Nga Prof.Shpresë MULLIQI

◾◾◾

Fragment nga një reportazh imi dhe i Haqifit gjatë vizitës në Memorialin Muzeor të 11 Shtatorit në New York

Është një thënie e Virgjilit e cila, në vete, ngërthen gjithë dhembjen e kujtimin mbi sulmet e trishtueshme, terroriste të 11 shtatorit 2001 nga ç’ditë, tashmë kanë kaluar gjashtëmbëdhjetë vjet të plota. Në New York, në hapësirën ku dikur, para sulmit terrorist, ishin ndërtuar dy kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë, tashmë të njohur si “Pika zero” të thuash është në përfundim e sipër një godinë e re. Aty, në fakt, do të ngrihen pesë rrokaqiej. Mirëpo, godina që tashmë ka përfunduar është ajo e muzeut përkujtimor “11 shtatori” I cili e mbulon pjesën më të madhe të të ashtuquajturës “Ground Zero” (pika zero).
Memoriali është gjigant – me disa kate në thellësi, me kolona të rrënuar, mjete zjarrfikësish, pjesë të ndara të muzeut (me xhirime të ngjarjes), me separate, ku gjemë fotografitë dhe emrat e të gjithë viktimave të sulmit të tmerrshëm; zërat e tyre; mesazhet e fundit… Edhe të shqiptarëve që ishin viktima të terrorit, aty. Edhe filma dokumentar (në kinemanë e vogël 9/11-të), edhe projektime dritash dhe zërash… Gjithçka.
Memoriali që e vizituam, madje duke pritur më shumë se dy orë të tëra para hyrjes, s’do mend se është, sot, pika më e vizituar në metropolin e New York-ut. Ndërkaq, kur të përfundoj kompleksi i tërë, ai do të jetë vendi i ri i Qendrës Botërore të Tregtisë, por edhe një dritë e shpresës, kujtesës dhe i lirisë, në një cep të Manhattan-it, jo vetëm për Amerikën dhe amerikanët pore për të gjithë njerëzit mendjehapur dhe liridashës, kudo në botë.
E, për këtë, kulla e ndërtuar e Qendrës Botërore të Tregtisë, është quajtur “Kulla e Lirisë” ndërsa zgjidhjet arkitekturore ishin mbështetur mbi parimet si dhe standardet më të avancuara ekologjike.
Ne, në muzeun e memorialit qëndruam për pesë orë të plota, dhe bashkëjetuam me shpirtin dhe frymën e Lirisë të njerëzve që u viktimizuan aty nga forcat e errëta kundërnjerëzore dhe kundërhistorike. Me duhmën e shpirtit të natyre që u vranë paarsyeshëm si dhe të zjarrfikësve legjendar të New York-ut që u flijuan në përpjekje për t’i shpëtuar të tjerët.
Vetëm Zoti e di se sat ë drejtë kishte Virgjili në thënien e tij.

Asnjë ditë nuk do të të fshijë nga kujtesa e kohës
No day shall erase you from the memory of time

A saying from Virgil on the Ground Zero Memorial


Facebook Comments