Nga Adriatik KELMENDI

S’pati asgjë historike në “fjalimin më të rëndësishëm në jetë” të Vuçiqit në Kosovë.
Ishte një fjalim i zakonshëm i secilit prej zyrtarëve të lartë të Beogradit që e ka vizituar Kosovën në këto 30 vjet.
Askush nuk do të duhej t’ia zinte për të madhe ndonjë lideri serb që në Kosovë të flasë për një jetë më të mirë të serbëve.
Por në Kosovë janë vrarë 1090 fëmijë shqiptarë.
Askush nuk është dënuar për ta.
Vrasja e tyre është bërë nën udhëheqjen e Milosheviqit.
Vuçiq do të mbetej në histori sikur së paku të kërkonte falje për vrasjen fëmijëve.
E lëshoi këtë rast.
Përkundrazi, ai lartësoi Milosheviqin.
Kështu nuk bëhet historia.
Fatkeqësisht kështu nuk ndihmohen as serbët në Kosovë.
Duke e futur gishtin thellë në plagën e shqiptarëve askush nuk mund t’i ndihmojë serbët.

Facebook Comments