▪Shkruar nga Mira KAZHANI
Korrigjuar nga shqiptarët që më shumë se bukurinë, urrejnë pordhët dhe injorancën

Para se te hyja në avion, shkrepa një foto (nuk mund ta shkrepësh nje foto të siguroj,mund të shkrepësh aparatin fotografik por jo telefonin,shkrep nënkupton xixa,flakë,blic)
te cilen e postova ne Instastory. Isha unë dhe pas meje një pjesë e avionit me emrin Air Albania dhe flamurin kuqezi.
Tagova linjën shqiptare, e cila kish një adresë ne Instagram sigurisht, do më dukej anadollake (të jesh duke shkuar mysafir në Turqi dhe të përdorësh fjalë me ngjyrim emocional negativ,racist dhe përbuzës për banorët e Anadollit në Azinë e Vogël sikur nuk shkon) te mos e kishin një të tillë dhe e zbukurova me emojin qe duartroket dhe post.

Stjuardesat shqiptare janë pak të emocionuara.
Gazetarët janë pak te rezervuar, pjesa dërrmuese reporterë e kameramanë, fotografë, me te cilët njihemi prej vitesh. Tirana nje dorë është edhe bota jonë nuk eshte aq multisociale.(Nuk e di në çfarë gjuhe shkruan gazetarja dhe çfarë nënkupton)

Dikush e kalon me batuta, si Anila Basha, dikush me ironi, dikush rri ne heshtje para zhurmës akuzuese mallkuese në rrjet, që shoqëron udhëtimin e gazetarëve të aeroplanit.

Ulem në sediljen time, e cila ështe e pastër, e re, e rehatshme dhe perballë lexoj ne shqip: Jeleku i shpetimit ndodhet poshtë karriges tuaj. E fotografoj si një detaj te bukur te shqipes në ajër, pa menduar se do më duhet ta përdor.

“Jeleku i shpëtimit ndodhet poshte karriges tuaj.
Life vest is under your seat.”

Pak para se kapiteni te ndezë motorrët, nënkapiteni Ervis Maja që na doli edhe kushëriri i Anjeza Majës, se siç e thashë një dorë vend jemi lexon me një emocion te lehtë rregullat ne shqip dhe anglisht.

Lutfi Dervishi ndodhet pas sediljes time dhe me tregon se për të nuk është hera e parë që fluturon me një linjë shqiptare.
Albanian Airlines apo edhe ajo linja e Bashës, (Duhet të jesh një gazetare e rëndomtë dhe pa karakter të akuzosh pa fakte, bazuar në thashetheme kryetarin e opozitës,është tërësisht e pamoralshme)
Belle Air, qenë marka shqiptare qe fluturuan qiejve, por i parkuan qeveritë.
-Çfare ndodhi me Albanian Airlines apo me ate tjetrin e Bashës,e pyes
-Taksat dhe sipas qeverive e kanë pasur fatin linjat shqiptare.
-Po Lasgushi yne sot, a thua do jetë i treti i vërteti? -“Inshalah!”, i them me humor, meqë jemi edhe për Stamboll,profesor Lutit i cili më duket i vetmi që nuk e nget (Nuk ka fjalë të tillë në shqip o Mira) ajo qe thuhet nepër rrjet.
Duket si i mësuar dhe fundja jelekun e shpëtimit njeriu e ka në mendje më shumë sesa poshtë karriges.
Mirë bën! Ervisi lexon ne shqip ende rregullat, ndërsa Lasgushi po ngrihet (Ulu ngrihu Lasgushi i shkretë) për një udhëtim me gazetarë, reporterë, fotografë dhe plot thashetheme mbi fletët e trupit të tij.(Fletët!?)

Stjuardesat shpërndajnë disa kufje ngiyre blu, te cilat lidhen me sediljen tende dhe mund te degjosh muzike. (Për ju injorantët që nuk keni udhëtuar me avion,e kuptuat sa janë zhvilluar këtë vit aeroplanët)
Ka muzikë klasike dhe turke, për momentin.
Klasikja është më qetësuese, sigurisht!
Kateringu i avionit eshte i mirë.
Unë preferoj gjithmone Coca-Cola ne avion dhe ndonjë panine, por kurre te ëmbla dhe kafe.
(Po Coca-Cola ku hyn tek të kripurat apo të thartat?!)
Mbërrijmë ne Stamboll. Koha është me diell dhe deti të del nga të gjitha anët.

Qyteti eshte romantik(U bëra shumë kurioz për të kuptuar pse tu duk ty brenda ditës romantik Stambolli që në vizitën e parë disa orëshe mos vallë ke qenë edhe ndonjëherë tjetër në Stamboll për të intervistuar ndonjë “romantik” sepse unë edhe pse e kam vizituar dhjetra herë vetëm romantik nuk më është dukur…) tërheqës dhe aq i madh sa të gjithë të thone se, ose duhet te rrish dy javë ose ata qe vijnë shpesh të tregojnë se ka gjithmonë një gjë të re për të bërë në këtë qytet.

Në autobus ciceronia thotë përmendėsh pak histori. (Në shqip apo turqisht?)
E nis me orakullin(?!), më pas me bizantinët Konstandinopojën e cila pushtohet nga Sulltan Mehmeti në vitet 1400 dhe nga kristiane bëhet islame por duke ruajtur kisha dhe xhami.
(Kostandinopoja kishte vetëm kisha,katolike dhe ortodokse dhe sinagoga,sulltani jo vetëm që nuk i ruajti por i shndërroi kishat në xhamia)
Istambul, quhej atëhere ose ndryshe qyteti i islamit
Emri Stamboll nuk ka lidhje me Islamin vjen nga greqishtja “στην Πόλη” ” [stimˈboli], që në shqip përkthehet në qytet psh. Stimboli në Kretë.)
dhe më vonë krenaria me e madhe e turqve, Qemal Ataturku, me rrënojat e perandorise osmane shpalli Republikën Turke dhe osmanët u quajtën turq.
(Emërtimi turq dhe Turqi njihet prej 1396.Në fakt perandoria osmane dhe osmanët në perëndim janë njohur gjithmonë si Perandoria Turke dhe turq)

Vizita e parë është në Portën e Lartë, siç turqit e quajnë Tope Kapi.
(Me lot Top Kapi jo Tope dhe nuk ka lidhje me Portën e Lartë apo Sublime është thjesht Porta e Topave një nga hyrjet në Pallatin e Topave)

Porta e Lartë

Është ajo porta që shihni ne telenovelat e Klan-it
(Nuk mësohet historia nga telenovelat e Sandrit o Miraa!)
dhe kur hyje brenda ose dilje padishah ose me koke te prerë, si versioni i fundit rasti më i famshëm për një shqiptar, ai i Ali Pashe Tepelenës,
( Ali Pasha u vra në Manastirin e Panteleimon në ishullin e liqenit Pamvotis jo në Stamboll)
qe sot e kesaj dite nuk e kuptoj si kemi mundur te kemi nje valle qe e kërcejmë nëpër dasma: “Koka ne Stamboll e trupi ne Janinë, të vranë Ali Pashë…
(Çfarë nuk kupton pse i këndojmë Ali Pashait apo epikën dhe tragjiken e dasmave shqiptare!?)

Brenda Portës se Lartë nuk sheh ndonjë gjë të jashtëzakonshme.

Madje zhgënjimi i Shpëtim Nazarkos është i rëndë:
“Si ka mundësi kaq pa arkitekture, pa vizion osmanët? Rusët jane komplet gjë tjeter. Boll t’u shohësh si kaně ndërtuar dhe jetuar. Aristokraci e gjallë”.
( Славься, славься, родина-Россия!Slavjsja, slavjsja, rodina-Rossija!)

Drekën e kemi buzë detit. Ermal Mamaqi është kripa dhe sheqeri dhe duhet te gjesh momentin e duhur per te pirë nje gotë ujë, se pothuaj eshte e pamundur.
Nuk shërbehet alkool!Kanella dhe erëzat e tyre te çajnë hundët dhe nuk është se me pelqen.(Si e ka tekstin ajo kënga e Greta Koçit? “Dua të pi uiski, dua të shkoj nëpër pabe…”)

Pjesa më e bukur e udhetimit është shëtitja me anije nën Bosfor.
(Hahaha.Anija lundron, nëndetsja zhytet)

Pasi kalojmë Taksim Square ndalojmë tek anija dhe nisim shëtitjen.
Është duke rënë muzgu dhe darkat e Stambollit janë tipike të freskëta edhe në verë. Madje në shtator bën edhe ftohtë dhe ekipi kujdeset të shpërndajë shaje te ngrohtë, por sot nuk bën aq ftohtë.

Çdo gje shkon vaj, edhe deti. Stambolli është mistik. Deti ndan dy anet e qytetit: Azinë ne të djathtë dhe Europën në te majtë.
(Në fakt deti apo ngushtica e Bosforit ndan dy kontinente)
Të gjitha fotot i bëra nga Europa.
(Hajde thuaj pastaj që Mira nuk është pro integrimit Europian të Shqipërisë)
Kalojmë plot dy orë në anije dhe më pas ankorojmë për të marrë autobusët dhe për t’u rikthyer ne aeroport, ku na pret Lasgushi.
(Kurrë nuk kish menduar Lasgushi i madh që ndiqte vajzat nëpër Europë me avionë që në 2018 do të përfundonte taksi për Mira Kazhanin,Anila Bashën,Ivën,Anjezën,Ballën,Nazarkon etj.)


Ulemi te gjithe dhe bëhemi gati per t’u kthyer ne Tiranë.
(Asnjë nuk mbeti në këmbë)

Kontrolloj telefonin, sa kam pak vale dhe internet.
Nje adresë anonime shkruan poshte fotos qe kisha postuar në mëngjes: “Një avion me emrin e Shqipërise, një flamur kuqezi dhe veç me deshirën e mirë për te promovuar një ambicie shqipesh me ndjekesit në instagram:

“S’te ha mortja ty, moj supergazetare, qe shkon me avionin e Edi Ramës…”

I pergjigjem: “Epo zi për Bashën nuk do mbajmë!”
(Për Mirën gazetaren e tipit “Vdiq mbreti, rroftë mbreti! Basha kryetari i opozitës ka vdekur të paktën derisa ai të marrë pushtetin dhe Mirës t’ia ndërrojnë kasetën)

Kur ulemi në pistën e Rinasit, m’u kujtua Konica, të cilit po ia marr hua disa rreshta, qe kanë përgjigjen e denjë për marrinë e disave online,helmin, mallkimet me vdekje, me rrëzim avioni,mosgjetje jeleku poshte karriges, kurva, lepirës, kazane online, etj.

“Ashtu kuptova se në te vërtetë kisha arritur ně Shqipëri, një vend i bekuar me njëmijë bukurira, por shkelur nga një turmë, e cila ushqen nje urrejtje kundër bukurisë. Shqiptari e ka zakon të kundërshtojë para se te marrë vesh”.

(Çfarë mund të marrë vesh shqiptari nga ty Mirë? Cila pjesë e paditurisë,injorancës tënde ekstreme mund të jetë interesante për shqiptarët që kanë bredhur gjithë botën dhe që vënë buzën në gaz kur lexojnë përpjekjet e tua për tu shprehur në shqip.Si mund të citosh ti Konicën pa e lexuar veprën e Konicës. Faiku nuk mund të jetë profesori apo mentori yt qoftë dhe i vdekur. Profesorët e tu dhe të tjerëve si ty mund të jenë vetëm Lutfiu,Meroja,Nazarko etj.)

Reportazh (Më nxorre mallin e “Zërit të Popullit”,”Bashkimit” gazetës “Puna” me këtë fjalë thuajse të harruar) dedikuar Air Albania per udhetimin e 21 shtatorit me një grup gazetarësh në Stamboll

Mira Kazhani 24 shtator 2018

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here