Nga Ilir MUHARREMI*

E lexova me ëndje lajmin për zgjedhjen e drejtorit të ri në Galerinë Kombëtare të Arteve të Tiranës.
Problemi i klaneve si duket nuk është i shfaqur vetëm te ne në Kosovë, më i shfaqur po bëhet edhe në Shqipëri dhe kjo si fakt u dëshmua me zgjedhjen e Erzen Shkollolit në postin e drejtori mikut të ngushtë të Shkëlzen Maliqit (këshilltar i kryeministrit Edi Rama.) Natyrisht që për këtë zgjedhje Maliqi ka lobuar si për veten e tij.

Shkollolli ka qenë drejtor i Galerisë Kombëtare të Kosovës nga viti 2011 deri më 2015.
Çfarë rezultate i solli Galerisë Kombëtare të Kosovës?
Cilat ishin ngritjet që i bëri?
Në vend që të rrisë numrin e ekspozitave dhe të rrisë cilësinë në këtë fushë, ai e zvogëloi dhe futi ekspozita personale pa konkurse të shokëve të tij konkretisht Sokol Beqirit ja organizoj ekspozitën personale më 2014 në të dyja katet e Galerisë.
A nuk është shkelje kjo të zë hapësira me retrospektivë pa konkurs?
Tjetra, si kriter përdori moshën nën 30 vjeçare që asnjë artist të mos prezantohet në Galeri.
Nuk e di çfarë lidhje ka mosha me kreativitetin, kur dihet që shumë artist ekspozuan edhe si fëmijë. Kjo ndoshta është si mungesë e të lexuarit histori të artit nga ana e tij.
Një shkelje tjetër që drejtori Shkololli e bëri, saktësisht është ajo në vitin 2013 me ç’rast unë isha kurator i ekspozitës personale të krijuesit Agron Mulliqi. Ekspozita titullohej “Simfonia e formave”.

Koncepti i ekspozitës u pranua nga komisioni, mirëpo pak para hapjes drejtori Shkollolli e refuzoj konceptin dhe fshehurazi bëri aranzhimin e ekspozitës duke përdorë një koncept të vetin.
Si mund t’i lejohet drejtorit të krijoj koncept derisa kuratori është përgjegjës për këtë punë?
Në media unë dhe artisti Mulliqi reaguam në lidhje me konceptin në fjalë, derisa Shkollolli si shfajësim përdori mjetet financiare si shkaqe pengese.
Koncepti origjinal i parealizuar i asaj ekspozite ishte ky: Një sallë komplet të vishet me pikturat e artistit të krijohet imazhi i kubit, me crast vizitori ta ndjejë atë çfarë e ka ndjerë artisti.
Ndërsa, dyshemeja të përdoret në formë digjitale.

Arsyeja tjetër e mosrealizimit të këtij koncepti ishte bashkëpunimi i dobët me drejtorin.
Në kohën kur u zgjodh Shkollolli drejtor, çdo konkurrent prezantonte konceptin para komisionit, mirëpo në prezantim ai ka munguar dhe mbas një telefonate u zgjodh drejtor.
Cilat janë meritat e tij?
Të klikosh në internet për ndonjë ekspozitë ndërkombëtare të tij, as që mund ta gjesh.
Si mund ta integron Galerinë me Galeritë e botës kur vet nuk merr pjesë?

* Kritik i artit dhe kurator i shumë ekspozitave në vend dhe jashtë vendit

P.S.Publikuar për herë të parë më 21 January, 2018

Facebook Comments