Kryetari i Kuvendit të kosovës, Kadri Veseli dhe kreu i “Nismës”, Fatmir Limaj patën një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha në Tiranë, ku ky i fundit konfirmoi angazhimin e tij politik kundër tezës së korigjimit të kufirit me Serbinë që është propozuar nga Presidenti Hashim Thaçi.

Berisha i bëri thirrje partive politike të Kosovës që të bashkohen, të ulën dhe të votojnë një dokument për dialogun me Serbinë, por mos t’i hapin rrugën krijimit të Republikës Srpska.

“Thirrja ime më vëllazërore për të gjitha partitë politike në Kosovë është të ulen së bashku në shembullibn më të mirë të Vjenës që zgjidhën një sërë problemesh të votojnë në parlament dokumentin, kornizën e këtij diskutimi dhe të krijojnë delegacionin e përbashkërt, por votimi në parlament Kosova meriton sakrificat e saj që kanë bërë të gjitha partitë politike. Meritojnë të votojnë së bashku një kuadër ligjor që mos kundërshtohet nga askush më dhe mos ketë debate”, tha Berisha.

Ai më tej kritikoi Presidentin serb Aleksandër Vuçiç, duke thënë se ai shkoi në Kosovë me dy flamuj, , “flamurin e Serbisë së Madhe të Milloshevicit dhe erdhi me flamurin e doktrinës së Vaso Çubrillovicit”.

“Edhe një herë i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar, të studiojë vizitën e tij për të kuptuar se kush është ky qaraman, që qahet në cdo vend, bën viktimën ndërkohë që është një Millosheviç i dytë plus Çubrilloviç”, u shpreh Berisha.

Edhe një herë ish-kryeministri konfirmoi qëndrimin e tij kundër ndryshimit të kufirit territorial të Kosovës dhe tha se ajo që po qarkullon në debatin publik është një ide e stisur nga Beogradi për të ndezur gjakrat e një përplasje në Ballkan.

“Integriteti territorial i Kosovës nuk mund të jetë në asnjë rrethanë çështje diskutime. Askush nuk ka të drejtë ligjore ndërkombëtare dhe të hapë diskutim për çëshjten e kufijve të Kosovës, integritetit territorial. Denoncoj me forcën më të madhe përpjekjet e Beogradit për të krijua të ngjashme me Republika Srpska në Kosovë dhe kjo është një maknizëm i stisur i Beogradit për destabilizim dhe për të realizuar atë që nuk mund ta bëjnë me territore, tani me mekanizma të tjera Serbinë e Madhe”, theksoi Berisha.

Të njëjtën thirrje si Berisha bëri edhe Kadri Veseli, duke theksuar se akush nuk duhet ta ndajë Kosovën.

“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, askush nuk mund ta ndajë Kosovën dhe askush nuk mund të ndërtojë Republika Srpska në Kosovë, nëse ne populli i Kosovës, partitë politikë jemi bashkë pozitë dhe opozitë, ky është mesazhi që ta përcojmë. Kemi partnerë, kemi miq, kemi SHBA, BE, kemi botën e lirë demokratike, kemi të drejtën tonë dhe nuk do të zbrapsemi. Kemi nervojë për unitet. Falenderoj Presidentin Berisha për ketë mesazh. Tia dërgojmë opozitës, që të jemi bashkë. Kemi qenë bashkë edhe në momente më të rënda, të jemi bashkë edhe tani”, tha ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here