🇺🇸“No mere curiosity but a thoroughly enchanting novel–sophisticated and accomplished in its poetic prose and narrative deftness, yet drawing resonance from its roots in one of Europe’s most primitive societies.” —John Updike, The New Yorker

🇦🇱“Jo thjesht kureshtje, por një roman tërësisht i këndshëm – i sofistikuar dhe i realizuar në prozë poetike dhe i treguar me aftësi, pa harruar rrënjët e saj në një nga shoqëritë më primitive të Evropës”. -John Updike, The New Yorker

Në një shkrim alla “Zêri i Popullit” ku autori merr përsipër të mbrojë me çdo kusht shkrimtarin e Partisë dhe të dërrmojë edhe në varr armikun Arshi Pipa gjithçka bëhet komike dhe kthehet në skeç të Pëllumb Kullës kur përmendet Shtëpia Botuese Onufri.
Duke marrë shkas nga një foto në metrotë e New Yorkut ku duket qartë një botim me kopertinë të trashë i “Kronikë në gur” që normalisht është huazuar nga biblioteka autori vjen me titullin: Ismail Kadare, shkrimtari më i lexuar nëpër metrotë europiane, pastaj gjatë shkrimit shton edhe më tepër dozën,“Kadare është një ndër shkrimtarët që e sheh më shpesh në duart e udhëtarëve në metrotë e botës.”
Për ta sjellë në vete këtë udhëtar qesharak të “metrove të botës” dua ti kujtoj që nëpër metro lexohen librat e fundit,bestseller-ët jo botimet e para dhjetë vjetëve dhe në të gjitha rastet lexohen botimet me përmasa të vogla paperback, lexuesit elektronikë dhe jo dollapët hardcover.
Kadare është një shkrimtar shqiptar i madh ai denjësisht përfaqson letërsinë shqipe në arenën botërore. Por vepra e tij është e botuar të gjithë kanë mundësi ta lexojnë,vlerësojnë apo kritikojnë. Askush nuk ka nevojë për shpjegime apo lavdërime të kota as lexuesit as autori. Aq më pak ka nevojë për shkrime të tilla shkruar nga njerëz që kurrë nuk e kanë lexuar Kadarenë.

Ismail Kadare, shkrimtari më i lexuar nëpër metrotë europiane

Një zonjë e re është e përqëndruar e tëra në leximin e romanit “Kronikë në gur” të shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare. Fotoja e bërë publike nga Shtëpia Botuese Onufri, është shkrepur në metronë e Nju Jorkut.

Fotoja e bërë publike nga Shtëpia Botuese Onufri, është shkrepur në metronë e Nju Jorkut.

Kjo nuk është fotoja e vetme ku shohim lexues të huaj të përqëndruar në veprën e shkrimtarit shqiptar. Kadare është një ndër shkrimtarët që e sheh më shpesh në duart e udhëtarëve në metrotë e botës. Por libri që kjo zonjë ka në duar është vërtet një nga më të dashurit nga Kadare.

Kronikë në gur është një prej romaneve të hershëm të shkrimtarit. Ndryshe nga letërsia e deri atëhershme për Luftën Antifashiste, e karakterizuar nga dy kampe personazhesh – partizanë e pushtues – ky roman solli një imazh më të ndërlikuar të saj, ku ndërthuren fate ushtrish të huaja të pakteve të ndryshme kundërshtare, fate shtresash të ndryshme brenda për brenda tyre, fate të njerëzve të lidhur vullnetarisht me rezistencën ose të mobilizuar prej komandës, fate të indiferentëve, të sehirxhinjve dhe të kundërshtarëve.

Që lufta ishte një kohë mjaft më e ndërlikuar se ajo që shërbehej prej një tradite letrare skematike; kjo mund të shihet edhe në fatin e një familjeje qytetare në vendin e “kronikës në gur”, ku konflikti hyn brenda saj, duke ia tronditur regjimin tradicional.

Me këtë roman I.Kadare pasuroi temën e Luftës Antifashiste, duke sjellë një shikim prej fëmije për evokimin e ngjarjeve të saj. Rrëfimi në vetën e fëmijës, në vetën e personazhit që evokon fëmijërinë e autorit, me “pafajësinë” e vet, megjithëse i ka dhënë romanit njëfarë karakteri autobiografik, njëherësh e ka mbrojtur atë prej qëndrimit të kritikës.
Duke qenë vështrimi prej fëmije një vështrim thelbësor në roman, lexuesi e ka të vështirë të dallojë se ku fillon koncepti i arsyetuar i saj e ku mbaron të konceptuarit si lojë.

Arshi Pipa

Në studimin “Subversion kundër konformizmit” një studiues (Arshi Pipa) ka këmbëngulur se romani “Kronikë në gur” është një vepër hyjnizuese e Luftës Antifashiste, një “roman komisarësh”, dhe se përpjekja e autorit për të hyrë në lëkurën e fëmijërisë së vet nuk është gjë tjetër veçse një procedim letrar për të mbuluar konformizmin. Përkundër këtij mendimi, shumica e studiuesve bashkohen në vlerësimin se “Kronikë në gur” është një vepër atipike në pikëpamjen metodologjike, e shkruar me një liri që tejkalonte kufizimin ideologjik dhe vlerësimin e partishëm për luftën.

Sipas një pjese të studiuesve, “Kronikë në gur”, duke pasur këtë vështrim, në fakt sjell tek lexuesi një përqasje psikanalitike frojdiste rreth luftës, ose jetës së qytetit në kohë lufte. “Kronikë në gur” është një prozë me subjekt të reduktuar, gjë jo fort e përshtatshme nga pikëpamja teorike për një letërsi të orientuar.

Me këtë vepër Kadare bëri përpjekjen e parë për t’i dhënë vlerë letrare së zakonshmes, së rëndomtës, madje së shëmtuarës dhe absurdes. “Kronikë në gur” është një vepër e përshkuar nga grotesku. Vështrimi i luftës me sytë e fëmijës i ka dhënë mundësi autorit që t’i shohë ngjarjet dhe personazhet e saj pa ndonjë partishmëri të dukshme.

“Kronikë në gur” përmban vlera të rëndësishme të një letërsie të mirëfilltë etnografike. Tradita e kësaj letërsie në qytetin e Gjirokastrës është më e hershme, ajo afirmohet mirë me botimet e Musine Kokalarit në vitet ’40, sidomos me “Siç më thosh nënua plakë” dhe “Sa u tund jeta”.

Hardcover, botim i vitit 2009
Reklama

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here