratike dhe nuk mbështetnin të drejtat e njeriut dhe sidomos të emigratëve Shqiptarë, dalja e tij nga salla e takimit shtangu prezencën e mbi 30 Associationeve Franceze.
Akuzoi hapur shtetin francez për vdekjen e shqiptarëve në mënyrë të mistershme mbrenda territorit të Francës si dhe rastin e një emigranti që vdiq në burgun e Marseille ku dhe e denoncoi në shtypin francez e atë shqiptarë.
Me njohjen e statusit të gazetarit në Francë publikoi shkrime në lidhje me historinë e Kombit Shqiptarë që e pasqyroi në shtypin francez.
Me 31 dhjetor 2017 u akuzua për thirrje dhe kryengritje popullore kundër vendosjes së flamurit turk mbi digën e Qafë Mollës, Mirditë dhe pas disa ditëve merr lajmin nga qeveria franceze që përveq shqipërisë i ndalohet të shkelë dhe në territorin turk.
Shteti francez e ka kaluar nën mbrojtje të shkallës së parë, pasi me sjelljet e tij që ka ngarkuar mbi vete shumë rreziqe, Franca e ka shikuar të arsyeshme të marrë masa për sigurimin e jetës e cila i është njohur nga katër konventa, tre në Europë dhe një në Amerikë.■Press Independent

Facebook Comments