Prokurori Misto Treska:Pse po ruhesh Patre, (Patre kish ngrit veladonin dhe ruhej mos stërkalej me cikla balte kur po e çonin drejt pushkatimit), në baltë ke për të shkuar shumë shpejt!
Patër Anton Harapi:Atje ku të shkoj, due me shkue i papërlyem si kam ken tan jetën.
Zoti ju m’shiroftë se nuk dini ç’ka po bani
!

Mallkuar qofshi Erion Velia, ti dhe raca jote e pështirë, ju zëntë gjaku i të vrarëve,pushkatuarëve,ju ndjektë në breza mallkimi i jetëve të ndërprera dhe familjeve të shkatërruara. Vazhdoni nderoni, lartësoni krimet e vampirëve të kuq ora e hakmarrjes popullore po vjen.
Ju tregoj biografinë e kriminelit Misto Treska që për kushedi çfarë motivesh dhe shërbimesh të fshehta që i ka bërë diktaturës vazhdon të nderohet dhe adhurohet nga liderët e kuq të “rilindjes”.

▪U lind në Treskë të Korçës, më 19 prill të vitit 1914, i biri i Andrea dhe Sofia Treskës.

▪Ndoqi studimet në Liceun Francez të Korçës

▪Anëtar i Grupit Komunist të Korçës

▪Komisar politik i batalionit “Reshit Çollaku”, së bashku me Tele Baçin, komandant i po atij batalioni, ekzekutoi 6 ballistë, ndër te cilët Haki Blloshmin,ish-konsullin e Shqipërisë në Boston, SHBA.

Haki Blloshmi

▪Në 1944, ishte pjesë e atyre që ekzekutuan me vdekje me urdhër të Enver Hoxhës Tele Baçin vetë.Gjatë ekzekutimit Treska i qëlloi me revole në kokë Tele Baçit, duke e lënë përfundimisht të vdekur.

▪Në mars të 1945 me gradën major, ai ishte një ndër prokurorët e ngarkuar në procesin,ku gjykata speciale vendosi dënimin me vdekje për ish-kryeministrin Maliq bej Bushati dhe dy anëtarë të Regjencës, Lef Nosi dhe P. Anton Harapi.

Lef Nosi

Maliq Bej Bushati

▪Treska është në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare.Duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale.”

▪Ai ka shërbyer si Kryetar i Komitetit Shqiptar për Marrëdhëniet Kulturore dhe Miqësore me Botën e Jashtme (1957-1974)

▪Ambasador i shtetit shqiptar në Paris (1978-1981).

▪Njihet gjerësisht si pjesë e aradhës së përkthyesve të talentuar shqiptarë të shekullit XX,duke sjellë në gjuhën shqipe autorë të mirënjohur si Hygoi, Mopasani, Stendali, Aragoni, Didëroi etj.

▪Misto Treska ishte një ndër delegatët e shtetit shqiptar që morën pjesë në Konferencën e Paqes në Paris më 1946.

▪Treska ka qenë një nga themeluesit e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, punoi për Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, ku kontriboi në seksionin mbi periudhën 1920-1930.

▪Gjatë viteve 1957-1974, Misto Treska shërbeu si Kryetar i Komitetit Shqiptar për Marrëdhëniet Kulturore dhe Miqësore me Botën e Jashtme.

▪Në periudhën 1978-1981, caktohet dhe i shërben atdheut si Ambasador Fuqiplotë dhe i Jashtëzakonshëm në Francë, Belgjikë, Hollandë dhe Luksemburg (rezident në Paris).
▪Gjatë viteve kur Treska ishte kryetar i Komitetit dhe më pas ambasador, ndihu në pasurimin e bibliotekës personale të diktatorit Enver Hoxha.

▪Më 24 Janar 1981, shpallet qytetar nderi në qytetin Rubelles të Francës.

▪Misto Treska u nda nga jeta në moshën 79-vjeçare, gjatë natës mes 22 dhe 23 Qershorit 1993, në shtëpinë e tij në Tiranë, ku jetonte me bashkëshorten dhe bashkudhëtaren e jetës, veteranen e LANÇ, Donika Çikopano Treska.
Ata sollën në jetë pesë fëmijë (Natasha, Ana, Shpresa, Andrea, Zana), të cilët iu dhanë nëntë nipa e mbesa.

▪Çmimi i Parë për kontributin në marrëdhëniet mes Francës dhe Shqipërisë.

▪“Qytetar Nderi i Korçës” (2004) me motivacionin “për kontribut të shquar në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe në fushën e diplomacisë”,

▪”Emblemën e Artë” të këtij qyteti me motivacionin si “intelektual i shquar, pjesë e Liceut Kombëtar të Korçës, që me aktivitetin e tij shkencor dhe shoqëror dha kontribute të mëdha në kulturën kombëtare” (Tetor 2017)

▪Me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës, në vitin 2006, Biblotekës Nr. 5 në kryeqytet i jepet emri Misto Treska.

▪Në vitin 2010, njërës prej rrugëve të Tiranës iu dha emri Misto Treska.

▪Me rastin e 100 vjetorit të lindjes së tij më 2014, u vlerësua me një ceremoni të posaçme të organizuar nga Biblioteka Kombëtare.

▪Më 20 Mars 2018, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Misto Treskës iu akordua në shenjë mirënjohjeje prej Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, “Diploma e Nderit” për kontributin e tij të çmuar dhe angazhimin aktiv në promovimin e vlerave dhe të kulturës frënge.

▪Më 19 Tetor 2018 Erion Velija inaguron një tjetër bibliotekë me emrin e vrasësit.

Facebook Comments