1.Donald Lu takim me Metën para largimit. Presidenti nxjerr fotot

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kaluar një drekë pune me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Donald Lu, para largimit nga Shqipëria.
Ka qenë vetë kreu i Shtetit që ka publikuar fotot nga takimi ndërsa vlerëson bashkëpunimin me ambasadorin Lu dhe thotë se e ka uruar për detyrën e re.
“Kënaqësi të kaloja një drekë lamtumire me Ambasadorin e SHBA, z.Donald Lu me të cilin bashkëpunuam për mese tre vitesh për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona.
Me këtë rast e urova Ambasadorin për suksese në detyrën e re! 🇦🇱🇺🇸”, shkruan Meta


2.Takimi i lamtumirës, Kryemadhi surprizon Donald Lu me dhuratë

Ai qëndroi për 4 vite me radhë me mision në Tiranë, ndërsa tashmë i ka mbaruar mandati. Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu është pritur sot një takim lamtumire nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
Gjatë takimit, që thuhet se ishte mjaft miqësor, Kryemadhi falënderoi Ambasadorin Lu dhe SHBA-të për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri.
Mes të tjerash Kryemadhi suprizoi ambasadorin me një dhuratë simbolike, një jelek me motive popullore.

Facebook Comments