loading...

Nga Luciano HODO

Te mos hidherohemi qe na iku …
Te gezohemi qe e patem …

Vaji i nxenesit per mesuesen e klases te pare !
Evgjeni Dorri (Venua)

E di që jetove në Tiranë, vitet e fundit qe të rënduan mbi supe,
më ka marrë malli të të shoh.
Por a mundesh të japësh vetëm një orë mësim në atë klasë…😢

Ikja jote më kujtoi fëmijërine time,shkollën,gabimet…
Ishim të vegjël, në klasë të parë, jo të gjithë dinim ca ishin rrëmujxhinj, disa të tjerë më të kujdeshëm.
Por mbi kokë na qëndronte një person i dashur, një zë i ëmbël që ju fliste të gjithëve njëlloj.
Ishe ti mesuese Veno ! Keshtu te therrisnim !
E mbaj mend si sot, po, po e mbaj mend zërin tend te dashur syte e tu te ndritshem:
Kur na fole diten e pare qe u ulem ne bango;

“Të dashur nxënës shkronjat duhet të mësojmë ti shkruajmë bukur, të duken si rruaza”…

Të duken si rruaza…gjithë jetën me shoqërinë.
Ah, moj mësuese Evgjenia (Veno) ! mësuesja ime e shtrenjtë e klasës së parë,
Si nuk na qëllove një herë të vetme, as kur boja derdhej mbi libra, as kur penën , shpesh herë e kafshonim dhe na thyej?! Si nuk na godite njëherë as kur rruazat shkrimit shtremberoheshin e dilnin nga rrjeshti, si nuk na the një fjalë të rëndë as kur, me apo pa dashje, kishim harruar ndonjë libër apo fletore në shtëpi?!.. Sa po lotoj tani .. dua te qaj per ty …😢

Të mbaj mend gjithmonë buzagaz, me ato flokët e dendura shpesh të mbledhura dhe here të binin mbi supe,
Ti vije herët në klasë dhe në kohe dimri, ndizje sobën dhe zjarri bubulak ngrohte gjithë klasën. Ata që e kishin shtëpinë më larg ne Perrenjas apo Gur , Qaferrap .. dhe ishin të lagur, merrnin një të ngrohur pastaj uleshin në bankë…
Nuk mbaj mend ta ngrije zërin apo ta trashje, as kur njërit nga ne gabonte apo kot i shkohej në tualet, se vëgjel ishim….
Kurrë nuk të pashë që atë bukën që e merje me vehte te mbështjelle me gazete per ta ngrënë në pushim të madh, ta haje … para fëmijve , kurrë,as dhe një herë të vetme!
Shpesh e ndaje …me ndonje nxenes te vobekte ..ose e jepje te gjithe ..
Po, e di për çfarë ishe e rreptë ti zyshe Veno ?
Ti ishe e rregullt dhe pastër e veshur thjesht e bukur ..
Të njëjtën gjë doje edhe nga ne.
Por se jo të gjithë ishin me rroba të reja dhe të bukura, se ashtu ishin mundësitë,ashtu ishte koha !
por ama të ishim të paster .
Eh, më kujtohet kur me rrjeshta kontrollonim nëse me vete e kishim shaminë e hundeve apo kishim prerë thonjtë? Dënime nuk kishim jo, thjesht kujtesë për herën tjetër.
Dëgjoj se shumë mësues i linin fëmijët te derrasa e zeze me kurriz nga klasa dhe me një këmbë,
tek ne jo, nuk ka ndodhur kurre ..Madje ti na perqafoje rreth vehtes kur ne pezmatoheshim e qanim !
Ti mësuesja jonë na ke bindur me fjalë..kurrë me dënime.
Janë shumë, shumë gjëra që më kujtohen, por sot dua të të bëjnë një pyetje mësueses Venos !
Do zoti me degjon ne parajsen e saj ;

– Po sikur këta fëmijët që mësojnë sot në klasa të para, mos të kenë këto mjetet moderne (stilolaps me gome që fshin gabimet shpejt), -por të kishin ato shishet e bojës dhe ato penat e gjata, dhe boja që përhapej në libër, bankë, do i qëlloje në kohën e sotme??
Do i ulurisje?? Une them Joooo me zë të lartë, pasi koha nuk e ndryshon njeriun, , të edukosh fëmijët nuk është e lehte, duhet takt të punosh me fëmijët.
Por sot ketyre mesuesve u mungon takti yt , ata punojnë me dhunë me fëmijet, duke i bërë prindërit me zemër.

Ti i bere prindrit tane miq te shkolles.
Unë kam një mesazh për ty mësuese Veno
E di që sot je pararajsen tende ! Më ka marrë malli të të shoh. Po a mund të japësh vetëm një orë mësim në atë klasë, në atë shkolle ku ti na rite dhe na edukove qe te behemi te mbare per jeten !

Jam i sigurt se zëri yt i ëmbël do më shoqërojë gjithë jeten.
Sepse ai zë çimentoi themelet e asaj qe une po ndertoj ne rrugen time !
Eh sa lote derdha mbi kete “vaj” per ty !
Dua te prehesh e qete …sepse ti je e gjalle midis nesh ..
( Ky Shkrim vajtues…u huazua nga im atë …ish nxenes i dy bashkeshorteve Kristofor dhe Evgjeni Dorri !)

Dhe disa vargje nga une , Luciano:

– Kush ishte mesuese Veno …?
Nje vajze e zgjuar dhe e shkathet Zagorite !
Prindrit e saj arsimdashes e derguan ne ne shkollen pedagogjike ne Vlore ..
Ajo ra shume ne sy ..ne shkolle per rezultat e sjelljen e saj shoqet e saj e shikonin si nje simbol si nje keshilluese ..
Doli ne jete. U bë nje mesuese e shkelqyer ne disa shkolla te rrethinave te Gjirokastres ..
Aty njihet me djalin simptatik e shtatlartë me Kristoforin (Foren)
E pyeten kur erdhi dita per martesen:
– A te pelqen Forja?
– Eshte fiks i njeriu qe kam enderruar – u pergjigj buza gaz Venua .
Jeta e tyre kaloi plot gjysem shekulli.Nje familje qe binte ne sy tek te tjeret per miresine dhe dinjitetin e tyre.
A filloi mesuese fillore ne shkollen 8- vjecare ne Kelcyre ..per shume vite ..
Aty ku mesoi dhe tim atë ! E sa e sa femije te tjere.
Ja nje episod nga jeta e saj ..
Ne periferi te qytetin tone hapet nje kopesht femijesh i ri.
E caktojne provizorisht mesuese Venon ..
Ajo u mrekullua mes femijve si engjej lodronte dhe perkedhelte femijet .
Tregonte dashuri femijet u lidhen shume pas saj dhe tregonin ne shtepi per dashurine e perkushtimin e saj.Fjala shkon deri “lart”.
Nje dite vjen nje drejtues i larte i Arsimit.
Takon Venon dhe i thote ;
– Ta gezosh vendin e drejtuesit te kopeshtit nuk te levizim më ketej se na bejne “proteste” femijet.
Ky ishte nje vleresim per ate grua qe ishte edhe mesuese ,edukatore por edhe nje nene e dashur per gjithe femijet.
Sot keta femije dhe nxenes qe ajo nxorri ne jete , jane bere inxhiniere , mesuesa , agronomë e profesionistë te ndryshëm.
Ajo diti ti mesoj dhe edukoj,ajo diti te edukoj per se mbari kater femijet e saj.
Sot ata jane nderi jone.Ne krenohemi me ata se jane bij nga Kelcyra!

Evgjeni Dorri
Advertisement

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here