Sergio Ramos feston me gjestin e shqiponjës dykrenore. A është kjo një përshëndetje miqësore drejt Shqipërisë?
Spanja gjunëzoi dhe turpëroi rëndë zv.kampionët e botës Kroacinë me rezultatin e thellë 6:0. Protagonist për një fitore aq të thellë, ku Kroacia nuk e kishte pësuar asnjëherë në historinë e saj të futbollit, ishte edhe Sergio Ramos.
Ky i fundit shënoi golin e pestë dhe interesante ishte se festoi me gjestin e shqiponjës dykrenore.
A mund të konsiderohet ky një gjest politik, paqësor ose një përshëndetje miqësore drejt Shqipërisë?, pyesin një sërë mediash gjermanofone, mes tjerash edhe heute.at.
Çfarë dëshiron të thotë Ramos me këtë gjest?
Për këtë mund të përgjigjet vetëm kapiteni i iberikëve.

Për një gjest të tillë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri duheshin të kërkojnë falje dhe paguan një dënim prej 10 mijë frangash.

Reklama

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here