Njëri nga autorët e planit për pavarësinë e Kosovës, diplomati austriak Albert Rohan, ka kundërshtuar idenë për copëtimin e Kosovës.
Ai kritikon ashpër politikanët e Prishtinës edhe për nënshkrimin e marrëveshjes së vitit 2013 me Serbinë në Bruksel, e cila, sipas tij, mundëson një Republika Srpska brenda Kosovës.

Rohan tha: «Unë nuk do ta kisha nenshkruar këtë marreveshje, sepse ajo shkon ne drejtim të kuazi-shtetit – dhe kjo është në kundërshtim me planin e Ahtisaarit. Ne kemi synuar një shoqëri multietnike ne territor unik».

Për dallim nga diplomati i pensionuar Wolfgang Petritsch dhe komisioneri i BE-së Johannes Hahn, te cilët aktivisht janë kyçur në fushatën per ndarjen e Kosovës, kundër kësaj ideje ështe pozicionuar Albert Rohani, i cili bashke me Martti Ahtisaarin dhe me mandat të OKB-së përpiloi planin për shpalljen e pavarësisë se OKB-së.
Rohan i tha gazetës vjeneze «Standard» se propozimet aktuale për ndryshimin e kufijve janë një «fata morgana»
Rohan përkujtoi se ne Kushtetutën e Kosovës përcaktohet qarte se Kosova nuk ka ambicie territoriale ndaj vendeve fqinje dhe nuk synon bashkim me shtete apo pjesë te shteteve te tjera.
Kjo, sipas tij, është bërë për te penguar planet për «Shqipërinë e Madhe» dhe «Serbinë e Madhe»
Gazeta austriake nënvizon se plani i Ahtisaarit qëndron mbi Kushtetutën e Kosovës. Edhe në parimet themelore të Grupit te Kontaktit nga viti 2006 ndryshimi i kufijve përjashtohet

«Kurrë nuk kemi synuar shkëmbim territoresh. Unë e konsideroj ketë si rrugë të gabuar», tha Rohan.
«Sepse kjo reflekton supozimin se pjesëtaret e grupeve te ndryshme etnike nuk mund të jetojnë bashkë dhe duhet krijuar hapesira homogjene etnike Por, kjo ështe mendesi fisnore mesjetare, të cilën ne në komunitetin europian nuk duhet ta përkrahim».
Sipas diplomatit austriak përkundër konflikteve te së kaluarës duhet besuar se edhe shoqerite ne Ballkan mund te jenë multietnike.
Ai theksoi se arsyeja përse kanë përjashtuar ndarjen e Kosoves bashkë me Ahtisaarin ka qenë edhe evitimi i rrezikut të zhdukjes së pakicës serbe në pjesën gendrore dhe lindore te Kosovës.
«Atëbotě, ne bisedimet per status ne Vjenë ne vazhdimisht u kemi thenë negociatorëve serbë: ju do të merrni diçka. Bashkesia serbe me siguri mund te mbijetojë ne Kosovë dhe të marrë pjesë në proceset vendimmarrëse. Por, ata nuk kanë qenë te interesuar për këtë, por vetëm për territor».
Rohan deklaroi se plani i Ahtisaarit në përgjithësi është zbatuar, por veriu nuk është integruar plotësisht ne shtet. «Serbët e Kosovës nuk e kanë kuptuar sa duhet se çfarë mundësish u jep kjo. Qeveria serbe ka përkrahur strukturat paralele, dhe bashkësia ndërkombetare ka treguar pak vendosmëri per te integruar veriun Rohan përkujton se për te integruar veriun është dashur te jepen para.
Ai tregoi se administratori i OKB-së ne Kosovë Bernhard Kouchner kishte thënë: po t’i kisha 500 milionë euro ne vit, do te mund ta integroja Kosovën veriore.
Sipas Rohan ka qenë gabim që nuk ishte hapur ura në Mitrovicë në drejtim te anës serbe dhe trupat e NATO-s nuke kishin mundësuar ketë.
Rohan tha se jane berë përpjekje qe përmes planit te Ahtisaarit dhe duke u bazuar n Kartën e Këshillit te Europes te shfrytëzohen mundësi për vetëqeverisje lokale të komunave serbe ne Kosovë
«Komunat mund të bashkëpunojnë në měnyra të ndryshme, për shembull të kenë zjarrfikës të përbashkët dhe të ushtrojnë funksione lobimi te geveria qendrore kur behet fjale për buxhetin», tha Rohan.
Por, një përfaqësim i tille i interesave, sipas tij, nuk nënkupton që bashkesia e komunave të kete funksione ekzekutive.
Rohan tha se pas marreveshjes se vitit 2013 gjërat shkuan në drejtim tjetër. «Aty parashihen institucione me organe si në Republika Srpska». «Uně nuk do ta kisha nënshkruar këtë marreveshje, sepse ajo shkon në drejtim tě kuazi-shtetit – dhe kjo eshte ne kundershtim me planin e Ahtisaarit. Ne kemi synuar një shoqëri multietnike në errtornik».
Rohan tha se është dashur që Serbisë t’i komunikohet qarte se pa njohjen e Kosoves nuk mund të pranohet në BE.
Diplomati austriak nenvizoi se vendet e BE-së duhet te flasin qartë si Gjermania.
Sipas Rohan në debatet për ndarjen e Kosoves ekziston edhe një dimension gjeopolitik «Perherë ka pasur thashetheme që për Kosovën mund të ndërlidhet me nje pazar per Krimenë. Mund ta marrë me mend se presidenti rus Vladimir Putin e merr ketë në konsideratë ne prapavijë. Por, s’ka plan te mirëmenduar për këtë».

Facebook Comments