Trafikoi heroinë, arrestohet kryesuesi i Këshillit të Qendrës dhe Kryesuesi i Këshillit së Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Belgjikë, Rediart Cankja, anëtari i Partisë Kristiane Demokratike Flamane (CD & V) në Belgjikë dhe kandidat për Asamblenë Komunale në Antwerp, është arrestuar në Francë.
Arrestimi i Cankja-s u bë pasi atij iu gjetën tre kilogramë heroinë në veturë.

Ishte pikërisht politikani në Belgjikë, Bart De Wever, i cili kishte akuzuar Rediart Cankja-n për lidhje me trafikantët e drogës vetëm një javë më parë.
Arrestimi i tij u bë në qytetin francez, Vitry afër kufirit të Zvicrës.
Sipas informacioneve të para thuhet se në momentin e arrestimit bashkë me Cankjën ishte edhe një kosovare, inicialet e së cilës janë Sh.S.
Sipas mediave në Belgjikë, policia ka bërë të ditur se heroina ishte projektuar për tregun zviceran.
Përfshirja e shqiptarit Rediart Cankja në trafikun e drogës përbën një skandal në Belgjikë.
Në mediat belge është shtruar pyetja se çfarë lidhje ka partia CD & V me trafikun e drogës, dhe se çfarë lidhje ka Rediart Cankja me kosovaren Shpresa S.
Zgjedhjet për Asamble Komunale në Antwerp pritet të zhvillohen pas një muaji. Ndërsa Cankja tanimë është hequr nga lista me vendim të kryetarit të CD & V, Kris Peeters.

Facebook Comments