“Vuqiqi kritikon Millosheviqin pse i humbi luftërat, e jo pse i filloi ato,”

Vuqiqi kritikon Millosheviqin pse i humbi luftërat, e jo pse i filloi ato thotë Nemanja Stjepanoviq nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd. Fjalimi i Vuqiqit në Mitrovicë konfirmoi se lidershipi dhe pjesa më e madhe e shoqërisë serbe ende vazhdon të ëndërroi për Serbinë e Madhe.

Fjalimi i Vuqiqit në Mitrovicë ku ai lavdëroi diktatorin Slobodan Millosheviq, udhëheqësin e politikës së krimeve të luftës për çka shumë nga gjeneralët e ushtrisë e policisë serbe janë dënuar në Tribunalin e Hagës, një fjalim që ndodhi në momentin kur të gjithë pritnin që ai të shpalos planin për arritjen e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve u prit me reagime të ashpra në rajon dhe në botë, por jo edhe në Serbi, shkruan sot e përditshmja Beogradase Danas.

E gjithë kjo pastaj u mundua të minimizohet nga presidenti serb Vuqiq i cili tha se në fakt “unë e kam kritikuar Millosheviqin” dhe se fajin e kanë mediat që e kanë keq interpretuar fjalimin e tij.

Bashkëbiseduesi i gazetës Danas Nemanja Stjepanoviq nga Fondi për të Drejtën Humanitare, që në Kosovë njihet si organizata e zonjës Natasha Kandiq, hedh poshtë pretendimet e Vuqiqit në fjalimin e tij në Mitrovicë duke shtuar:

Fakti se Millosheviqi kishte përkrahjen e madhe të popullit serb gjatë viteve të 90ta nuk do të thotë se ai ishte një lider i madh, por kjo përkrahje do të thotë se ai mban përgjegjësi më të madhe për të gjitha ato që ndodhen gjatë kohës së tij. Përkrahjen e popullit e kishte edhe Hitleri, por askujt nuk i shkon ndërmend që atë ta quaj një udhëheqës të madh. Mbrapa Millosheviqit kanë mbetur dhjetëra mijëra të vrarë, miliona njerëz tjerë të viktimizuar, qytete dhe fshatra të tëra të shkatërruara, s`ka këtu asgjë madhështore për ta quajtur Millosheviqin lider të madh. Por në fakt, më problematike është edhe thënia e Vuqiqit se “Millosheviqi i ka pasur qëllimet e mira”. Si mund të quhen qëllime të mira, ideja dhe dëshira e tij që të okupoj territore duke përdorur spastrime etnike” – thotë Stjepanoviq nga FDH me seli në Beograd, gjatë një interviste për të përditshmen e pavarur beogradase Danas.

Stjepanoviq konkludon se fjalimi i presidentit serb Vuqiq në Mitrovicë në fakt ka konfirmuar se klasa aktuale politike dhe pjesa më e madhe e shoqërisë serbe nuk janë larguar nga ëndrra për Serbinë e Madhe, dhe se nga ajo janë ndarë vetëm përkohësisht.

Artikulli origjinal

Vučić kritikuje Miloševića jer je izgubio ratove, a ne što ih je vodio

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here