Nga Mirton MATAJ

“E di Artist, keq puna!
Po ca nga sikleti se u kape me prasin në dorë këtë herë e ca nga vesi që del me shpirtin dhe ty as nuk të rrihet pa vazhduar të sajosh e të gënjesh.
E di o xhan që ti edhe veten e gënjen si askush, po mos shpreso kot se do rri mbuluar ajo pjesa që dimë të dy”.

Si në ato ato historitë me prostituta të shëmtuara, plaka dhe të bezdisura,herë me mesazhe gjysmë të hapura, herë të mbyllura, herë enigmatike, kryeministri dhe në të njëjtën kohë burri më kurvë i Shqipërisë ka dashur të na bëjë të mendojmë se diçka ka ndodhur në atë mbrëmje Maji.

Diçka e turpshme, diçka që palët janë munduar ta fshehin për më tepër se një vit.
Sot ai bile arriti edhe të kërcënojë për nxjerrjen e sekretit të përbashkët që duket dëmton vetëm Bashën sepse si i paturpshëm që në lindje Rama nuk e ka problem edhe për një turp më tepër.
Në një mesazh që në fakt i drejtohet lexuesit më mediokër,më trushplarë, më besnik socialist,rilindas, Rama ndërton një situatë sa idiote aq dhe komike.

– Sa “tek për tek”,”sy më sy” apo “tete a tete” ishte takimi,
– A u regjistrua ligjërisht biseda.
– A ka procesverbal të takimit.
– A u regjistrua biseda nga shërbimi sekret
– A u regjistrua biseda nga shërbimet e huaja aleate
– A u regjistrua biseda nga shërbimet sekrete kundërshtare apo armike.

Këto janë pyetjet më të thjeshta që një lexues normal i bën vetes dhe pastaj në mënyrë logjike bën edhe pyetjen e dytë nëse diçka e turpshme,antikombëtare,amorale ka ndodhur pse kryeministri i mirë Edvin nuk na e tha ditën e nesërme por priti një vit e ca.
Ah…nëse ajo që do të na tregojë Edvini është që ai dhe Basha patën një flirt,apo një date apo një pallim të rëndomtë, marrje në gojë në banjon e lokalit apo institucionit, faleminderit shumë por jo lexuesi normal nuk është i interesuar.

Pyetja 1 milion euroshe që na shqetëson të gjithëve është:

-A u detyrua kryetari i opozitës me të gjitha format amerikane, soroiste të presionit të kapitullonte dhe të hynte në zgjedhje pa kushte.
Nëse po
– A u detyrua prej shantazhit për shkaqe personale.
– A u detyrua prej shantazhit ndaj Sali Berishës dhe familjes së tij
– Apo u detyrua prej shantazhit të përbashkët të forcave Soroiste,besnikëve të Obamës në DASH dhe bashkëpunëtorit më të ngushtë të Ramës në Shqipëri, ambasadorit Lu.

Edvin Rama ti ke qenë je dhe do të mbetesh një sportist mediokër, artist mediokër,politikan mediokër, qeveritar mediokër, dashnor mediokër, bashkëshort mediokër dhe një baba mediokër.
Ti nuk ke shokë, ti nuk ke miq.
I zgjedhur të udhëheqësh forcën politike më antishqiptare,77 vjeçaren plakë që si ty ka ndërruar emrin dhe drejtimin disa herë por gjithmonë ka ruajtur të paprekur dashurinë për atdheun e Leninit dhe Putinit, Millosheviçit dhe Vuçiçit si dhe miqësinë e përzgjedhur nga Enveri në librin e tij “Dy popuj miq” ti je mediokri më i suksesshëm,kryemediokri i të gjitha kohërave në viset shqiptare. Ti ja ke kaluar edhe Enver Hoxhës, sepse ti duke mos pasur njerëz për të cilët shqetsohesh, familje për të cilën sakrifikohesh, miq e shokë para të cilëve turpërohesh, duke pasur vetëm veten dhe bythën tënde ti je gati ta dërgosh gjithë Shqipërinë,pse jo dhe Ballkanin drejt greminës.
Ti je jetim Edvin Rama,jetim me babë e nënë.
Ti je kryeministri jetim i Shqipërisë
Ti je bomba të cilën gjithë shqiptarët presin me padurim të shpërthejë.
Të lutemi plas diku që të shkaktosh sa më pak dëme,tek tunelet e Karlo Bollinos,Bunkeri i Tanave apo tek Turbina e Ervin Çulit

Mos na mbaj në ankth…mor bur

Reklama

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here