Kështu foli Erl KODRA

Nuk mund të kaloj në heshtje komentet negative që bëni për PD-në dhe kryetarin Lulzim Basha.

Duket qartë se nuk ju intereson se çfarë thotë opozita, çfarë bën opozita, por për ju aprori ajo është më e keqe se sa Kryeministri.
Në të vertet opozita ndodhet nën sulme të trefishta:

1. Nga Edi Rama dhe qeveria,
2. Nga ish-at e Partisë Demokratike
3. Nga “Media e Lirë” dhe e “pavarur” me në krye Top Channel dhe Klan TV, përfshirë edhe
analistët Mero Baze, Lorenc Vangjeli, Spartak Ngjela & Co.

Ish-at e PD-së duhet ta kuptojnë se opozita është Partia Demokratike.
Nëse ata janë më të mirë se PD, ateher bujrum, le të krijojnë alternativen e tyre dhe të sfidojnë qeverinë dhe PD-në.

Por me duket se ketu ka diçka tjetër më të thellë se sa opozita që ju i bëni sistematikisht opozitës shqiptare;
është lufta brenda llojit, një luftë pa principe që gjithmon ka ekzistuar ndër shqiptar.

Ju nuk mund të pranoni idenë se Lulzim Basha është Kryetari i PD-së, sepse çdo njeri prej jush mëton të jetë ai kryetari.
Në fakt e njëjta luftë është bërë edhe kundër Sali Berishës që në vitin e largët 1993, duke filluar me Neritan Cekën, Eduard Selamin, Arben Imamin, Genc Pollon etj, të cilët kur e kuptuan se nuk kishin asnjë shans tjetër, u rikthyen në PD.
E njëjta gjë do të ndodh edhe kesaj here.
Por nuk mendoj se do të keni të njëjtat shanse si në 2005-sën.

Unë nuk mendoj se Astrit Patozi ose Arben Imami janë ose kanë ndonjë alternativë për t’u marrë shembull.
Po përmend këta të dy sepse janë tipikët dhe komikët.

Më në fund gjërat përditë po bëhen qartë e më qartë, si drita e diellit.

Sa shani nëpër Facebook Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën, pse nuk ndërtoni alternativën tuaj kundër Edi Ramës.
Apo ju duket punë fort e vështirë?!

Reklama

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here