Nga Mirton MATAJ

“Shqiptarët bukën me shëllirë e kanë ngjyer po pjatën e drurit gjithmonë e kanë pasur të gdhendur me motive…E.Hoxha”

Teatri Kombëtar do të shembet, nuk ka kala që nuk e marrin komunistat.
Shembja e “idhujve” vazhdon.
Në fillim u shembën shkollat, spitalet,pastaj institutet,universitetet,akademia.
U shemb filmi, muzika,Lidhja e shkrimtarëve, galeria,pastaj televizioni,pastaj gazetat,pastaj historia.

“100 lule, 100 shkolla” ose “çdo gjë mund të ndodhë jetojmë në Tiranë”

Lideri suprem ishte pjesë e shembjes që prej fillimit,shembja ishte në ADN-në e tij.
Dhe të gjitha u shembën përveç PS-së dhe Gramoz Ruçit
Të gjithë kemi qenë dëshmitarë të shembjes,shumë pak nga ne e kemi kundërshtuar,shumë kemi qëndruar indiferentë, shumë nga ne edhe i kemi shërbyer me votat tona.

“Nuk keni parë gjë akoma!”-tha lideri suprem

U shembën hidrocentralet, ujësjellësit,aeroportet,rendi,policia, u shemb drejtësia dhe tani kalaja e fundit kushtetuta.

“Lalalala-lalalala tërmet e bajna na…”

Të huajt lejohen të blejnë Shqipërinë,copa-copa të zgjedhin ato pak bukuri apo pasuri që i kanë rezistuar shembjes.

Të dashur bashkatdhetarë!Ky është Fundi-TEATRI ja përse:

“Teatri është gracka, ku shpirti i diktatorit kapet si laraska.
The play’s the thing
Wherein I’ll catch the conscience of the king.” SHEKSPIR

1.Një ndërtesë e amortizuar u premtua të meremetohej në një teatër të përkohshëm(kujto PPP Arta Marku që po mbush vitin në përkohshmëri.)
Gjithkush e di që meremetimi është shumë më i shtrenjtë se ndërtimi nga e para.

2.Nëse kjo ndërtesë do të pajiset me ngrohje,ftohje dhe ajrosje të komanduar kostoja fillon rritet në mënyrë marramendëse.

3.Nëse krahasojmë pajisjen me perde,ulëse,zërim,ndriçim,dhe aksesorë të tjerë skenikë qoftë edhe me Black Box-in e Akademisë së Arteve kostos i shtohet 1-2 milionë euro.

4.Nga kush pjesë e buxhetit të shtetit po dalin këto 5-6-8 milionë?!

5.A është “Turbina” e Ramës një investim privat në pronë shtetërore si në rastin e stadiumit,Teatrit Kombëtar apo koncerteve të Erion Velisë.

6.A është “Turbina” tashmë një institucion në varësi të Bashkisë që strehon përkohësisht TK apo një TK i përkohshëm me një drejtor të përhershëm si Ervin Çuli në varësi të Ministrisë së Kulturës.

7.Janë kaq të dukshme mangësitë (loopholes) në proçesin e shembjes së Teatrit Kombëtar dhe “rilindjes” së Turbinës sa çdo përpjekje e një grupimi të interesuar për të ngritur një akuzë si në gjykatën e marrë peng të Tiranës qoftë edhe në atë Europiane, do të sillte rezultat rrëzimin e diktatorit dhe burgosjen e zyrtarëve apo biznesmenëve të inkriminuar.

8.Vetëm fotot e mëposhtme që tregojnë sallën e Teatrit Kombëtar krahasuar me sallën dhe ambientetet e turbinës, janë dëshmi e premtimeve të parealizuara dhe talljes së zyrtarëve shqiptarë me artistët.

Teatri i Turbinës

Teatri Kombëtar

Salla e Teatrit të Turbinës
Salla e Teatrit Kombëtar

Turbina-Premtimi
Turbina-Realizimi
Turbina sot
Turbina gjendja para fillimit të punimeve

PS.Kur ishte student lideri suprem moshatarët dikur e pagëzuan me nofkën “loqe prishuri” paditur që kishin ndjellë të keqen,ditët kur “loqe prishuri” do prishte gjithë Shqipërinë…

Reklama

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here