Nga Red VARAKU

“We are in a conflict between good and evil, and America will call evil by its name”
G W.Bush

Asnjëherë në historinë shqiptare të pluralizmit politik nuk ka pasur një organizatë politike në dorë kaq shumë pushtet. ”Të rilindurit” kanë kapur tërësisht sistemin. Ata kanë një fuqi ekonomike dhe politike të jashtëzakonshme. Ata administrojnë zgjedhjet. Ata bëjnë ligjet. Ata kanë nën kontroll rendin. Ata kanë nën kontroll shërbimet e fshehta. Ata kanë nën kontroll sigurinë kombëtare. Ata kanë nën kontroll bujqësinë. Ata kanë nën kontroll ushqimin. Ata kanë nën kontroll shëndetësinë. Ata kanë nën kontroll bankat. Ata kanë nën kontroll paratë. Ata kanë nën kontroll kumarin. Ata kanë nën kontroll median. Ata kanë nën kontroll bashkitë. Ata kanë nën kontroll burgjet. Ata kanë nën kontroll universitetet dhe shkollat. Ata kanë nën kontroll politikat per mjedisin. Ata kanë nën kontroll taksat. Ata kanë nën kotroll trafikun e drogës. Ata kanë nën kontroll arrestimet. Ata kanë nën kontroll pronat .Ata kanë nën kontroll fëmijët. Ata kanë nën kontroll jetën tonë. Ata janë kthyer në një kërcënim të vërtetë për vetë egzistencën e popullit tonë.

Ata janë përgjegjësit kryesorë të rrënimit ekonomik, politik dhe kulturor të Shqipërisë . Ata janë përgjegjësit kryesorë për pesimizmin dhe depresionin ,që ka kapur shoqërinë tonë në çdo qelizë të saj. Janë përgjegjës për faktin se 70% e të rinjve duan të largohen nga Shqipëria. Janë përgjegjës për largimin e mijëra shqiptarëve, për emigracionin masiv të trurit, për largimin e miliarda dollarëve në parajsat offshore, për vjedhjen spektakolare të burimeve të nëntokës , veçanërisht të naftës, për shitjen e kufirit territorial të Shqipërisë ,duke i falur kështu Greqisë zonën eksluzive ekonomike, e cila në fakt është pasuri ekskluzive vetëm e shqiptarëve.

Ata janë përgjegjës për kriminalizimin e shtetit. Ata janë përgjegjës për bllokimin e integrimit. Ata janë përgjegjës për drogën. Ata janë përgjegjës për ndarjen e Shqipërisë në rajone ku sundojnë banda të pamëshirshme.Ata janë përgjegjës për vendimet ekonomike, të cilat po falimentojnë me mijëra biznese. Ata janë përgjegjës për taksën progresive ,e cila rezultoi shkatërruese për punëtorët e thjeshtë, të cilët tani punojnë thjesht për t’i mbijetuar dhunës dhe represionit ekonomik dhe politik. Ata janë përgjegjës edhe për rrënimin e vetë idesë së demokracisë në Shqipëri, e cila tashmë konsiderohet një sistem i maskuar vjedhjeje , asgjë më shumë.

Ata kanë marrë peng Shqipërinë , ata kanë lënë peng shqiptarët përmes huave dhe borxhit , dhe i janë vënë pas çdo njeriu që guxon ta kontestojë këtë gjë.Ata janë gati të bëjnë gjithçka, për të mbrojtur pushtetin e tyre, këlyshët e tyre , pjellën e tyre , sepse për ata, pushteti është para, dhe paraja është gjithçka.

Ky tashmë është një realitet i qartë për të gjithë, madje edhe për vetë socialistët e ndershëm të cilët e kanë kuptuar që ky klan ka ndërtuar një sistem përbindësh ,i cili e ka marrë peng Shqipërinë dhe i shërben vetëm interesave të tij, koka e të cilit është vetë Edi Rama.“ Me hartën e Shqipërisë në tavolinën e tij”, ai po cënon rëndë pavarësinē e këtij vendi ,duke marrë vendime që shpërblejnë “këlyshët” e tij besnikë, si dhe institucionet financiare që e kanë mbështetur për të vjedhur dhe deformuar vullnetin e shumicës.

Numri i atyre që mendojnë se mund t’i rezistojnë një fuqie të tillë sa vjen dhe bëhet më i vogël. Sinfonia e milionave dhe kamzhikut po paralizon dhe mpin çdo rezistencë. Ndaj sot është paburrëri të akuzosh opozitën dhe është pabesi të bëhesh me ata që kanë nën kontroll gjithkënd dhe gjithçka. Sot është e qartë se Shqipëria ndodhet në një udhëkryq shumë të rrezikshëm dhe nëse vetë populli nuk rimerr në dorë fatin e tij ,siç bëri në 90 , Shqipëria rrezikon të mbetet e izoluar dhe e pashpresë si dhe të rrokulliset me shpejtësi drejt destabilizimit.

Red Varaku

Facebook Comments